
Parashikimi i motit për 14 Gushtin, flasin ekspertët se çfarë pritet në ditët në vijim: Mund të ketë përmbytje masive. Ja zonat që rrezikohen

Kosova në alarm/ Agjencia e Emergjencave bën paralajmërimin e fortë, ja çfarë do të ndodhë në orët në vijim

Aksident i rëndë në Fier, makina përplas për vdekje 52-vjeçarin, detajet e para

U plagos mbrëmjen e sotme në Kuçovë, Admir Bejo niset me urgjencë drejt Tiranës

U plagos sot me armë zjarri në Kuçovë, kush është Admir Bejo? Dyshohet për hakmarrje të një tentative vrasje në 2007

45-vjeçari gjendet i plagosur me armë zjarri në Kuçovë, çfarë thotë policia

E rëndë/ Gjendet një person i pajetë në Pogradec, dyshohet se...

Emri/ Plagosja me armë zjarri në Kuçovë, zbardhen detaje të reja

Katër vende të Amerikës së Jugut kandidate për të pritur Botërorin e vitit 2030

Shkruar nga Adriatik BALLA 4 Gusht 2022

Katër vende hispanike në Amerikën e Jugut kanë në plan të organizojnë një Kupë Bote së bashku dhe për këtë kanë paraqitur kandidaturën në FIFA, duke marrë vëmendjen e madhe të medias sportive në mbarë botën. Kështu, Argjentina, Kili, Uruguaj dhe Paraguaji, vende të njohura në kontinentin amerikanojugor, kanë prezantuar si asnjëherë më parë kandidaturën e tyre për të organizuar një Botëror, kuptohet duke i ndarë ndeshjet në një mënyrë të tillë ku secila palë ka përfitimet e veta si në imazh dhe në financa, e në të njëjtën kohë bën një përfaqësim të pjesës më të madhe të kontinentit në futbollin botëror. Një propozim i tillë nuk është i papritur, pasi më herët në FIFA kërkesë të përbashkët për të organizuar Botërorin kishin sjellë edhe vendet e Amerikës Qendrore, të Azisë apo dhe të Afrikës. Por kjo e katër shteteve të mësipërme është diçka e bukur dhe për faktin e lojtarët që prodhojnë këto shtete kanë një impakt të madh në futbollin europian dhe sfidojnë një tjetër vend të madh atje, sikurse është Brazili. Pra, Argjentina, Kili, Uruguai dhe Paraguai kanë zyrtarizuar kandidaturën e përbashkët për organizimin e Kupës së Botës 2030, që shënon edhe 100-vjetorin e edicionit të parë që u mbajt në Montevideo (Uruguai), kompeticion që u fitua nga kombëtarja vendase. “Ky nuk është një projekt qeveritar, por një ëndërr e një kontinenti”, u shpreh Alejandro Dominguez, president i CONMEBOL (Konfederata e Futbollit të Amerikës së Jugut) përkrah drejtuesve të federatave të katër vendeve. “Ne jemi në këtë vend historik ku filloi gjithçka”, shtoi ai gjatë konferencës për shtypin të mbajtur në stadiumin “Centenario” në Montevideo, ku Uruguai mposhti Argjentinën 4-2 në finalen e parë në histori në vitin e largët 1930. Dominguez vijoi edhe më tej: “Do të ketë edicione të tjera të Kupës së Botës, por njëqindvjetori do të festohet vetëm një herë!” Në projektin e katër shteteve janë përcaktuar 14 stadiume që do të presin 48 kombëtaret që do të marrin pjesë. Nëse projekti realizohet dhe përzgjidhet nga FIFA, do të ishte edicioni i gjashtë i mbajtur në Amerikën e Jugut pas Uruguai 1930, Brazil 1950, Kili 1962, Argjentinë 1978 dhe Brazil 2014. Katër shtetet latine do të sfidojnë kandidaturën e përbashkët Spanjë&Portugali, teksa Britania dhe Irlanda janë tërhequr nga gara dhe kanë përqendruar forcat e tyre në Euro 2028. Ansa raporton se për organizimin e Botërorin 2030 janë të interesuara edhe Maroku, Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Më të lexuarat


Shtatori vendimtar për kuqezinjtë në Ligën e Kombeve, por edhe për pozitat e trajnerit Edi Reja

Sukses ndërkombëtar, Enkileda Carja medalje të trefishtë bronzi në Europianin U-15

Plas skandali/ Zbulohet rrjeti që trukonte ndeshje në shtetin Europian, dyshohet se...

Ibrahimoviç shndërrohet në aktor, kërcënon në formë banditi një shofer në rrugë

Edi Reja “skanon” kuqezinjtë: Bajramin e shoh tek Fiorentina, kurse Asllani ka nevojë të përmirësohet

Vllaznia e Josës me pretendime titulli, edhe blerjet bëhen për këtë objektiv

E dashura 22-vjeçare për pak sa nuk e vrau, del nga spitali personazhi i njohur i showbiz-it/ Ja akuzat që rëndojnë ndaj saj

“Finalet nuk luhen, fitohen”, Reali kampion absolut i Europës për 2022, barazon Milanin dhe Barcelonën, Benzema me Ançelotin futen në histori

Taulant Stërmasi: Luiza Gegën e shpërblen ligji, por vendi i pestë në botë meriton më shumë

Trajneri Xhiovani Kolela prezantohet tek Partizani, shtohen kuqezinjtë e rinj në Serie B italiane
