BREAKING NEWS

E veshur sportive dhe duke shijuar tingujt e çiftelisë, ambasadorja Yuri Kim shfaqet si kurrë më parë (Pamjet)

E veshur sportive dhe duke shijuar tingujt e çiftelisë, ambasadorja
x

Sport

“Këpuca e Artë Europiane”, Mesi e Ronaldo jashtë, Levandovski favorit, ndjek Imobile i Lacios

“Këpuca e Artë Europiane”, Mesi e Ronaldo jashtë,

Rivaliteti midis Kristiano Ronaldos dhe Lionel Mesit ka dominuar skenën e futbollit botëror në rang individual, aq sa në 12 vjetët e fundit dyshja e lartpërmendur ka fituar 11 trofe të “Topit të Artë”, e vetëm një çmim ka shkuar jashtë tyre, pikërisht për kroatin Luka Modriç që fitoi këtë vlerësim pas finales së Kupës së Botës në vitin 2018. Duhet thënë se dyshja Ronaldo-Mesi i ka dhënë shumë futbollit dhe rrallë vijnë në fushat e lojës lojtarë të këtij kalibri që shënojnë deri në 40 gola në sezon, e ndoshta më shumë, apo që kanë shumë vite radhazi që kalojnë shifrën e 20 golave për çdo edicion. Por çdo fillim dhe vazhdimësi e ka një fund. Kështu, në këtë edicion as portugezi Ronaldo e as Argjentinasi Mesi nuk mbajnë kreun e klasifikimit si golashënues, pasi të paktën 5-6 futbollistë janë më mirë se ata në renditje dhe vendin e parë e mban padyshim polaku i Bajernit të Mynihut, Robert Levandovski, i cili është i shkëputur nga ndjekësit me 33 golat e shënuar në Bundesligë këtë sezon. pas verifikimit të shifrave, rezulton se Ronaldo dhe Mesi kanë shënuar 22 dhe 21 gola respektivisht, kështu që kanë vetëm shanse matematike ta kapin liderin polak. “Gara për çmimin e lakmuar të kryegolashënuesit në Europë, apo siç njihet ndryshe “Këpuca e Artë”, udhëhiqet nga sulmuesi i Bajern Munih, Robert Levandovski”, shkruajnë mediumet sportive ndërkombëtare. “Ylli i Barcelonës”, Lionel Mesi, e fitoi për herë të gjashtë këtë çmim në sezonin e kaluar. Kësaj here është dukshëm i larguar nga podiumi. Në pozita jo fort të mira është edhe Kristiano Ronaldo, mjaft i etur për t’u rikthyer bindshëm në këtë garë. Për momentin, ja cila është renditja e golashënuesve më të mirë në kontinent. Kujtojmë se një gol në pesë ligat kryesore europiane vlen 2 pikë, ndërsa në ligat e tjera 1.5 pikë. Disa kampionate janë mbyllur para kohe, si Ligue 1 në Francë, fjala vjen, disa të tjera janë në finish, si Bundesliga. Sulmuesit që luajnë në Serie A do të kenë mundësi optimale për t’i përmirësuar shifrat në drejtim të golave sezonalë.