Përfundoi nën rrotat e kamionit, zbulohet identiteti i të miturit shqiptar që humbi jetën tragjikisht në Greqi (foto)

Del sërish teza e provimit 20 minuta pas nisjes, vjen menjëherë reagimi i Evis Kushit

Arrestimi i Vangjush Dakos, zbulohet kur del para gjykatës ish-kryebashkiaku

Arti në zi/ Ndahet nga jeta piktorja e njohur (Emri)

Zbulohen 12 emrat e propozuar nga qeveria për ambasadorë (Lista)

Publikuan sekretet hetimore për arrestimin e Vangjush Dakos, SPAK bën lëvizjen urgjente

Gazetarja e njohur zbardh detaje nga ngjarja në “Don Bosko”, ja kush është Nikoll Sherrniku i arrestuar edhe më parë për vrasje

Ndryshime në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, ja kush emërohet zëvendësministëri i ri (Emri)

Kategoria e Parë e hapur deri në fund, vendosin episodet

Shkruar nga Adriatik BALLA 28 Mars 2023

Kategoria e Parë po jep emocione në këtë fazë të kampionatit, nisur nga pozicioni i skuadrave në tabelën e renditjes dhe diferenca e ngushtë në klasifikim midis tri vendeve të para, që mbahen nga Skënderbeu, Dinamo e Flamurtari. Kampionati vijon dhe besohet se surpriza të tjera do të ketë në vijim, sepse gara është e nxehtë dhe të gjitha duan të realizojnë objektivin për tu ngjitur në Superiore.
Dinamo dhe Skënderbeu një hap përpara
Në Kategorinë e Parë, përveç Flamurtarit, dy janë skuadrat që pretendojnë të ngjiten në elitë. Dinamo dhe Skënderbeu janë skuadrat që kanë hedhur një hap përpara, nisur dhe nga pozita që kanë në tabelën e renditjes dhe stabilitetin relativ të grupeve. Kuptohet, avantazhet i kanë kryesuesit dhe të dy ekipet ndodhen në vend të parë, Skënderbeu me 38 pikë e Dinamo me 37 pikë. Këta janë ekipet që momentalisht ngjiten në Superiore, por gara ka ende shumë javë dhe do të duhet që Flamurtari i vendit të tretë të bëjë më shumë që të hyjë në valle. Diferenca e vogël e pikëve i jep shpresë Flamurtarit se do ta përmbysë renditjen në favor të tij, për më tepër që Skënderbeun e pret në Vlorë. Dinamo nga ana e saj duhet të bëjë kujdes me duelin ndaj korçarëve në transfertë, si dhe të evitojë ndonjë pengesë me skuadrat e vogla gjatë rrugës. Për momentin më komod është Skënderbeu që ndodhet në kryesim, por korçarët gjatë javëve të fundit kanë pasur jo pak luhatje në lojë e rezultate. Gjithçka duket e hapur, por polemikat për rezultatin e ndeshjes së fundit në Vlorë mes Flamurtarit e Dinamos (1-2)
Flamurtari ndryshon trajnerin 6 ndeshje nga fundi i sezonit
Flamurtari e humbi ndeshjen direkte me Dinamon, por vlonjatët kanë ende shpresë për objektivin Superiore, nisur nga distanca e vogël me pikë ndërmjet treshes kryesuese. Për të mundësuar një situatë ndryshe në garë, Flamurtari ndryshoi trajnerin, si një lëvizje për të zgjuar një frymë të re besimi dhe për ti dhënë skuadrës një impuls të munguar deri tani. Kështu, Flamurtari gjen menjëherë pasuesin e Marcelo Troisit në pankinë. Vlonjatët kanë vendosur t’i besojnë pankinën italianit Diego Longo, i cili sezonin e kaluar drejtoi Kukësin në Superiore. Italiani 47-vjeçar ishte i papunë që prej largimit nga verilindorët, teksa këtë të enjte zbarkoi në Vlorë dhe u prezantua në pankinë nga presidenti i kuqezinjve, Sinan Idrizi. Duket se Longo është dhurata e Idrizit për 100-vjetorin e klubit, teksa italiani ka nisur nga puna menjëherë, për të rikthyer Flamurtarin në elitën e futbollit shqiptar. “Jam këtu duke menduar për 6 ndeshjet që kemi përpara, ajo që do të ndodhi më vonë nuk ka rëndësi, duhet të shkojmë në Superligë, sot ekziston vetëm Flamurtari dhe këto 6 ndeshje. Skuadra e parë që kam njohur është Flamurtari në Shqipëri sepse kam qenë pjesë e “Petrolul Ploeshti” kur Flamurtari është ndeshur me këtë skuadër. Jam këtu në 100 vjetorin e klubit me njerëz që i kanë dhënë shumë dhe shpresoj se është ogur i mire”, u shpreh Longo në prezantim. Mbetet të shihet se çfarë loje e rezultati do të bëjë ekipi vlonjat tani e tutje në xhirot e mbetura të garës në Kategorinë e Parë.
Adriatik BALLA

Më të lexuarat

Sportisti i njohur bëhet baba për herë të parë, zbulon emrin e veçantë të djalit (foto)

Futbolli shqiptar pëson humbjen e madhe, vdes papritur futbollisti i Skënderbeut

Largohet Maldini, milanistët të shtangur nga vendimi i papritur nga klubi

Migen Memelli firmos me Vllazninë, premton t’i kthejë Shkodrës titullin kampion

Jani Nano: Në Sport më shumë se shpërblimi duhet vlerësimi, nëse nuk funksionon i bie të ketë dështuar sistemi

Gjithçka bëhet zyrtare/ Benzema firmos me kampionët e Al-Ittihad, nuk do ta besoni sa pritet të paguhet në sezon

Humbje e madhe për futbollin, humb jetën në një aksident të tmerrshëm talenti 18-vjeçar

Ndeshja e shekullit!/ Zbulohet plani i Arabisë Saudite: Ronaldo, Messi, Benzema dhe shumë yje të tjerë kundër...

Babai i Mesit takon Laportën, argjentinasi mund të kthehet tek Barça, tifozët në delir

Silvinjo: Rruga e kualifikimit është e gjatë, por 7 ndeshjet do t’i konsiderojmë si 7 finale