Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kampionati/ Superiore, gjithçka e hapur pas javës 14

Kampionati/ Superiore, gjithçka e hapur pas javës 14

Postuar: 10/12/2013 - 09:22

Java që u mbyll tregoi dhe një herë se futbolli shqiptar e ka të pamundur t’i largohet dhunës, ndërsa sa u takon rezultateve, ato konfirmojnë një garë të fortë midis skuadrave që pretendojnë dhe atyre që luftojnë për mbijetesë, aq sa nuk kuptohet se cilat janë ekipet që shkëputen dhe të tjerat ë mbeten në fund, pasi diferenca është e vogël. Në Kukës janë ndeshur kampionia dhe nënkampionia e vendit, duke dhuruar emocione në fushën e lojës dhe në tribuna nga të dyja tifozeritë, por që në fund sfida lë shije të hidhur nga persona të papërgjegjshëm, të cilët tentojnë të bëjnë të fortin. Barazimi 1-1 ruan të njëjtën distancë midis dy skuadrave, të cilat edhe me një pikë arrijnë të përfitojnë në klasifikimin përfundimtar të javës. i njëjti rezultat përsëritet edhe në Qemal Stafa ku bardheblutë e kryeqytetit barazojnë në derbin e Shqipërisë me Vllazninë. Magani merr pikën e parë në drejtim të skuadrës e cila rikthehet të dalë me pikë nga një ndeshje kampionati pas 5 humbjeve radhazi. Ndërkohë shijen e fitores kanë humbur kuqeblutë që në 5 javët e fundit njohin dy barazime dhe 3 humbje. Pas tre fitoreve radhazi bie edhe Partizani, që ndaj Bylis humbet falë golit të Kulit. Të kuqtë e kryeqytetit kanë harruar të fitojnë në transfertë aty ku në javët e para të kampionatit ishte dhe forca e tyre kryesore. Fitore karakteri merr Laçi që me 10 futbollistë ndaj Lushnjës triumfon, duke u ngjitur në vendin e 4 në klasifikim.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 8

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/01/2018 - 16:18

Kryetari i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza ka dhënë dorëheqjen nga posti që ai mbante.

Gjoza ka dhënë dorëheqjen, pasi peshëngritësja shqiptare doli pozitive në testin antidoping.

Postuar: 19/01/2018 - 13:23

Kandidati për kryetarin e Federatës Shqiptare të Futbollit, deputeti i PS-së Bashkim Fino në një reagim për mediat ka ngritur shqetësimin e tij se po regjistrohen shumë shoqata

Postuar: 19/01/2018 - 08:32

Lojtarët e Kombëtares po shfrytëzojnë ditët e fundit të merkatos së dimrit për të bërë lëvizjen e duhur për të ardhmen e karrierës së tyre, por këtu futen ata futbollistë që nuk

Postuar: 19/01/2018 - 08:28

Bashkim Fino dhe Armando Duka nuk janë kandidatët e vetëm në garë për kreun e FSHF-së.

Postuar: 18/01/2018 - 09:10

Bashkim Fino, kandidat për President të Federatës Shqiptare të Futbollit deklaroi dje për herë të parë se nëse do të votëbesohet në postin e Presidentit të FSHF do të heqë dorë

Postuar: 18/01/2018 - 09:02

UEFA po monitoron procesin zgjedhor për presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe për këtë çështje ka folur drejtori i komunikimit në UEFA, Pedro Pinto.

Postuar: 17/01/2018 - 13:21

Për herë të parë UEFA sqaron zyrtarisht qëndrimin e saj rreth zgjedhjeve që do të zhvillohen më 7 shkurt në Shqipëri për postet drejtuese të FSHF-s.