BREAKING NEWS

“Është një njeri që i njeh mirë shërbimet sekrete”/ Artan Hoxha nxjerr informacionin e rëndësishëm, flet me emra dhe zbulon ku fshihet vrasësi i Remzi Hoxhës: Krim shtetëror!

“Është një njeri që i njeh mirë shërbimet
x
BREAKING NEWS

“Kush është spiuni?”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e grabitjes së biznesmenit në Krujë dhe bën paralajmërimin ‘bombë’: Do të ketë viktima!

“Kush është spiuni?”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e
x
BREAKING NEWS

Rritja e numrit të rasteve me Covid, Italia merr vendimin drastik ndaj Shqipërisë, hyn në fuqi menjëherë që ditën e nesërme

Rritja e numrit të rasteve me Covid, Italia merr vendimin drastik ndaj
x
BREAKING NEWS

“Berishën po e mbështesin njerëzit e korruptuar”, Frrok Çupi plas deklaratën ‘bombë’ për ish-kryeministrin dhe ngre alarmin për lëvizjen e fundit të Bashës

“Berishën po e mbështesin njerëzit e korruptuar”,
x
BREAKING NEWS

SPAK lë pas hekurave avokatin e njohur. Zbardhen detajet

SPAK lë pas hekurave avokatin e njohur. Zbardhen detajet
x
BREAKING NEWS

Basha bën publikë organizatorët që duan ta largojnë nga drejtimi i PD, akuzon dyshen Meta-Berisha si skenaristë dhe regjisorë të foltores antiamerikane

Basha bën publikë organizatorët që duan ta largojnë nga
x
BREAKING NEWS

Drafti/ SHBA zgjeron gamën e zyrtarëve që mund të shpallen “non grata”, nga politikanët trafikantë, tek ata që ushtrojnë presion ndaj drejtësisë

Drafti/ SHBA zgjeron gamën e zyrtarëve që mund të shpallen
x
BREAKING NEWS

Muharrem Xhafa: Ja çfarë di unë për lidhjet e Berishës me komunizmin, nga emërimi sekretar partie, tek aleanca me Ramizin

Muharrem Xhafa: Ja çfarë di unë për lidhjet e
x

Sport

Kampionati shqiptar nuk prodhon cilësi për Kombëtaren, në formacion vetëm një futbollist

Kampionati shqiptar nuk prodhon cilësi për Kombëtaren, në

Kampionati shqiptar i futbollit ka rivalitet brenda tij, pasi shumë skuadra po rivalizojnë për trofe dhe në vitet e fundit katër ekipe kanë marrë pjesë rregullisht në kompeticoionet e UEFA-s, duke marrë edhe shuma të konsiderueshme parash me të cilat funksionojnë gjatë sezonit. Në kushtet kur të ardhurat janë të pakta dhe shpenzimet e larta, përfitimet që vijnë nga pjesëmarrja në aktivitetet e UEFA-s janë shpëtimtare në mjaft raste dhe si shembull mund të vlejnë përfitimet e Kukësit, Laçit e Teutës, por edhe skuadrave të tjera. Ndërkohë, pavarësisht rivalitetit dhe përpjekjeve për ta ngritur një shkallë më lart nivelin e kampionatit shqiptar, këto përpjekje kanë dështuar, pasi futbolli ynë ka probleme të mprehta që nisin nga siguracionet e lojtarëve, terrenet sportive, kontratat me probleme të lojtarëve dhe padyshim mungesa e strategjive të punës efikase me të rinjtë. Ky element i fundit është aq domethënës sa në kampionatin shqiptar po dalin gjithnjë e më pak futbollistë cilësorë. Këtë shqetësim e kanë ngritur dhe funksionarë të klubeve, përfshi dhe klubet e mëdha e të elitës, si Partizani, Tirana e Vllaznia, klube që kanë prodhuar më së shumti lojtarë cilësorë për kampionatin shqiptar.

Klubet kanë mungesë strategjie me të rinjtë

Pothuajse të gjithë specialistët që kanë folur për gazetën “SOT, me anë të prononcimeve dhe intervistave të tyre, kanë vënë theksin tek akademia e të rinjve që nuk funksionon në Shqipëri, të paktën nuk funksionon në aspektin modern, pra që të prodhojë talente. Dhe të gjithë e krahasojnë me sistemin e kaluar, i cili jo vetëm kishte masivitet, por çdo klub i madh në Tiranë dhe në rrethe kishte skuadrat e tij zinxhirë dhe nga aty kanë dalë lojtarë të mëdhenj që kanë bërë histori edhe në ekipin përfaqësues. Madje, në sistemin e kaluar kishte dhe një rregullore që i impononte klubet të aktivizonin një apo dy lojtarë të rinj si titullarë, në mënyrë që t’u jepej një shans. Kjo nxiste klubet të investonin tek elementi i ri dhe të bënin seleksionime të vazhdueshme për interesin e tyre. Kjo nevojë sot është zëvendësuar me lojtarët e huaj, që në fund të fundit nuk e bëjnë dot diferencën dhe nuk i shërbejnë në plan afatgjatë klubeve dhe cilësisë së futbollit shqiptar.

Asnjë lojtar në Kombëtare

Dështimin e klubeve për të prodhuar lojtarë cilësorë e shpreh më mirë fakti se në formacionin titullar të Kombëtares, vetëm një lojtar zbret në fushë nga ata që kanë dalë prej kampionatit shqiptar. Në ndeshjet e fundit ai ka qenë ish-mbrojtësi i Partizanit, Lorenc Trashi. Madje Trashi është aktivizuar sepse Balliu dhe Lenjani që mbulojnë këtë rol kanë pasur shqetësimet e tyre, herë m dëmtime e herë mungesë minutazhi. Nga kampionati shqiptar ka dalë edhe Doka e Hoxhallari, por nuk kanë luajtur titullarë. Thënë ndryshe, kampionati shqiptar nuk ka cilësi që të prodhojë lojtarë për nivelin e ekipit kombëtar. Është padyshim edhe Uzuni, i dalë nga kampionati shqiptar, por ai u bënë vite që luan në Europë. Të gjithë elementët cilësorë që vijnë në Kombëtare janë formuar jashtë si Manaj, Laçi, Mihaj, Broja, Çokaj, Gjasula, Gjimshiti, Ismajli, Strakosha, e shumë të tjerë, duke dasmuar që ata që luajnë jashtë kanë prioritet ndaj atyre të kampionatit.