BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Kandidati për “Këpucën e Artë”, Ibraimi: Me Kukësin synoj titullin

Kandidati për “Këpucën e Artë”, Ibraimi: Me

Kukësi dhe Tirana shiheshin si dy skuadrat favorite për titullin e këtij sezoni, nisur jo vetëm nga përbërja e grupeve, por edhe blerjet e tyre në merkaton e verës. E ndërsa Tirana i dha shenjat shpejt se nuk është në formën e sezonit të kaluar e madje ka probleme të mëdha, dëshmuar në lojë e rezultate, duke qenë një prej skuadrave më në krizë në Kategorinë Superiore, Kukësi pati një start shumë të dobët dhe e vuajti shumë nisjen sezonale, duke qenë larg pritshmërive. Si të mos mjaftonin problemet e grupit, mungesa e lojës së duhur dhe e rezultateve, trajneri Skënder Gega infektohet me koronavirusi dhe gjendja e tij rëndohet së tepërmi sa u desh kalimi për kurim të specializuar në Turqi. Por duket se kjo situatë e rënduar e ndihmoi Kukësin të marrë veten, e të gjejë jo vetëm lojën harmonike mes reparteve, por edhe rezultatet. Dy fitore në y ndeshjet e fundit e ringritën Kukësin në rangun e pretendentëve, duke ia “faturuar” krizën vetëm Tiranës, e cila në tri xhiro të kampionatit nën udhëheqjen e Nevil Dedes ka marrë vetëm dy pikë. Pra Kukësi e tejkaloi krizën dhe tani po mendon seriozisht për të kapur kreun e për të mos e lëshuar atë, sepse, sikurse shprehen në radhët e verilindorëve, Kukësi ka potencialin e duhur për të dalë kampion. Një nga armët plus të këtij sezoni në radhët e verilindorëve, është sulmuesi shqiptar i ardhur nga Maqedonia e Veriut, Agim Ibraimi, i cili ka spikatur për shumë sezone në kampione të ndryshme, përfshi dhe në Maqedoni me Shkëndijën e Tetovës e që këtë edicion synon të jetë “Këpuca e Artë” e Kategorisë Superiore të Shqipërisë. Ai i ka shanset të përsërisë suksesin që e kanë regjistruar të tjerë më parë, madje me ecurinë e deritanishme, ku ka më shumë se një gol për ndeshje, duket jo vetëm një start i mirë, por që Ibraimi është në rrugën e duhur për ta përmbushur këtë objektiv. Rivalët në Superiore duken larg tij dhe potencialit të tij në këtë fazë.

Ambicia për Këpucën e Artë dhe titulli me Kukësin

Sikurse shkruan vetë klubi verilindor dhe që mbështetet edhe në analizat sportive që bëhen në mediumet sportive online dhe ato të shkruara, Agim Ibraimi është njeriu i momentit te Kukësi. Me 3 gola të realizuar në 2 ndeshjet e fundit ai ka udhëhequr verilindorët drejt dy fitoreve radhazi. Një lojtar me eksperiencën e tij është një vlerë e shtuar për kampionatin shqiptar pasi bëhet fjalë për një futbollist që ka luajtur edhe në Serie A duke shënuar edhe 2 gola me fanellën e Kaliarit. Në një lidhje live me emisionin “Zona Gol” në “Supersport”, Ibraimi foli për karrierën e tij të deritanishme për Kukësin, ndërsa dha një mendim edhe për kualifikimin e Maqedonisë së Veriut në Euro 2020. Megjithatë fillimisht Ibraimi u ndal të fliste për emisionin Gol pas Goli pas ndeshjes ndaj Vllaznisë, ku qetësoi edhe tifozët e Kukësit përsa i përket dëmtimit të pësuar i cili nuk ishte shumë i rëndë. Kukësi merr dy fitore radhazi – Besoj do t’i arrijmë synimet, por ka ekipe të forta si Laçi, Vllaznia, që luajnë bukur futboll dhe e dinë çfarë duan të arrijnë. Sezoni është i gjatë. Të gjithë treguam karakter. Pas atij rezultati 2-4 tregon se në ekipin tonë ka harmoni”, theksoi Ibraimi. Më pas ai komentoi gjendjen e tij, pasi vuante nga një dëmtim i lehtë. “Kam ndjerë pak dhimbje dy ditë para takimit, të presim rezultatet nesër. S’besoj të jetë dëmtim serioz”, nënvizon sulmuesi i skuadrës verilindore. Më pas vjen komenti i tij për gabimet që ka bërë skuadra në disa ndeshje, por edhe fakti që ai po shënon në stadiume të zbrazura, diçka që e penalizon por thotë se kjo gjendje do të jetë kalimtare. Si skuadër duhet të jemi më të kujdesshëm. Të mos jemi të lehtë në dyluftime dhe në topin e dytë që kap sulmuesi kundërshtar. Por, hap pas hapi, po të zbatojmë rregullat e profesorit, do të jemi aty ku duhet. Ndërkohë, është hera e parë që më ndodh që shënoj gola pa tifozë, shpresoj të rregullohet sa më shpejt stadiumi i Kukësit. E dimë çfarë tifozësh ka. Shpresoj t’ia dalim ta kalojmë këtë gjendje të rëndë”, nënvizoi më tej ai. Në fund ka një koment që ka vlerën e vet dhe lidhet me presidentin e klubit Safet Gjici, i cili zyrtarisht është me detyrë honorifike, pasi zyrtarisht Gjici është kryetar i bashkisë së Kukësit. “Edhe kur kemi humbur na ka përgëzuar, sepse jemi ekip i mirë. Na duhej pak kohë për të ardhur te fitoret”, u shpreh Ibraimi.