BREAKING NEWS

“Protesta do mbahet para Kryeministrisë”, Berisha i bën thirrjen e fortë Bashkisë dhe e paralajmëron

“Protesta do mbahet para Kryeministrisë”, Berisha i bën
x
BREAKING NEWS

Presidenti Begaj merr vendimin, i jep nënshtetësinë shqiptare këngëtares Dua Lipa

Presidenti Begaj merr vendimin, i jep nënshtetësinë shqiptare
x
BREAKING NEWS

“Bojkotoi” seancën e përbashkët plenare, Berisha zbulon arsyen pse u largua nga parlamenti

“Bojkotoi” seancën e përbashkët plenare, Berisha
x
BREAKING NEWS

Rama merr fjalën në Kuvendin historik Shqipëri-Kosovë, deputetët e PD-së marrin vendimin e papritur! Çfarë ndodhi?

Rama merr fjalën në Kuvendin historik Shqipëri-Kosovë,
x
BREAKING NEWS

“Duhet të jemi më shpesh bashkë!”, mesazhi Albin Kurti ‘thumbon’ Ramën në 110-vjetorin e pavarësisë: Të përfshihemi në çështjet e njëri-tjetrit, por jo për të penguar

“Duhet të jemi më shpesh bashkë!”, mesazhi Albin
x
BREAKING NEWS

Mbledhja e përbashkët të dy kuvendeve, Mediu ngre alarmin dhe bën thirrjen e fortë: Serbia po blen armatime, të ndalojmë menjëherë influencën ruse dhe kineze

Mbledhja e përbashkët të dy kuvendeve, Mediu ngre alarmin dhe
x
BREAKING NEWS

FOTO/ Prej disa kohësh mungesë, mbledhja Shqipëri-Kosovë ‘bën të gjallë’ Bashën

FOTO/ Prej disa kohësh mungesë, mbledhja Shqipëri-Kosovë
x
BREAKING NEWS

110-vjetori i Pavarësisë, mblidhen dy parlamentet Shqipëri-Kosovë, nis seanca e përbashkët

110-vjetori i Pavarësisë, mblidhen dy parlamentet
x

Sport

Kasijas: Ronaldo s’është turist në këtë Botëror, ai ka potencial ta fitojë trofeun

Kasijas: Ronaldo s’është turist në këtë

Kristiano Ronaldo i Portugalisë është padyshim një nga lojtarët më të mirë në botë. Prania e tij në Kupën e Botës në Katar është një arsye më shumë për ta ndjekur aktivitetin, për më tepër që atje ndodhet me Argjentinën edhe rivali i tij, Lionel Mesi. Shokët e të dyve kanë nisur të flasin për shanset që kanë dy legjenda ta fitojnë Botërorin. Nga ana tjetër, Kristiano Ronaldo vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes edhe këtë Botëror për shkak të marrëdhënieve me klubin e tij Mançester Junajtid. Për t’i dalë në krah Ronaldos ka menduar ish-shoku i tij i skuadrës te Reali i Madridit, legjenda e Spanjës, Ikier Kasijas. Protagonisti kryesor në fitimin e Kupës së Botës me Spanjën në vitin 2010 beson se Kristiano Ronaldo është ende në gjendje për të luajtur në nivele të larta dhe se ai është pretendenti kryesor për të fituar Këpucën e Artë në botëror. “Duket se Kristiano ka ardhur në Kupën e Botës si mysafir dhe njerëzit nuk e llogarisin për shkak të telasheve që ai ka te Mançester Junajtid. Por unë e shoh si pretendentin kryesor për fitimin e “Këpucës së Artë. Kur njerëzit flasin për Ronaldon, harrojnë atë që ai ka bërë. Por ai nuk harron, sepse ai e di se çfarë ka bërë. Gjithmonë do ta doja në ekipin tim. Kristiano duhet të vazhdojë të luajë në nivel të lartë, pasi ai ka ende për të dhënë”, u shpreh ndër të tjera Kasijas. Ronaldo është kapiteni i Portugalisë dhe ka shënuar 117 herë në 191 paraqitje për vendin e tij. 37-vjeçari është golashënuesi më i mirë i të gjithë kohërave për Portugalinë. Skuadra e Fernando Santos e nis turneun prestigjioz me 24 nëntor, përballë Ganës. Rivalët e tjerë në grup janë Uruguai dhe Koreja e Jugut. Ndërkohë, Kristiano Ronaldo ka deklaruar se nuk tërhiqet nga kritikat për Junajtid. “Kam thënë të vërtetë”, shprehet ai. Ronaldo doli në konferencë për shtypin këtë të hënë, në Katar, ku tha se problemet e tij me Manchester Junajtid nuk do të kenë asnjë efekt negativ në ekipin e Portugalisë gjatë Kupës së Botës. Javën e kaluar, “ylli” portugez sulmoi klubin e tij dhe trajnerin e United Erik ten Hag në një intervistë televizive. “Nuk kam dyshim se ky episod i fundit, ajo intervistë dhe episode të tjera me lojtarë të tjerë që ndodhin ndonjëherë, ndonjëherë mund ta tronditin lojtarin, por nuk do ta tronditin kurrë ekipin”, – tha Ronaldo. Futbollisti portugez nuk u jep rëndësi fjalëve të thonë të tjerët për të. “Koha i qartëson gjithmonë gjërat. Secili e di vetë kur e zgjedh kohën e tij. Ndonjëherë shkruhen të vërteta e herë ta tjera gënjeshtra. Nuk kam pse të shqetësohem për atë që mendojnë të tjerët. Unë flas kur dua”, nënvizoi Ronaldo.