Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kaos dhe paradoks në Gjirokastër, Luftëtarin pezullon trajnerin dhe dy futbollistë

Postuar: 15/05/2019 - 07:29

Në Gjirokastër “plas” sherri dhe kaosi mbizotëron në klubin bluzi. Shkak është penalizimi i trajnerit dhe dy futbollistëve që marrin autorësinë e fajit për eliminimin nga Kupa e Shqipërisë, por duket se shkaku i vërtetë ka të bëjë me rrogat e prapambetura dhe një gjendje jo e mirë sa i takon vazhdimësisë. Kemi të bëjmë me një situatë aspak premtuese dhe në të njëjtën kohë paradoksale, pasi është penalizuar trajneri dhe lojtarët që mundësuan pothuajse sigurimin matematik të mbijetesës. Krejt papritur klubi penalizon trajnerin Julian Ahmataj, ndihmësin e tij, si dhe dy futbollistë të formacionit bazë, të cilët i ka bërë përgjegjës për humbjen turpëruese ndaj Tiranës në gjysmëfinalen e Kupës. Në fakt, nuk ka gjobitje financiare, vetëm penalizim dyjavor, një masë ndëshkimore sa paradoksale, aq e çuditshme e po aq e dëmshme për objektivat e ekipit. Ky do të jetë dënimi i vetëm për 4 personat të cilët shihen si përgjegjës për humbjen që Luftëtari pësoi në Kupë ndaj Tiranës me rezultatin 5-3.

Sakaq, atyre u është premtuar se do të marrin rroga të plota pavarësisht gjithçkaje dhe do të paguhen njëlloj si pjesa tjetër e skuadrës, por në fakt këtu ka diçka që nuk shkon. Futbollistët nuk paguhen prej 4 muajsh dhe mbahen vetëm me premtime por ende nuk ka një shpërblim për ta edhe pse kanë siguruar mbijetesën që deri para pak kohësh shihej vetëm si një iluzion. Mbetet të shihet vetëm si do të zgjidhet problemi i pagave në Gjirokastër, nëse realisht do të paguhen të gjithë, apo do të mbeten pa rroga edhe shumë kohë të tjera kur kemi hyrë në javët e fundit të kampionatit. “Nga ana jonë janë pezulluar për një afat dy javor, trajneri Julian Ahmataj si dhe zv.trajneri Neritan Novi. Gjithashtu për një afat dy javor janë pezulluar edhe futbollistët Albano Aleksi dhe Xhekson Ferreira Silverio. Klubi i futbollit Luftëtari, nuk mund të tolerojë kurrsesi paraqitje si ajo përballe Tiranës në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës, ku skuadra u shthur totalisht duke pësuar gola dhe një humbje të pa përtypshme. Luftëtari bën me dije se për trajnerët apo lojtarët e pezulluar nuk do të ketë masa financiare, duke i paguar ata rregullisht si gjithë pjesa tjetër e skuadrës”, shkruhej në komunikatë.

Deklarata e plotë e klubit

Klubi i futbollit Luftëtari, pasi ka ndjekur me shqetësim ecurinë e skuadrës dhe sidomos humbjen e thellë në takimin përballë Tiranës, ç’ka solli edhe eliminimin nga Kupa e Shqipërisë, stafi drejtues i klubit, ka analizuar me seriozitet situatën dhe ashtu siç ishte paralajmëruar ka marrë masa disiplinore. Nga ana jonë janë pezulluar për një afat dyjavor, trajneri Julian Ahmataj si dhe zv. trajneri Neritan Novi. Gjithashtu, për një afat dyjavor janë pezulluar edhe futbollistët Albano Aleksi dhe Xhekson Ferreira Silverio. Klubi i futbollit Luftëtari nuk mund të tolerojë kurrsesi paraqitje si ajo përballë Tiranës në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës, ku skuadra u shthur totalisht, duke pësuar gola dhe një humbje të papërtypshme. Luftëtari bën me dije se për trajnerët apo lojtarët e pezulluar nuk do të ketë masa financiare, duke i paguar ata rregullisht si gjithë pjesa tjetër e skuadrës. Në këto dy jave, skuadra në procesin stërvitor, apo ndeshjet e kampionatit do të drejtohet nga trajneri i portierëve Jovan Mihajloviç. Arritja e objektivit mbijetesë, edhe pse ende jo matematikisht bën që skuadra të ketë mundësinë e rotacionit dhe ne po shohim me përparësi aktivizimin e lojtarëve të cilëve nuk u është dhënë mundësia të tregojnë vlerat e tyre. Luftëtari ka nisur tashmë punën për formatimin e skuadrës për sezonin e ri dhe përforcimin e saj me elemente cilësorë. Ne jemi të vendosur të ndërtojmë sërish një Luftëtar dinjitoz, i cili do t’i japë tonin Superligës Shqiptare dhe do të bëjë krenar një qytet të tërë. Ju Faleminderit

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/07/2019 - 17:03

Lajm i hidhur për futbollin e Tiranës dhe Kombëtares. Ndahet nga jeta Fatmir Frashëri një nga ikonat e futbollit bardheblu dhe Kombëtares tonë.

Postuar: 19/07/2019 - 07:17

Lionel Mesi është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave.

Postuar: 19/07/2019 - 07:16

Lojtarët e përfaqësueses janë duke menduar për ndeshjet e radhës në kuadër të eliminatoreve të Eu

Postuar: 19/07/2019 - 07:14

Skuadrat shqiptare janë eliminuar nga Liga e Europës mbrëmjen e djeshme, duke mos ia dalë asnjëra

Postuar: 18/07/2019 - 07:23

Juventusi do të jetë një superskuadër gjatë edicionit të ri.

Postuar: 18/07/2019 - 07:21

Agim Canaj duket qartë se nuk do të jetë trajner i Vllaznisë për sezonin e ri.

Postuar: 18/07/2019 - 07:20

Partizani është eliminuar nga Liga e Kampioneve.