BREAKING NEWS

Koronavirusi në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë përditëson të dhënat: Ja sa persona janë konfirmuar pozitivë në 24 orët e fundit

Koronavirusi në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë
x

Sport

‘Kemi 10 lojtarë të rinj që po ndihqen ngushtë nga stafet teknike’, trajneri Reja revolucion tek kombëtarja para ndeshjes me Lituaninë

‘Kemi 10 lojtarë të rinj që po ndihqen ngushtë nga

Trajneri Edi Reja shprehet optimist për ndeshjen ndaj Lituanisë.

Ai e ka vënë theksin në kofnerencën e fundit për shtyp përpara ndeshjes, tek lojtarët e rinj dhe rinovimi i skuadrës. 

“Ekipi aktualisht ka 10 lojtarë të fituar, 10 lojtarë të rinj, 10 emra që janë ndjekur ngushtë nga stafet teknike dhe e meritojnë këtë grumbullim. Lojtarë të cilët kanë potenciale dhe aftësi shumë të mira. Eksperienca nuk janë vitet. Pasioni dhe kualitetet mund të shprehen edhe në moshën 20 vjeç, është çështje besimi dhe se sa ti dëshiron të japësh në fushë,” – tha trajneri i cili më pas ju rikthye edhenjë herë ndeshjes në Tiranë me Lituaninë si skuadra e vetme që e ka mundur Shqipërinë në këtë grup.

 “Performanca e Lituanisë në ndeshjen ndaj Shqipërisë ka qenë shumë e mirë. Kanë ushtruar presing të vazhdueshëm duke i hequr iniciativën ekipin tonë. Presingu në rritje dhe gabimet tona individuale shkaktuan pësimin e golit. Gjithsesi jemi të vetëdijshëm se është një ekip me aftësi të larta teknike dhe do të mundohet që të njëjtë gjë ta ushtrojë dhe nëse.Do të përpiqemi që të gjejmë pikat më të dobëta të tyre duke ushtruar presionin tonë dhe duke shfrytëzuar anët tona më të forta, për të arritur në objektivin tonë që është fitorja e ndeshjes.”