BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Katër kuqezinj presin fundin e sezonit të ndryshojnë ambient në Serie A

Katër kuqezinj presin fundin e sezonit të ndryshojnë ambient

Fundi i sezonit të tanishëm mund të sjellë ndryshime skuadrash për disa elementë të skuadrës kombëtare, të cilët nuk kanë patur një edicion të mirë me skuadrat e tyre dhe natyrshëm do të kërkojnë të ndryshojnë ambient. Ka dhe lojtarë të tjerë që do të kërkojnë një alternativë të re për të rritur kreditit e tyre në treg, apo dhe lojtarë që kërkojnë aventura të reja për të fituar “trampolinën” e duhur që bëjnë kapërcimin e madh në karrierën e tyre. Janë disa lojtarë që luajnë në Serinë A dhe Serinë B italiane që do të kërkojnë të ndryshojnë skuadër në verë dhe mësohet se katër futbollistë do të ndryshojnë skuadër pikërisht në fillim të verës. Dy elementët që bëjnë diferencë, Elseid Hysaj dhe Thomas Strakosha, me shumë gjasë do të ndryshojnë ambient, por do të mbeten brenda kampionatit italian, kurse lojtarë si Memushaj, Dermaku, e ndonjë tjetër ka gjasa të ndryshojnë edhe kampionat. Por ka edhe elementë të tjerë që mund t’i bashkohen Serisë A nga kampionate të tjera, pasi lojtarët shqiptarë në Kroaci, Hungari dhe në Turqi janë rritur shumë në cilësi dhe të gjithë lakmojnë që të luajnë në Itali.

Strakosha, largimi nga Lacio opsion real

Për tre vite me radhe Thomas Strakosha ishte një nga pikat e forta të Lacios në kampionatin italian dhe një prej lojtarëve kryesorë të ekipit. Në mediat italiane ai cilësohej si një nga shtyllat e skuadrës romane dhe madje futbollist që u rrit shumë edhe në treg, me vlerën e kartonit që i kaloi 30 mln euro. Por në edicionin që po lëmë pas Strakosha ka luajtur pak. Lacio mori një rival në portë dhe ai është veterani Pepe Reina. Spanjolli ia zuri vendin e titullarit dhe për këtë e ndihmuan disa elementë si koronavirusi dhe dëmtimi që e prekën keqas Strakoshën në fillim të edicionit. Humbja e vendit të titullarit ishte e rëndë për Strakoshën dhe rikthimi i tij në fushë me disa gabime prodhoi një situatë krejt të pakëndshme e të disfavorshme për të. Në rrethanat e krijuara, një largim nga Lacio duket i pashmangshëm dhe Strakosha është duke i shqyrtuar ofertat që kanë ardhur në drejtim të tij. Nga Gjermania dhe Anglia ka pasur interesim, por edhe nga Franca, kështu që një lëvizje drejt ligave të këtyre vendeve nuk është e pamundur, përkundrazi, një lëvizje në treg e Strakoshës në këtë verë është mëse e mundshme.

Hysaj, nga Napoli drejt Romës

Edhe pse Roma nuk e ka pranuar që ka arritur akord, duket se ajo asnjëherë nuk e ka mohuar që është në bisedime serioze me mbrojtësin e përfaqësueses kuqezi, Elseid Hysaj. Menaxheri i lojtarit, Mario Xhiufredi, është shprehur në mënyrë të përsëritur se mbrojtësi do të largohet nga Napoli pasi deri tani nuk është gjetur akord për rinovimin e kontratës. Në fakt, pranohet dhe në mediat italiane që Hysaj ka kërkuar një pagesë më të mirë, gjë që Napoli nuk ia ka miratuar. Ndërkohë, për të ka shprehur interesim Roma dhe me gjasë një kalim tek verdhekuqtë mund të jetë fakt i kryer në qershor.

Memushaj mund të mbyllë karrierën, Dermakut i duhet një ekip i Serisë A

Për Kastriot Dermakun nevojitet një skuadër e Serisë A. Kthimi në Serie B mund ta ketë ndihmuar të luajë, por për staturën e tij si mbrojtës i fuqishëm vlen një skuadër e Serisë A dhe lojtari do të bëj çmos që ta realizojë këtë objektiv. Vetëm duke luajtur në Serie A mund të marrë ftesë në Kombëtaren kuqezi të trajneri Edi Reja. Ndërkohë, një nga veteranët e ekipit përfaqësues, Ledion Memushaj, aktualisht pjesë e Peskarës në Serie B, mund të jetë sezoni i fundit që luan. Ai ka pësuar një dëmtim dhe do të detyrohet të bëjë një ndërhyrje kirurgjikale. Nëse gjërat shkojnë mirë ai mund të luajë edhe më tej, por nëse gjërat nuk shkojnë dhe aq mirë mund të tërhiqet nga futbolli aktiv. Një opsion është dhe kthimi në Shqipëri për të mbyllur karrierën me ndonjë skuadër shqiptare, por nuk përjashtohet mundësia që të nisë punë si teknik fillimisht te moshat e Kombëtares ose tek moshat e Peskarës.