
Përplasjet në veri/ Shtëpia e Bardhë del me thirrjen e fortë për Kosovën dhe Serbinë

03 Qershor 2023

"Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka asistuar çdo seancë gjyqësore", Kreshnik Spahiu zbulon rolin e SHBA në çështjen e Saimir Tahirit

Tensionet në veri të Kosovës, vjen reagimi i minutës së fundit nga Vuçiç

Arrestimi i sekretares së MSH, reagon politikani i njohur: SPAK prapë me sardele në vend të krokodilëve si Rama

Dy zyrtaret e MSH në pranga për korrupsion, zbadhen detaje nga dosja e SPAK

Anila Hoxha del me detaje të reja, ja lëvizja e fundit që do të bëjë prokurori për çështjen e Saimir Tahirit

Arrestohet zyrtarja e lartë në MSH, vjen menjëherë reagimi i Ramës

Kategoria e Parë/ Flamurtari ia del përballë Apolonisë, Korabi eliminon Tomorin dhe ka shpresë për Superioren

Shkruar nga Adriatik BALLA 24 Maj 2023

Surpriza jo të vogla patën dje ndeshjet e “play-off”-it në Kategorinë e Parë, ku siç dihet, duelet për të përcaktues një skuadër që do të ndeshet më pas me vendin e tetë në Superiore, për ekipin e tretë që ngjitet në elitë, shënojnë një fazë interesante të sezonit dhe natyrisht një befasi që e garanton formula e garës. Dje pati dy ndeshje, ku u përcaktuan edhe skuadrat që do të luajnë midis tyre në fund për të gjetur klubin që do të ballafaqohet me një ekip të Superiores. Vendin e 8-të në Kategorinë Superiore e mban aktualisht Erzeni, me 39 pikë, por kur mbeten dhe dy xhiro nga fundi i garës, ky pozicion mund të pësojë edhe tronditje, pasi Kukësi dhe Teuta janë të rrezikuara.
Flamurtari me fat përballë Apolonisë
Flamurtari ka qenë një nga skuadrat favorite për tu ngjitur në Superiore këtë sezon, por vlonjatët gabuan në ndeshjet direkte me Dinamon dhe Skënderbeun, plus disa gabimeve të tjera gjatë rrugës, që i kushtuan të mos e realizonte objektivin direkt. Gjithsesi, e ka ende një shans nga “play-off”-i dhe dje, falë edhe fatit që ishte me të, e kapërceu pengesën e parë. Kështu, Flamurtari barazon 1-1 me Apoloninë në ndeshjen gjysmëfinalen e “play off”-it të Kategorisë së Parë dhe kalon në finale falë renditjes më lart se fierakët në përfundim të sezonit të rregullt. Në fakt, kuqezinjtë nga Vlora ishin me shumë fat, pasi në fundin e takimit, kur rezultati ishte 1-1, Apolonia humbi një 11-metërsh me Asllanajn. Më herët, kishin shënuar Pedro Augusto për Flamurtarin (i njëjti futbollist humbi një 11-metërsh më vonë) dhe Antoni për fierakët.
Korabi eliminon Tomorin dhe ka shpresë për Superioren
Nuk kishte si të ndodhte ndryshe me dibranët, që kanë investuar jo pak tek skuadra e tyre gjatë viteve të fundit, ndaj kualifikimi për në raundin tjetër i tyre përballë Tomorit të Beratit duhet parë si një proces rritjeje i Korabit të Peshkopisë. Befasia ndodhi në sfidën tjetër të “play off”-it mes Tomorit të Beratit dhe Korabit të Peshkopisë. Në minutën e 76-të, në zhvillimet e një goditjeje të lirë, Keko arrin të dërgojë topin në rrjetë, duke i dhënë epërsinë skuadrës së tij. Ky episode vendosi fatin e këtij takimi, duke i dhënë të drejtën Korabit të vijojë luftën drejt Superiores. Fituesi i finales Flamurtari-Korabi do të ndeshjen me vendin e tetë të Superiores për qëndrimin në elitë.
Dovedan largohet nga Apolonia
Pas ndeshjeve të ndjeshme “play-off”, trajneri i Apolonisë, Vejlko Dovedan, është larguar nga drejtimi i Apolonisë. Mësohet se vendimi është marrë pas eliminimit nga kjo fazë, ku u përballën me Flamurtarin, edhe pse rezultati i ndeshjes u mbyll në barazim 1-1. Pas ndeshjes, ai deklaroi se nuk dinte ku do të ishte e ardhmja e tij dhe se do të bisedonte me presidentin e klubit. Shumë rrezikojnë edhe trajnerët e skuadrave të tjera nëse nuk realizohen objektivat në këto ndeshje të fundit të sezonit. Lëvizje në pankina ka pasur edhe në Superiore, ku Erzeni largoi Kapllanin pak ditë më parë.
Më të lexuarat


E bujshme në Gjermani, Granit Xhaka pranë firmës me Bajernin e Mynihut

Disiplina vijon të ndëshkojë Flamurtarin, e pëson edhe Korabi në Kategorinë e Parë

Erzeni gati për finalen, titullarin e shijakasve e duan në Turqi

Leo Mesi largohet nga Paris San Zhermen, destinacioni i ri është Barcelona ose Arabia

Nuk luajti aspak gjatë sezonit, Berisha largohet nga Torino

Egnatia fiton Kupën e Shqipërisë për herë të parë, Tirana ndihet sërish e vjedhur

Pas kampionatit Tirana lëshon dhe Kupën, Egnatia shkruan historinë

Finalja e Kupës së Shqipërisë, përfundon pjesa e parë

Oferta e bujshme nga Arabia Saudite, reagon Benzema dhe i jep fund dyshimeve për të ardhmen

Tirana shpreson për një falje, nëntë të dënuarit apelojnë vendimin e Disiplinës
