Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kelmendi në Kosovë: Objektiv edhe 2 Olimpiada

Kelmendi në Kosovë:  Objektiv edhe 2 Olimpiada

Postuar: 14/08/2016 - 18:53

Kampionia olimpike Majlinda Kelmendi është kthyer sot në Kosovë dhe është pritur me një ceremoni madhështore me nderimet më të larta, pasi i solli shtetit më të ri në botë medaljen e parë të Lojërave Olimpike.

Majlinda pas ceremonisë në një konferencë shtypi për mediat nga aeroporti i Prishtinës është shprehur mjaft e lumtur, ndërsa ka deklaruar se ka objektiv që të marrë pjesë edhe në 2 Olimpiada të tjera dhe të fitojë shumë tituj.

“Jam e kënaqur që bëra të lumtur popullin tim. E doja fitoren të shërbente si shembull për fëmijët. Në finale isha e përgatitur për fitoren. Dua të marr pjesë edhe në 2 Olimpiada të tjera dhe të fitoj shumë tituj kampion në Europë dhe në botë në xhudo”u shpreh xhudistja kosovare.

Në ceremoni ishte i pranishëm edhe kryeministri Isa Mustafa, i cili tha se Kelmendi meriton një përkrahje të jashtëzakonshme për atë që ka bërë për Kosovën. Për medaljen e artë në Lojërat Olimpike, Majlinda Kelmendi pritet që të shpërblehet me një milion euro. 

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/05/2019 - 23:54

Një pasion tjetër i Kristiano Ronaldos, veç futbollit është dhe ai për makinat luksoze dhe të shpejta.Portugezi ka një koleksion makinash të modeleve të fundit në garazhin e tij.Së fundmi, ylli i juventusit ka blerë n

Postuar: 24/05/2019 - 13:37

Shkëlzen Gashi mbahet mend padyshim nga të gjithë tifozët shqiptarë për rastin vendimtar të hum

Postuar: 24/05/2019 - 12:57

Portieri i Kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha po kalon një sezon fantastik me Lazion në Ita

Postuar: 24/05/2019 - 12:29

Neymar-Mbappe, dy yjet e PSG pritet të jenë dy emrat më të rëndësishëm të kësaj merkatoje vere.

Postuar: 24/05/2019 - 10:13

Duket se Kristiano Ronaldo do të përballet me telashe të reja në horizont.

Postuar: 24/05/2019 - 08:28

Drejtori i gazetës prestigjoze italiane "Corriere Dello Sport", është i sigurt se tra

Postuar: 24/05/2019 - 07:17

Ditët e para të qershorit pritet të jenë një “tërmet” në tregun e lojtarëve por edhe