BREAKING NEWS

Genc Burimi: Amerikanët mund ta çojnë Ramën në SPAK, nëse Kraja nis goditjen e Berishës dhe Metës rrezikohet të ketë destabilitet

Genc Burimi: Amerikanët mund ta çojnë Ramën në SPAK,
x
BREAKING NEWS

Paralajmërimi i “Homeland Justice”: Kemi hakeruar dokumente sekrete, së shpejti qeveria e Shqipërisë do të ekspozohet

Paralajmërimi i “Homeland Justice”: Kemi hakeruar dokumente
x
BREAKING NEWS

Abazoviç lëshon deklaratën e fortë: U bëj thirrje atyre që synonin të ma ‘hiqnin kokën’, të përshpejtojnë

Abazoviç lëshon deklaratën e fortë: U bëj thirrje
x
BREAKING NEWS

“Dëshmia më e qartë se Policia e Shtetit ishte vënë në dispozicion të bandës së drogës”, Alibeaj reagon ndaj arrestimit të ish-shefit të policisë: Trafiku bëhej me bekimin e kryeministrit dhe ekzekutohej nga Saimir Tahiri

“Dëshmia më e qartë se Policia e Shtetit ishte
x
BREAKING NEWS

Policia e kërkonte që prej 2017/ Zbardhen detaje të reja nga arrestimi, ja ku ishte fshehur fshehur për 5 vite ish-shefi i policisë që u arratis nga Muriqani

Policia e kërkonte që prej 2017/ Zbardhen detaje të reja nga
x
BREAKING NEWS

Emri/ I përfshirë në trafikun e drogës së Habilajve, arrestohet në Berat ish-shefi i Policisë së Dhërmiut

Emri/ I përfshirë në trafikun e drogës së Habilajve,
x
BREAKING NEWS

“Personazhe të njohur, të majtë e të djathtë do të jenë subjekt i drejtësisë”, paralajmërimi i fortë i Vangjelit: ‘Moti politik’ do të bëhet shumë më i nxehtë në shtator

“Personazhe të njohur, të majtë e të djathtë do
x
BREAKING NEWS

“Ngjarje që ka vënë në dilemë dhe vështirësi të madhe policinë”, Klodiana Lala zbardh detaje të reja nga humbja e kontakteve me Martinajn: Ja cilat janë tre zonat që po hetohen

“Ngjarje që ka vënë në dilemë dhe
x

Sport

Katër herë kampion bote, piloti i Formula One merr vendimin drastik

Katër herë kampion bote, piloti i Formula One merr vendimin drastik

Katër herë kampioni botëror i Formula 1, Sebastian Vettel ka marrë vendimin e papritur. Vettel ka lajmëruar se në fund të këtij sezoni do të tërhiqet nga garat.

35-vjeçari tha se “vendimi ishte i vështirë” dhe se ai “kishte kaluar shumë kohë duke menduar për ta ndërmarrë këtë hap”.

Gjermani u shpreh se do të merrte më shumë kohë për të reflektuar mbi atë se ku do të fokusohet pas tërheqjes nga Formula One.

Sipas Vettel, familja e tij janë prioritet tashmë. Vettel do të largohet nga sporti si një nga pilotët më të suksesshëm në histori.

Vetëm Lewis Hamilton, Michael Schumacher dhe Juan Manuel Fangio kanë fituar më shumë tituj botëror se Vettel.

Ai shtoi: “Sot nuk është për të thënë lamtumirë. Përkundrazi, është për të thënë faleminderit për të gjithë, jo më pak për tifozët, pa mbështetjen e të cilëve F1 nuk mund të ekzistonte.”

Vettel, i cili fitoi katër tituj radhazi me Red Bull nga viti 2010 deri në 2013, shtoi: “Edhe pse rezultatet tona nuk kanë qenë aq të mira sa kishim shpresuar, është shumë e qartë për mua se gjithçka është duke u bashkuar që një ekip duhet të garojë në nivelin më të lartë për vitet në vijim”.

“Shpresoj që puna që kam bërë vitin e kaluar dhe që po vazhdoj të bëj këtë vit do të jetë e dobishme në zhvillimin e një ekipi që do të fitojë në të ardhmen dhe do të punoj sa më shumë që të mundem nga tani deri në fund të vitit, duke dhënë si gjithmonë më të mirën time në 10 garat e fundit”, përfundoi ai.

Aston Martin donte ta mbante Vettel sezonin e ardhshëm, por ai vendosi se donte të largohej nga sporti.

Vitet e fundit ai është bërë një aktivist i hapur për çështjet sociale dhe mjedisore. Vettel gjithmonë i është shmangur rrjeteve sociale, por ai hapi një llogari në Instagram të enjten, pak para se të njoftonte tërheqjen e tij.

Aston Martin nuk ka bërë asnjë njoftim për një zëvendësim për Vettel në sezonin e ardhshëm