Lajme të tjera
BREAKING NEWS

PËRDITËSIMI/ Ulen ndjeshëm rastet e infektimeve me Covid-19 në 24 orët e fundit

PËRDITËSIMI/ Ulen ndjeshëm rastet e infektimeve me Covid-19
x

Sport

Kasijas tërhiqet zyrtarisht nga futbolli, mbyll një karrierë brilante 21-vjeçare

Kasijas tërhiqet zyrtarisht nga futbolli, mbyll një karrierë

Të rrallë janë lojtarët që kanë një karrierë brilante sikurse ka portieri i Spanjës Iker Kasijas, futbollist fitues me Realin e Madridit në shumë kompeticion dhe me një karrierë të gjatë e të suksesshme si askush tjetër. Iker Kasijas ka vendosur të tërhiqet përfundimisht, një vendim të cilin ai e kishte paralajmëruar kohë më parë gjatë pandemisë së koronavirusit. Një vit më parë ai pësoi një atak kardiak por fatmirësisht pa pasoja për jetën, por kjo e kushtëzoi atë më vonë, ku nga Porto në Portugali paralajmëroi tërheqjen nga futbolli i luajtur. Dhe kështu ndodhi realisht, duke vënë “këpucët në gozhdë”. Kampion bote, 2 herë kampion Europe me përfaqësuesen dhe 3 herë kampion Europe për klube, sot një legjendë e gjallë i thotë zyrtarisht lamtumirë futbollit të luajtur. Pra, Iker Kasijas, pas një karriere 23-vjeçare ka vendosur të mbyllë në sirtar dhe të kyç përfundimisht dorezat e portierit. Natyrisht nuk është një lajm që vjen si një rrufe në qiell të pastër sepse “San Iker” që është mbishkrimi i tij që në kohën e Realit, nuk kishte zbritur më në fushë në një ndeshje zyrtare qëkur më 1 maj të 2019-ës pësoi një arrest kardiak. 39-vjeçari pasi u ringrit në këmbë duke e kaluar këtë çast të vështirë, vendosi të rikthehej në stërvitje me Porton por pa zbritur më në fushë. Tashmë nëpërmjet një postimi Iker ka konfirmuar dhe zyrtarizuar fundin e një karriere madhështore. Debutoi me Realin e Madridit më 12 shtator të vitit 1999 në një ndeshje ndaj Bilbaos kur ishte vetëm 18 vjeç, dhe më pas gjithçka tjetër është një histori e mrekullueshme. 3 herë fitues i Champions Leagues, ku mbi të gjitha do të mbahet mend trofeu i fituar në vitin 2002 ndaj Leverkusenit kur Iker i aktivizuar nga stoli kreu 3 mrekulli për të mbrojtur avantazhin e Zidane, ndërsa emblema e një karriere unike janë dy ndërhyrjet ndaj Roben në finalen e Kupës së Botës në 2010-ën. Portieri më i mirë në historinë e Realit, ku fitoi edhe 5 tituj kampion në Spanjë, portieri më i mirë në historinë e përfaqësueses spanjolle dhe një ndër më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave në rolin e tij. Sot një tjetër yll largohet nga sporti më i dashur në botë. Kasijas ka shumë fotografi, video e medalje të arta për t’ia kujtuar sukseset që i kishte arritur gjatë karrierës së tij, megjithatë ai më herët pati treguar se s’ka nevojë për ato për t’i kujtuar ndeshjet në të cilat ka luajtur. Në vitin 2014, Real Madridi e kishte publikuar një video ku Kasijas e shfaq aftësinë e tij për t’i mbajtur mend detaje nga ndeshjet në të cilat ka luajtur. Anëtarë të stafit të trajnerëve të Real Madridit, përfshirë këtu legjendën e “Los Blancos”, Fernando Hierro, e pyesin Kasijas në atë video për ndeshje dhe sezone të caktuara, ndërsa spanjolli jo vetëm që i tregon rezultatet e ndeshjeve, por edhe golashënuesit. Do të mbetet ikonë e gjallë e Realit dhe me siguri që klubi do t’i rezervojë një vend në radhët e tij si drejtues në akademi.