Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kategoria e Parë/ Tirana e pandalshme, merr 3 pikë edhe në Fushë-Krujë

Postuar: 10/12/2017 - 09:48

Këtë sezon ka një konkurrencë të fortë dhe në Kategorinë e Parë, në të dy grupet, por vëmendja më e madhe është në Grupin B (Jugut), pasi aty militon një nga skuadrat më me emër në futbollin tonë, Tirana, e cila po bën përpjekje të krijojë diferencën e duhur që në këtë pjesë të parë të sezonit, për të mundësuar rikthimin në elitë, pra në Superiore. Dhe në fakt, nuk ndalen skuadrat kryesuese në javën e 10-të të Kategorisë së Parë. Në Grupin A, nga tri ndeshje përfunduan vetëm dy, pasi Tërbuni-Besëlidhja u ndërpre për shkak të motit të keq. Korabi nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në shtëpi me Erzenin, ndërsa Kastriotit i mjaftoi një gol për të mposhtur minimalisht Burrelin. Në Grupin B Tirana e siguroi që në pjesën e parë fitoren 0-3 me Ilirinë e Fushë Krujës, ndërsa Bylisi bëri detyrën duke iu imponuar me rezultatin 2-0 Shkumbinit. Në Kuçovë sfida mes Naftëtarit dhe Turbinës përfundoi në barazim 0-0, Apolonia fitoi 0-2 në fushën e Shënkollit, ndërsa Pogradeci kaloi 3-1 Tomorin. Në Grupin A vazhdon të kryesojë bindshëm Besëlidhja me 26 pikë, ndërsa Tirana ruan diferencën prej katër pikësh me Bylisin. Tirana dhe Bylisi duket e do të duelojnë në grupin B deri në javën e fundit për t’u ngjitur në Superiore, kurse në Grupin e Veriut ka më shumë ekipe që rivalizojnë për kreun.

 

Grupi A

Tërbuni-Besëlidhja 0-0 (e ndërprerë)

Korabi-Erzeni  1-1

Kastrioti-Burreli 1-0

E diel

Dinamo-Besa

Vllaznia B-Egnatia

Grupi B

Bylis-Shkumbini         2-0

Naftëtari-Turbina        1-1

Iliria-Tirana                 0-3

Shënkolli-Apolonia     0-2

Pogradeci-Tomori       3-1

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 13

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/06/2018 - 17:57

Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka do të mbeten gjatë në mendjen e shqiptarëve për festimin e golave ndaj Serbisë në Botëror, por me kërkesë të këtyre të fundit FIFA ka hapur një hetim për 2 futbollistët me pretendimin

Postuar: 24/06/2018 - 17:28

Vijojnë gjobat ndaj kombëtareve pjesëmarrësve të Kupës së Botës. Organi ndërkombëtar i qever

Postuar: 24/06/2018 - 17:25

Festimi i golave me simbolin e shqiponjës nga futbollistët shqiptarë që luajnë për ekipin e Zvicr

Postuar: 24/06/2018 - 17:16

Roberto Carlos, ish-mbrojtësi i Brazilit dhe Real Madri, ka komentuar paraqitjen e ‘seleçao

Postuar: 24/06/2018 - 17:07

Lionel Mesi feston sot ditëlindjen e tij të 31-të dhe një grup pastiçierësh nga Moska kanë vendos

Postuar: 24/06/2018 - 16:57

Do të luhet në orën 17:00 ndeshja midis Senegalit dhe Japonisë.

Postuar: 24/06/2018 - 16:38

Deklaratat e ish-zëdhënëses së FSHF-së, Jona Dervishi, pas ndeshjes që Zvicra fitoi me Serbinë ka