Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kasemiro tradhton Luka Modriçin: “Topin e Artë” e meriton Ronaldo

Postuar: 21/09/2018 - 07:36

Dalja e Kroacisë në finalen e Kupës së Botës dhe marrja e trofeut të “Topit të Artë” si lojtari më i mirë i Kupës së Botës, e kanë bërë mesfushorin kroat të Realit të Madridit, Luka Modriç, protagonistin kryesor në analizat sportive të shumë mediave dhe njëherësh kandidat kryesor për të fituar “Topin e Artë” nga revista e shquar “France Football”. Në të vërtetë kroati Modriç e fitoi trofeun e parë si më i miri në Europë nga UEFA dhe këtë çmim e mori pikërisht përballë atij që konsiderohej favoprit, Kristiano Ronaldo. Me portugezin është sërish rival për më të mirin që jepet si çmim i rëndësishëm nga FGIFA në fund të muajit shtator. Por natyrisht trofeu më i rëndësishëm për lojtarin më të mirë në botë e jep revista “France Football” pikërisht në ditët e para të janarit të vitit 2019, ku duket se Modriç do të ketë rivalitetin e Ronaldos, por edhe e ndonjë lojtari francez. Kur dilemat dhe diskutimet për më të merituarin janë në kulmin e tyre, Modriçin e tradhton një shok skuadre, pikërisht braziliani Kasemiro. Ky i fundit “voton” Kristiano Ronaldon si lojtarin më të mirë në botë, duke i dhënë një goditje prapa shpine shokut të tij të ekipit në radhët e Realit të Madridit. Kështu, pas fitores 3-0 kundër Romës, ku “Los Blancos” shfaqën një lojë të shkëlqyer, një nga heronjtë e ndeshjes, Isko, deklaroi se lojtari që meriton “Topin e Artë” është padyshim Modriç. Por, nuk është i të njëjtit mendim Kasemiro, i cili deklaroi se është Kristiano Ronaldo lojtari që duhet ta fitojë këtë çmim. “Viti që ka kaluar Modriç ishte fantastik, por në përgjithësi mendoj se ai që duhet të fitojë ‘Topin e Artë’ është Ronaldo. Luka ka luajtur në mënyrë të mrekullueshme në Champions League dhe në Botëror, por Kristiano e meriton gjithsesi”, u shpreh Kasemiro, dukshëm i pozicionuar në krah të portugezit. Braziliani u ndal gjithashtu edhe te situata aktuale tek kampionët e Evropës, por dhe tek lojtari i ri që mban numrin 7 tek “merengues”, Mariano Diaz, që shënoi gjithashtu golin e 3 kundër Romës. “Mariano më pëlqen shumë. Ai është një lojtar me teknikë të lartë dhe personalitet. Dëshironte të binte në sy, ka hyrë në fushë me një dëshirë të jashtëzakonshme. Në përgjithësi, e gjithë skuadra luajti mirë kundër Romës, e cila ishte finaliste në sezonin e shkuar”, theksoi më pas Kasemiro. Ndeshja e ardhshme për Realin e Madridit do të jetë ditën e shtunë kundër Espanjol, e vlefshme për javën e 5-të të La Ligas. Aktualisht, ekipi i trajnerit Lopetegui renditet në vendin e dytë, me 2 pikë më pak se Barcelona kryesuese. Kujtojmë se Modriç është një nga lojtarët që ka spikatur më shumë në pozicionin e tij gjatë viteve të fundit. Madje ai është zgjedhur në formacionet më të mira të UEFA-s për disa sezone radhazi dhe me paraqitjen që pati në Champions, në La Liga e sidomos në Botërorin rus, e meriton një trofe të madh individual.

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 4

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/10/2018 - 22:41

 Bashkëshortja dhe menaxherja e kapitenit të Inter-it, Mauro Icardi rrezikon të përfudnojë në burg.

Postuar: 17/10/2018 - 20:57

Një episod vërtet i shëmtuar ai që ndodhi në emisionin “Dueli Sportiv” në televizioni

Postuar: 17/10/2018 - 20:45

Irani ka filluar të zbusë qëndrimet në lidhje me pjesëmarrjen e femrave në evenimente sportive.

Postuar: 17/10/2018 - 18:49

Bisedimet e mundshme mes njeriut të dytë që komandon Arabinë Saudite, Princit të Kurorës, Mohamad

Postuar: 17/10/2018 - 16:54

Duke filluar nga dita e sotme kemi një rekord të ri, me sportistin më të paguar në botë.

Postuar: 17/10/2018 - 14:06

Nuk kanë fund problemet te Tirana edhe pas shkarkimit të trajnerit Ze Maria.

Postuar: 17/10/2018 - 07:28

Gjermania bëri lojën, Franca mori fitoren.