BREAKING NEWS

Edi Rama bën “mea culpa” dhe pranon "njollën në biografi" për etiketimin e mediave si kazanë, a po reflekton kryeministri për arrogancën e ekzagjeruar?

Edi Rama bën “mea culpa” dhe pranon "njollën në
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Ja marrëveshja e pisët e Ramës, Metës e Berishës që është ende në fuqi, taktikat e tyre të kërcënimit me dosje, skema që po përdor kryeministri me ndërkombëtarët për të qëndruar në pushtet dhe dy goditjet e rënda që do të marrë ish-pre...

Kreshnik Spahiu: Ja marrëveshja e pisët e Ramës, Metës e
x
BREAKING NEWS

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori: Ju tregoj recetën për të rrëzuar nga pushteti Edi Ramën dhe oligarkinë ekonomike që e mbështet, ja dosja që nëse hetohet siç duhet nga SPAK e çon kryeministrin pas hekurave, Meta-Berisha kokë e këmbë të zhytur në vj...

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori: Ju tregoj recetën për
x
BREAKING NEWS

Ja dëshmitari kyç që i ka bërë “gropën” nga qelia Metës për aferën “CEZ-DIA”, SPAK ka sekuestruar celularët e Kryemadhit e fëmijëve të saj me biseda të vitit 2013-2015, pyeten 100 persona, nga të afërm, bashkëpunëtorë dhe mjekë, futet në skaner edhe vi...

Ja dëshmitari kyç që i ka bërë
x
BREAKING NEWS

Ministri i Financave, Ervin Mete: Ja çfarë duhet të dini për kategoritë që përfitojnë rritje page, detajet nga indeksimi i pensioneve dhe periudha kur do të shpërndahet bonusi, do të ketë paketë mbështetëse për shtresat në nevojë, ndihmë edhe për famil...

Ministri i Financave, Ervin Mete: Ja çfarë duhet të dini
x
BREAKING NEWS

Ja “grushti i madh amerikan” në fytyrën e Sali Berishës, Ilir Metës dhe Edi Ramës, SHBA del në krah të Altin Dumanit, kërkon distancim të opozitës nga “non-grata” dhe jep mesazhin e fortë se keqqeverisja e korrupsioni duhen luftuar

Ja “grushti i madh amerikan” në fytyrën e Sali
x
BREAKING NEWS

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën “gropën” Ilir Metës dhe Monikës, roli i nënës së Kryemadhit dhe vëllait Drini që mori 360 milionë lekë nga SGS, 2 njerëzit që hapën dosjet e ish-presidentit në SPAK me kallëzimet që bënë nxjerrin faktet t...

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta akuzon televizionin e Zenit se ka marrë urdhër t’i mbyllin dyert, Monika Kryemadhi sulmon bashkëshortin si shërbëtor të Edi Ramës

Ilir Meta akuzon televizionin e Zenit se ka marrë urdhër t’i
x

Sport

Karlo Ançeloti: Luka Modriç s’është lojtar stoli, e ardhmja mbetet në duart e tij

Karlo Ançeloti: Luka Modriç s’është lojtar stoli,

Reali i Madridit është padyshim skuadra më e kërkuar në futbollin botëror. Ofertat që bën ky klub nuk mund të refuzohen nga lojtarët, sidomos kur këta janë lojtarë cilësorë dhe me ambicie për trofe. Të veshësh bluzën e Realit të Madridit dhe të luash për këtë skuadër është ëndrra dhe arritja më e madhe e një futbollisti. Këtë peshë si klub e ka Reali, ndaj dhe është klubi që arin të gjejë më lehtë lojtarë cilësorë në treg. Ndërkohë, në lidhje me ecurinë e këtij sezoni, në pritje të lojës së Xhironës, Real Madridi shkoi në +8 pikë larg Barcelonës falë fitores ndaj Seviljes me rezultat 1:0. Karlo Ançeloti e komentoi golin e Luka Modriçit pas inkuadrimit të tij në fund të lojës, ndërsa foli edhe për momentin e vështirë të lojtarit që po përfundon shpesh në bankinë dhe për të ardhmen e kroatit. “E festuam golin sepse ishte i merituar. E shënoi një gol të bukur dhe kontribuoi me një paraqitje të bukur. Është mjaft e vështirë ta lësh në bankinë, çdo ditë i jep shembull krejt skuadrës”, deklaroi fillimisht trajneri italian. “Është në duart e Lukas se çka dëshiron të bëjë në sezonin e ardhshëm dhe nuk na mbetet tjetër veçse ta presim vendimin e tij. Ai, Kros e Naço janë në të njëjtën situatë. Klubi do të ketë kohë t’i sistemojë krejt këto në muajt në vazhdim. T’i menaxhosh këto raste është mjaft e komplikuar dhe e kuptoj në mënyrë perfekte se çka mund të mendojë Modriç kur nuk luan sepse e kam përjetuar si lojtar. Modriç nuk duket një lojtar i 39 vjetëve”, përfundoi Ançeloti. Modriç është duke e kaluar vitin e fundit të kontratës dhe sipas të gjitha gjasave gjatë verës do të largohet nga “Santiago Bernabeu”. Ndërkohë, Reali i Madridit po hyn në negociata me Bajernin e Mynihut për transferimin e një futbollisti. Në fakt, klubi madrilen po ideon që tani dhe punon që ta përforcojë skuadrën për edicionin e ardhshëm. Madrilenët ia kanë vënë syrin futbollistit të Bajernit të Mynihut, Alfonso Davies. Madje thuhet se drejtuesit e klubit madrilenë dhe lojtari kanë mbajtur një takim sekret në mesin e muajit shkurt. Në këtë takim, Reali thuhet të ketë bindur Daviesin që të mos e rinovoj kontratën me Bajernin e cila i skadon në vitin 2025. Në këtë formë, te Bajern janë të detyruar ta shesin kanadezin në verën e vitit 2024, ose më pas të pranojnë ta humbasin me parametër zero një vit më pas. Davies i është bashkuar Bajernit të Mynihut prej janarit të vitit 2019. Në të kaluarën, madrilenët kanë rrëmbyer nga gjermanët futbollistë si Toni Kros dhe David Alaba.