BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Kamza Basket start spektakolar në kampionatin e basketbollit, shpartallon Apoloninë dhe rikthen emocionet e parketit

Kamza Basket start spektakolar në kampionatin e basketbollit, shpartallon

Ditën e sotme startoi kampionati kombëtar i basketbollit, në të gjitha nivelet, pasi qeveria i dha lejen FSHB-së afro një muaj më parë. Ndërprerja e gjatë e aktiviteteve ka pasur pasoja negative, por kjo ka ndodhur për shkak të pandemisë së koronavirusit. Tashmë ekipet janë kthyer në parket, duke zbatuar me përpikmëri protokollin mjekësor që kanë vendosur autoritetet shëndetësore. Ndërkohë, ndeshja e parë e luajtur dje, që ngriti siparin e aktiviteteve basketbollistike tek meshkujt, ishte ajo mes Kamza Basket dhe Apolonisë së Fierit, në kuadër të javës së parë në Kategorinë e Parë. Ishte një ndeshje e dominuar nga kamzalinjtë që e mposhtën thellësisht skuadrën fierake me rezultatin 125-63.

Një fitore e tillë e “dhunshme” tregon superioritetin e Kamzës në këtë kategori dhe dëshirën për t’u rritur në cilësi. Fitorja erdhi ndaj një skuadre që ishte “majë më majë” sezonin e kaluar, por diferencën këtë edicion tek Kamza duket se e bëjnë 3 lojtarë amerikanë, të cilët po u japin një dorë të rinjve të kapin nivelin e dëshiruar e të mundësojnë realizimin e objektivit që ka Kamza Basket.

Ndeshja nuk pati shumë histori pasi dominimi në parket i djemve të Kamzës ishte i dukshëm, por ajo që vlen është se Kamza Basket po shfaqet spektakolare që në start, duke lajmëruar skuadrat rivale për një garë jo të lehtë. Edhe pse në kushte pandemie, ku nuk lejohen tifozët, Kamza ia doli të tregojë potencialin e saj. Duke zbatuar protokollin mjekësor, pa prani të tifozëve, Kamza i bëri hapjen më të bukur këtij kampionati. Trajneri Eni Llazani dhe zëvendësi i tij, Glen Prodani, besojnë tek suksesi i skuadrës. I pranishëm në ndeshje ishte dhe kreu i bashkisë së Kamzës, Rakip Suli, i cili u shoqërua nga deputetja socialiste Elisa Spiropali. Entuziazmi i fitores duket se ka prekur edhe vetë kryebashkiakun e Kamzës, mbështetja e të cilit nuk ka munguar. Në Kamzë ka brum të mirë për këtë sport në radhët e të rinjve dhe puna e grupit e stafit teknik mund të japë fryte.

Referuar informacioneve që përcjell stafi teknik i Kamzës, me këtë grup që ka skuadra vështirë se i del përpara ndonjë ekip, pasi cilësia e lojtarëve bëjnë diferencë ndaj rivalëve. Një nga ekipet që këtë vit do të rivalizojë me Kamzën është edhe Dinamo, e cila i ka marrë disa lojtarë, por Kamza ka sjellë amerikanët që bëjnë diferencën në mënyrë përfundimtare. Skuadrat e tjera rivale nuk kanë mundur të bëjnë merkato të tillë, prandaj Kamza Basket shihet shumë lart këtë edicion në Kategorinë e Parë.

Me rikthimin e basketbollit në parket, edhe pse pa praninë e tifozëve, duket se ka entuziazëm në të dy gjinitë dhe në të gjitha kategoritë. Shpresohet të rikthehet ritmi i duhur dhe skuadrat të rrisin nivelin hap pas hapi. Ndeshjet e tjera të javës së parë, si në Kategorinë e Parë dhe në Superligë, luhen mbrëmjen e sotme.

Kamza Basket start spektakolar në kampionatin e basketbollit, shpartallon

Kamza Basket start spektakolar në kampionatin e basketbollit, shpartallon

Kamza Basket start spektakolar në kampionatin e basketbollit, shpartallon

Kamza Basket start spektakolar në kampionatin e basketbollit, shpartallon

Kamza Basket start spektakolar në kampionatin e basketbollit, shpartallon

Kamza Basket start spektakolar në kampionatin e basketbollit, shpartallon