BREAKING NEWS

Nga përmendja e emrit të Edi Ramës 6 herë në dosje, te mesazhet dhe takimet me ish-agjentin e FBI, mediat amerikane tregojnë si funksiononte skema dhe publikojnë informacionin që mund të tronditë kryeministrin shqiptar

Nga përmendja e emrit të Edi Ramës 6 herë në dosje, te
x
BREAKING NEWS

27 Janar 2023

27 Janar 2023
x
BREAKING NEWS

Fillove dhe ti si Berisha? Eksperti i ekonomisë shpërthen ndaj deputetes së PS-së: Na sillni fakte dhe jo komente

Fillove dhe ti si Berisha? Eksperti i ekonomisë shpërthen ndaj
x
BREAKING NEWS

SPAK ngre stekën/ Ambasadorja e BE zbulon arsyen e fortë përse zbarkoi në zyrën e Altin Dumanit: Çështje të bujshme që janë hapur dhe nuk mbaron këtu

SPAK ngre stekën/ Ambasadorja e BE zbulon arsyen e fortë përse
x
BREAKING NEWS

A po përgatiten sanksione nga BE për zyrtarët e korruptuar? Ambasadorja Hohmann zbardh të vërtetën

A po përgatiten sanksione nga BE për zyrtarët e korruptuar?
x
BREAKING NEWS

"McGonigal ishte ortak me 25% te një kompani shqiptare", Salianji: Edi Rama sot minimalisht duhet të dorëhiqet

"McGonigal ishte ortak me 25% te një kompani shqiptare",
x
BREAKING NEWS

A ka marrë përgjigje? E zbulon vetë Andi Bushati: Ja çfarë i kërkova dje me urgjencë ambasadës amerikane

A ka marrë përgjigje? E zbulon vetë Andi Bushati: Ja
x
BREAKING NEWS

BE godet Ramën: Nuk jemi dakord për fondet që kërkon kryeministri, çdo shqiptar e sheh çfarë kemi bërë ne

BE godet Ramën: Nuk jemi dakord për fondet që kërkon
x

Sport

Katari eliminohet nga Senegali, Holanda ngec në barazim me Ekuadorin

Katari eliminohet nga Senegali, Holanda ngec në barazim me Ekuadorin

Grupi A luajti ndeshjet e xhiros së dytë ditën e djeshme dhe Holanda është shumë pranë kualifikimit, edhe pse nuk shkoi më shumë se barazimi me Ekuadorin. Edhe amerikanolatinët kanë një shans për kualifikim nëse barazojnë duelin e radhës, por vendi organizator, Katari, që pësoi humbjen e dytë rresht, nuk ka asnjë shans për kualifikim. Kështu, Senegali fitoi 1-3 ndaj Katarit në takimin e dytë të grupit A në Botërorin Katar 2022. Kampionët e Afrikës zhbllokuan sfidën katër minuta përpara fundit të pjesës së parë me anë të sulmuesit të Salernitanës, Bulaje Dia, teksa më parë më parë vendasit pretenduan për një penallti, por spanjolli Antonio Mateu Lahoz vijoi lojën. “Luanët e Terangës” e nisën me gol edhe pjesën e dytë. Famara Diedhiou u “zhyt” me kokë duke shënuar një gol shumë të bukur. Senegali uli ritmin dhe Katari gjeti golin e parë në këtë kompeticion me anë të Mohamed Muntari (78’), i cili u fut në fushë katër minuta përpara golit. Sulmuesi shtatlartë fitoi duelin ajror me Kalidu Kulibali dhe dërgoi në festë tifozët e pranishëm në stadium. Senegali reagoi edhe realizoi golin e qetësisë në minutën e 84’. Sulmuesi i Marsejë, Bamba Dieng finalizoi një kundërsulm të skuadrës së tij. Në fund festë afrikane, me Senegalin që ngjitet në kuotën e tri pikëve në grupin A dhe luan finalen me Ekuadorin (29 nëntor). Katari mbetet në kuotën e zero pikëve dhe praktikisht eliminohet nga Kupa e Botës, por vetëm matematika mban në lojë vendin organizator. Ndërkohë, po në grupin A, Holanda barazoi 1-1 mbrëmë me Ekuadorin, duke e lënë të hapur mundësinë e kualifikimit për tri ekipe. Kjo pasi barazimi fut në valle për ndeshjen e fundit edhe Senegalin nëse fiton delin direkt me Ekuadorin. Ndeshja e zhvilluar këtë të premte në stadiumin “Khalifa International” u mbyll baras 1:1. Cody Gakpo kaloi fillimisht “Tulipanët” në epërsi në minutën e 6-të, me holandezët që shkuan në pushim me epërsi minimale. Megjithatë, ata nuk ia dolën ta mbanin këtë epërsi në pjesën e dytë. Ekuadorianët ia dolën të barazonin rezultatin në minutën e 49-të, përmes futbollistit më të rrezikshëm, Enner Valencias. Holanda tani ka 4 pikë dhe vazhdon të jetë lidere e grupit, por me pikë të njëjta me Ekuadorin. Senegali është i treti me 3 pikë, kurse Katari i fundit dhe pa pikë. Sot do të luhen ndeshjet e tjera në grupe, konkretisht, në grupet C dhe D, ku priten të tjera surpriza nga duelet e rëndësishme të Kupës së Botës. Deri tani ka pasur momente të bukura dhe ndeshje e rezultate emocionuese.