BREAKING NEWS

Trump mbyll përgjithmonë marrëdhëniet me OBSH, mbështeti Kinën dhe u angazhua kundër presidentit amerikan

Trump mbyll përgjithmonë marrëdhëniet me OBSH,
x

Sport

Kaos në Itali, qeveria anulon aktivitetet sportive deri më 14 qershor, shtyhet me një javë Serie A

Kaos në Itali, qeveria anulon aktivitetet sportive deri më 14 qershor,

Italianët nuk duket të jenë ende gati për të nisur kampionatin në fushë. Numri ende i konsiderueshëm i të prekurve dhe njëherësh frika e madhe e një përhapjeje tej përmasave të parashikuara e kanë stepur jo pak qeverinë italiane, e cila, edhe pse kishte lajmëruar kthimin e futbollit në fushë, dje me një akt normativ e shtyu me një javë nisjen e Serisë A, nga 13 qershori që ishte planifikuar për më 20 qershor. Kuptohet, situata nuk është më e mira dhe kjo e vë nën presion federatën italiane, e cila duhet të ripërpunojë strategjinë e saj për të përmbyllur kampionatin në fushën e lojës. Kështu, ndërkohë që shumë kampionate europiane kanë fiksuar datat për të rinisur ndeshjet e mbetura të sezonit 2019-2020, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Serinë A, ku situata tashmë është bërë vërtetë kaotike. Ndërkohë që pritej të vijohej me stërvitjet kolektive ditën e sotme, kjo lejë u shty sërish, me arsyetimin se protokolli final i masave nuk është miratuar ende, ndërsa publikimi i dekretit të ri të masave ka “djegur” edhe opsionin për të filluar ndeshjet më datën 13 qershor. Kjo pasi tashmë me dekret është i ndaluar çdo lloj manifestimi sporti deri më datën 14 qershor, ndërsa tani në Itali kanë filluar të mendojnë për të rinisur kampionatin më 20 qershor, që do të ishte edhe një datë limit. Kjo pasi UEFA ka dhënë një afat për mbylljen e sezonit deri në fund të muajit korrik, ndaj çdo datë përtej 20 qershorit, do ta bënte të pamundur përfundimin e Serisë A dhe rreziku i një ndërprerjeje finale tani është bërë evident. Liga e Serisë A ndërkohë ka bërë edhe korrigjimet finale të protokollit që duhet të ndjekin klubet për të shmangur përhapjen e Covid-19, ndërsa tani pritet që Komiteti Shkencor dhe qeveria italiane të japin miratimin, që do të ishte një “dritë jeshile” edhe për nisjen e stërvitjeve në grup. Mbetet të shihet çfarë hapash konkrete do të ndërmarrin klubet italiane pas këtij vendimi, por me siguri që edhe vetë klubet e kanë pëlqyer këtë gjë, nisur nga koha e paktë në dispozicion për t’u stërvitur normalisht. Ndërkohë, UEFA ka shtyrë mbledhjen e komitetit të saj, të parashikuar më 27 maj, për shkak të disa çështjeve të hapura lidhur me vendet ku do të zhvillohen ndeshjet e Evropianit të vitit tjetër. Përmes një komunikate UEFA ka njoftuar se mbledhja do të mbahet më 17 qershor. Euro 2020 është dashur të mbahet në 12 qytete përgjatë kontinentit. Ngjarja është shtyrë për vitin tjetër pas paraqitjes së koronavirusit. UEFA ka thënë se ndryshimi i terminit është bërë pasi ekzistojnë disa çështje lidhur me numrin e vogël të propozimeve për Evropianin e rikthyer. Në fundjavë presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin ka lënë të kuptohet se numri i qyteteve organizatore mund të reduktohet. “Ne kemi pasur bisedime me nëntë qytete dhe çdo gjë është në vend”, ka thënë Çeferin. “Me tri qytete i kemi disa çështje. Kështu që do të vazhdojmë diskutimet. Në princip ne qëndrojmë prapa vendimit për 12 qytete, por nëse nuk është e mundur ne jemi të gatshëm për të vazhduar me dhjetë, nëntë apo tetë qytete”.