
E qëlloi me pistoletë në sy të fëmijës, dalin pamjet nga sherri që solli dy viktima në Kavajë

A po e dëmton Alibeaj Partinë Demokratike? Analisti komenton situatën para zgjedhjeve: Berisha ka supërmacinë, por del i humbur se…

Analisti i njohur tregon "puçin" me të cilin mund t’ja marrë Alibeajt vulën dhe logon e PD-së: Ja kush është shpëtimi i Berishës

Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë: Ja pse Berisha do braktisi partinë

Gazetari Hoxha parashikon çfarë do të ndodh me kandidatin e PD, Roland Bejko

Kreshnik Spahiu tregon arsyen e fortë: Ja pse largohen kandidatët nga Alibeaj

Gara për Tiranën në 14 maj, analisti zbulon sekretet në fushatën e Këlliçit

Kreshnik Spahiu flet me emra: Këta dy politikanë të fuqishëm do bashkohen në një parti pas 14 majit

Kejlor Navas nuk pranon stolin, do të largohet nga Paris San Zhermen

Shkruar nga Adriatik BALLA 28 Janar 2023

Merkato po shkon drejt fundit dhe klubet po intensifikojnë lëvizjet e tyre në treg, me shpresën se do të bëjnë goditjet e dëshiruara në ditët që kanë mbetur. Një situatë disi e sikletshme mbretëron tek Paris San Zhermen, ku portieri italian Xhixhi Donaruma ka qenë titullar në takimet e fundit dhe kjo ka bërë që të dalë “i tepërt” portieri veteran Kelor Navas. Ky i fundit, duke parë situatën e krijuar dhe pakësimin e shanseve për të qenë portier i parë, po kërkon të largohet drejt një ekipi tjetër në një kampionat jashtë Francës. Po si qëndron e vërteta me portierin dhe rivalitetin e tij me Donarumën? Janë mediat sportive franceze që shkruajnë se Kejlor Navas nuk ka qenë kurrë kaq afër largimit nga Paris San Zhermen, skuadër nga e cila ka humbur vendin e titullarit që nga ardhja e portierit italian Donaruma. Portieri 36-vjeçar, sipas medieve angleze ka pranuar së fundmi ofertën e Notinghem Forest dhe pritet të zëvendësojë Dean Henderson. Ky i fundit ka pësuar një dëmtim dhe pritet të mungojë gjatë, ndaj anglezët janë të detyruar të lëvizin në merkato dhe koha nuk premton, ndaj “The Reds” janë vendosur në lëvizje dhe duan të përfitojnë në maksimum nga momenti jo i mirë që po kalon portieri nga Kosta Rika. 36-vjeçari ka pasur oferta në këtë periudhë edhe nga dy skuadra të tjera, Al-Nasr dhe Burnemouth, por ish-portieri i Real Madrid duket se është bindur nga oferta e fundit, pikërisht nga Notinghem Forest, ndikuar edhe nga dëshira e tij për të luajtur në Premier League. Për momentin, pezull mbetet vetëm mënyra e transferimit, kjo pasi PSG nuk pranon huazim me të drejtë blerjeje në fundin e sezonit sepse parizienët kërkojnë të shkëpusin përfundimisht kontratën me portierin dhe duan një transferim të plotë në janar. Kejlor Navas ka një kontratë deri në verën e vitit 2024 me PSG dhe anglezët tani po mendojnë seriozisht për këtë operacion pasi edhe koha nuk premton, ndërsa sipas medieve angleze bëhet fjalë për një transferim që Forest do t’i kushtojë rreth 6 milionë euro. Ndërkohë, trajneri Galtier ka folur edhe për pamundësinë e afrimit të lojtarit të Interit, Shkriniar. Qendërmbrojtësi sllovak ka refuzuar kontratën e re të ofruar nga Interit, teksa u raportua se ai është objektivi kryesor i parisienëve. Megjithatë, Galtier ka deklaruar se skuadra e tij ka nevojë të përforcohet me një sulmues anësor. “Nuk kam folur kurrë për përforcime në mbrojtje, ne jemi në kërkim të një anësori sulmues. Ne kemi shitur një sulmues Pablo Sarabia, kështu që po kërkojmë dikë në të njëjtin rol. Ne kemi shitur një sulmues anësor dhe nuk kam përmendur kurrë përforcime në mbrojtje”, tha Galtier.
Më të lexuarat


Kylian Mbappe e ka vendosur, ja kur do të transferohet te Real Madrid

Kategoria Superiore, Partizani përballë Teutës, Vllaznia sfidon Bylisin

Mos e humbisni, (VIDEO)/ Humbi 1 milion euro vetëm me një dorë, reagimi i Neymar është sa ‘për të qeshur dhe për të qarë’

Barcelona merr vendimin e papritur për Messi-n

Lojtarët më të paguar në Francë, dominon treshja e sulmit të Paris San Zhermen

Disiplina i heq Flamurtarit spektatorët, ndikuan protestat në ndeshjen me Dinamon

Pas dy dekadash Partizani e Tirana luajnë kokë më kokë për titullin

(FOTO) Shokon ndjekësit/ Çfarë po ndodh me Sergoi Agueron? Pëson sulm në zemër gjatë transmetimit live dhe më pas...

Kupa e Shqipërisë/ FSHF merr vendimin, ja çfarë do të caktohet gjatë procesit të hedhjes së shortit

Sulmuesi suedez do të mbushë pas pak muajsh 42 vjeç, por klubi italian i beson fort, sidomos për rolin e liderit, ndaj do t’i rinovojë kontratën
