BREAKING NEWS

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor Ilir Meta për të shpëtuar nga arrestimi i SPAK njësoj siç ia hodhi paq me videon e Dritan Priftit

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor
x
BREAKING NEWS

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është bërë posaçërisht nga SPAK për të shkuar te Ilir Meta, shumë shpejt do të kemi komunikim akuze, ja pse ish-presidentit i janë mbyllur dyert e azilit, do ta sjellin si ‘pako postale’ në Shqipëri ...

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është
x
BREAKING NEWS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt postit të zv/kryeministrit dhe drejtuesit të qarkut të Tiranës, Gjiknuri largohet nga Elbasani, Blendi Çuçi shkon në Fier, ja çfarë pritet të ndodhë brenda PS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt
x
BREAKING NEWS

SHBA dhe SPAK mesazh kërcënues politikës shqiptare për “ditët e zeza” që po trokasin, Altin Dumani dhe prokurorët i tregojnë zyrtarit të lartë të DASH dosjet e korrupsionit që kanë mbushur zyrat e Prokurorisë së Posaçme, amerikanët duan “kokat” e të pa...

SHBA dhe SPAK mesazh kërcënues politikës shqiptare për
x
BREAKING NEWS

Skandalet e Belinda Ballukut nuk kanë fund, KLSH zbulon dëmin financiar që u bëri xhepave të shqiptarëve, si u përjashtuan nga tenderi 5 kompani, dyshimet për garë të manipuluar

Skandalet e Belinda Ballukut nuk kanë fund, KLSH zbulon dëmin
x
BREAKING NEWS

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Diti që drejtoi operacionin nxjerr për herë të parë detajet “bombastike”, nga politikani që doli kundër, sekuestrimi i 71 ton kanabis sativa, te reagimi i Ramës, ...

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i
x
BREAKING NEWS

Ja si SPAK po i shkon deri në “rrënjë” pasurive të fshehura të Ilir Metës, nga ditëlindja 500 mijë euro në Lalëz, 51 asetet që ka në Londër, 289 mijë euro operacione, mbi 100 mijë euro shpenzim vetëm për njërin fëmijë, deri te vrasjet ku është implikua...

Ja si SPAK po i shkon deri në “rrënjë” pasurive
x
BREAKING NEWS

Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global zbarkon sot në Shqipëri, DASH listë me “non-grata”, a do sanksionohen oligarkët që financojnë Sali Berishën si rasti i Dodik në Bosnje?

Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global zbarkon sot në
x

Sport

Kasano e ka kapur keq me Inzagin: Nëse do ta kisha në dorë Interin, do ta kisha shkarkuar menjëherë

Kasano e ka kapur keq me Inzagin: Nëse do ta kisha në dorë

Interi e mbylli kampionatin në vend të parë, pra fitoi titull, por dështoi në Kupën e Italisë dhe në Champions League. Por titulli e mban Simone Inzagin në pozita të forta në krye të skuadrës. Megjithatë, specialistë të ndryshëm mendojnë se Inzagi ka plot dështime në drejtimin e Interit, e një prej tyre është dhe ish-lojtari i Milanit e shumë skuadrave, Antonio Kasano. Ky i fundit, po konfirmohet si një “vullkan” edhe në analizë. Në pritje të transmetimit të ri “Viva el Futbol”, i cili do të transmetohet duke filluar nga data 19 gusht 2024, për të paktën dy episode në javë, ish-sulmuesi i Romës, Milanit, Interit e Realit të Madridit (sa për të përmendur klubet më të mëdha), është rikthyer për të analizuar temat e nxehta të Serisë A. Pas përfundimit të formatit në “Bobo TV”, kanal i Kristian Vierit, Kasano foli në “Fiera del Calcio” përkrah Lele Adanit dhe Nikola Ventolas. Ndër temat e trajtuara, titulli i Interit, numër 20, që vlen ylli i dytë. Pavarësisht triumfit në kampionat, Kasano nuk i kurseu kritikat ndaj trajnerit Simone Inzagi. “Unë do ta ndryshoja atë tani. Nëse shikoj rrugën e Inzagit, ai i nisi shumë mirë tre muajt e parë tek Interi dhe thashë se ishte prej asaj që kishte trashëguar nga Konte. Më pas, e bëri katastrofë. Shumë më i fortë se një ekip i Milanit në vendin e katërt dhe humbi titullit. Ai kishte një skuadër të bujshme. Më pas erdhi një pikë ku ata donin ta largonin: Marota kishte folur me Konten, ishte objektivi i tij i parë. Pastaj, nga shkurti e tutje, ai fiton disa ndeshje dhe kishte fatin të triumfonte kundër Portos dhe më pas shkon në finale. Me Porton nuk e meritonte, me Milanin dhe Benfikën ishte më i fortë dhe e meritonte. Pastaj shkon në finale. Inzagi nuk është një trajner stratosferik siç e tregojnë ata: fitoi këtë vit, por humbi dy kampionate. Është shumë më pak se sa duhet të kishte bërë. Ai nuk ka fituar një kampionat, ai ka humbur dy. E pamë me Atletikon: Interi mori avantazhin dhe luajti për të mos pësuar gola, u eliminua me meritë. Nuk ka evolucion pozitiv: vitin e ardhshëm ekipi do të jetë akoma më i fortë. Nëse ai fiton kampionate të tjera, problemi do të jetë gjithmonë se ai humbi dy kundër skuadrave shumë inferiore. Pioli bëri një punë stratosferike dhe masakrohet, Spaleti luan një sport tjetër. Do ta largoja menjëherë. Dua ta shoh skuadrën time të dominojë në Itali dhe Evropë, duhet të jetë spektakolare dhe të fitojë, të luajë futboll modern. Nuk më pëlqen mënyra se si luan Inzagi. A dominonte ai në Itali? Por me 20 lojtarë të tillë, çfarë mund të bësh tjetër?”, nënvizoi Kasano. Gjithsesi, Inzagi vijon të jetë në krye të pankinës së Interit.