BREAKING NEWS

Ervin Bushati i jep mesazhin e fortë Bashës dhe Kryemadhit: Pas gabimit të pafalshëm që...

Ervin Bushati i jep mesazhin e fortë Bashës dhe Kryemadhit: Pas
x

Sport

KAS zbulon 9 klube të Premier League që ia kishin me hile Mançester Sitit

KAS zbulon 9 klube të Premier League që ia kishin me hile

Mançester Siti e humbi rivalitetin me Liverpulin këtë sezon në garën për titull këtë edicion, që siç dihet u fitua nga “Reds”-at e drejtuar prej trajnerit Jurgen Klop. Tekniku i Sitit, Pep Guardiola, ka mbetur i shtangur kur ka mësuar së fundmi nga vendimi i dhënë prej Gjykatës Sportive të Lozanës, se 9 klube të Premier League angleze, praktikisht klubet më të mira, kishin bërë kërkesë në këtë gjykatë që të dënonte Mançester Sitin për shkeljen e rregullave të Fair-Play-it financiar. E pamundur të besohet por logjikisht është mëse e argumentuar. Nuk mund të besohet se si 9 klube angleze i shkruajnë gjykatës të klerë në fuqi vendimin e UEFA-s për penalizim e madje të shtojë më tej ndëshkimin për një klub tjetër anglez, ndërkohë që argumentimi është i qartë, sepse të gjithë dëshirojnë që Siti të humbasë terren. Kjo bëhet më e besueshme kur mbahet parasysh fakti se Siti po dominon futbollin anglez në çdo aspekt sa i përket blerjeve, duke rritur shumë “pazarin” në Europë, gjë që i ka stresuar klubet e tjera. Ka klube të mëdha që ndjekin një strategji të tyre në treg dhe nuk shpenzojnë shuma të mëdha në ekstremitet, pra luajnë me shifrat dhe lojtarët, por Siti, një klub sheikësh, i ka prishur prej kohësh balancat, pasi nuk kursehet të bëjë blerje të çmendura. Sa i takon situatës së fundit, është vetë Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) e ka konfirmuar se nëntë klube të Premier League i kishin shkruar letër me kërkesën që të mos shfuqizohet dënimi i Mançester Sitit nga UEFA. Mançester Siti u dënua nga UEFA me pezullim për dy sezone nga Liga e Kampionëve dhe Liga e Evropës në shkurt, pasi u shpall fajtor për shkeljen e rregullave të ndershmërisë financiare, mes viteve 2012 dhe 2016. Klubi i Premierligës reagoi menjëherë duke e apeluar vendimin e UEFA-s në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS), që i shqyrtoi të gjitha dëshmitë para se ta merrte vendimin përfundimtar më 13 korrik. Dënimi i Sitit në fund u shfuqizua dhe gjoba e tyre prej 30 milionë eurosh u zvogëlua në 10 milionë euro. Ky vendim bëri që të ngrihen pyetje të shumta në lidhje me rregullat e FFP-së dhe vendimin e CAS-it. Tani është zbuluar se nëntë klube të Premierligës kishin kërkuar nga CAS që të mos i shfuqizohet dënimi Mançester Sitit. CAS ka konfirmuar se ato nëntë klube janë: Arsenal, Bërnli, Çelsi, Leicester Siti, Liverpul, Mançester Junajtid, Njukasëll Junajtid, Totenhem Hotspur dhe Uollves. Pesë nga top gjashtëshja tradicionale e Premierligës kërkuan që Mançester Siti të dënohej, ndërsa atyre iu bashkuan edhe Leicester Siti dhe Uollves, që garonin për dalje në Evropë, dhe Bërnli e Njukasëll Junajtid përfunduan në vendin e dhjetë dhe 13-të. Të gjithë dëshironin që Mançester Siti të groposej, duke bërë edhe kërkesa anonime apo dhe kërkesa zyrtare por larg syrit të medias, por ishte vetë KAS që i nxori zbuluar e madje, mund të thuhet se kërkesat e rivalëve që të ndëshkohej Siti mund të kenë ndikuar negativisht për ta e në favor të skuadrës së Guardiolës, pasi KAS e lejoi Sitin të merrte pjesë në Champions.