BREAKING NEWS

Shqipëria nuk gjen qetësi / Plas arma në Elbasan, ekzekutohet një person në makinë

Shqipëria nuk gjen qetësi / Plas arma në Elbasan, ekzekutohet
x

Sport

Kampionët e Francës bënë një ndeshje të madhe në pjesën e parë, por anglezët u shfaqën rezistentë dhe e përmbysën takimin në pjesën e dytë, duke fituar 2-1 brenda në Paris

Kampionët e Francës bënë një ndeshje të madhe

Gjysmëfinalja e dytë në UEFA Champions League, ajo mes Paris San Zhermen dhe Mançester Sitit pritej me interes nga të gjithë, nisur nga fakti se këto janë dy skuadrat pretendente për titullin. Pasi kishin eliminuar Bajernin në çerekfinale, kampionët e Francës po e kërkojnë fort suksesin në Champions, por këtë herë jo vetëm për të shkuar në finale, por edhe për ta fituar trofeun më të madh të futbollit për klube në Europë. Ndeshja e mbrëmshme e luajtur në “Parc des Princes” ishte vërtet e denjë për emrat e futbollit europian e botëror, sepse të dy klubet mbajnë në gjirin e tyre disa prej lojtarëve më të mirë teknikë në botë. PSG zgjodhi të luajë me një formulë loje të bazuar tek sulmi i shpejtë e befasues, kurse Mançester Siti i Guardiolës zgjodhi të luajë me pasime të shkurtra dhe mbajtje të gjatë të topit. Për pasojë, anglezët dominuan në kontrollin e topit mbi 55%, por rastet më të shumta në sulm i pati skuadra franceze, në raport mbi 75%, duke qenë më efikase në aspektin e shpejtësisë së lojës dhe daljes para portës kundërshtare. Kjo eufori loje dhe natyrisht presioni i ushtruar dhanë shpejt rezultat, pasi Markinjos shënoi në minutën e 15-të të takimit. Ishte një krosim nga këndi që u ekzekutua saktë nga Di Maria dhe Markinjos në qendër të zonës iu përgjigj, po saktë, me kokë duke përshëndetur rrjetën. Ky gol i dha avantazhe PSG-së, që nisi të sulmojë me furi me “yjet” e saj të sulmit Nejmar e Mbape, të cilët në fraksionin e parë të lojës shpërdoruan jashtë mase shumë, duke mos e dërguar topin në rrjetë edhe pse patën shumë raste të pastra shënimi. Fraksioni i parë i lojës u mbyll në epërsi të francezëve 1-0. Në pjesën e dytë PSG u tregua më e kujdesshme në mbrojtje, duke balancuar të dy fazat e lojës, kurse anglezët në disavantazh shtuan forcën sulmuese, duke e bazuar skemën kryesisht nga mesfusha. Për këtë arsye skuadra e Guardiolës aplikoi në një farë mënyrë një “tiki-taka” angleze, duke rritur dominimin në mbajtjen e topit që në mesin e pjesës së dytë e çoi në 60%, por Sitit i mungoi pasimi deciziv, pra pasimi i fundit që të çon tek goli. Megjithatë, përpjekjet e vazhdueshme të skuadrës angleze u shpërblyen në minutën e 64-t, kur Kevin de Bryjn arriti të barazojë shifrat 1-1. Më shumë sesa meritë e Sitit, në fakt, ishte një përgjumje dhe pozicionim jo i saktë i portierit Navas. Topi i goditur nga De Bryjn ishte më shumë një krosim por përfundoi në rrjetë si pasojë e përgjumjes së mbrojtjes së skuadrës franceze. Në këtë moment PSG merr një goditje të fortë psikologjike, duke humbur orientimin në fushë, ndërkohë që anglezët u treguan “mjeshtër” për ta shfrytëzuar situatën. Për pasojë, në minutën e 73-të Siti i Guardiolës shënon golin e dytë me anë të Mahrez. Ai goditi saktë nga 20 m në një goditje dënimi. Goditja psikologjike e PSG-së u thellua dhe ko u vërtetua në minutën e 77-të, kur PSG mbetet me 10 lojtarë, pasi, për shkak të një shkelmimi Gueye doli me karton të kuq. Kjo ia vështirësoi objektivin PSG-së në këtë gjysmëfinale, duke bërë që rezultati të mos ndryshonte deri në fund dhe Mançester Siti ta fitojë ndeshjen 2-1 dhe me këtë sukses hedh një hap drejt finales së madhe të UEFA e Champions League. Ndeshjet e kthimit gjysmëfinale do të luhen pas dy javësh.