BREAKING NEWS

E frikshme/ Bie rrufeja në Berat, shkrumbohet shtëpia, zjarrfikësit shpëtojnë mrekullisht...

E frikshme/ Bie rrufeja në Berat, shkrumbohet shtëpia,
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

Ngjarja tragjike në Himarë, Spartak Ngjela plas deklaratën e fortë për ish-efektivin e policisë: Na del të jetë...

Ngjarja tragjike në Himarë, Spartak Ngjela plas deklaratën e
x
BREAKING NEWS

Ndryshim drastik i temperaturave, çfarë pritet të ndodhë me motin ditën e nesërme

Ndryshim drastik i temperaturave, çfarë pritet të ndodhë
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi zbulon emrat e bujshëm që janë hequr qafe nga politika dhe i nxjerr në shesh të gjitha: Azem Hajdari më tha se ‘o do ta vras Berishën, o do më vrasë’, Ilir Meta donte të ekzekutonte Becchettin për 2  milionë euro, ja si e helmuan me kafe amb...

Frrok Çupi zbulon emrat e bujshëm që janë hequr qafe nga
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh? Dy shpërthime në Tiranë/ I vendoset eksploziv dy banesave, policia zbardh detaje

Çfarë po ndodh? Dy shpërthime në Tiranë/ I vendoset
x
BREAKING NEWS

Shtohen telashet për Ilir Metën, Kuvendi i kërkon Autoritetit të Dosjeve të publikojë emrat e ish-sigurimsave që janë pjesë e Administratës Publike

Shtohen telashet për Ilir Metën, Kuvendi i kërkon Autoritetit
x
BREAKING NEWS

Zbardhen prapaskenat “bombë”, ja pse Berisha i nxori Metës dosjen e spiunit, dekretimi i Begajt, flirtet me Ramën dhe ambasadoren Kim xhindosën kreun e “Foltores”

Zbardhen prapaskenat “bombë”, ja pse Berisha i nxori Metës
x

Sport

Kërkesat e UEFA-s, FSHF ultimatum klubeve, duhet një “match manager” dhe një oficer

Kërkesat e UEFA-s, FSHF ultimatum klubeve, duhet një “match

UEFA prej disa vitesh bashkëpunon me Federatën Shqiptare të Futbollit, ku ka sjellë edhe goxha bazë materiale e investime të tjera për përmirësimin e infrastrukturës futbollistike në vend, por nga ana tjetër ka lënë detyra që të plotësohen në aspektin organizativ, në mënyrë që klubet të privatizohen dhe të funksionojnë si kudo në Europë. Për këtë UEFA madje ka dhënë edhe para, duke reklamuar futbollin e rrugës, futbollin e moshave e sidomos futbollin e femrave. Federata Shqiptare e Futbollit ka fituar nga ky bashkëpunim nëpërmjet projekteve të shumta, ku vlen të përmendet ai i “Hat Trick”-ut dhe projekte të tjera, që kanë sjellë të ardhura të mira për futbollin shqiptar. Por ndërkohë, kushtet e reja janë mësuar dhe klubet duhet të përshtaten me këtë mënyrë funksionimi. Kështu, pas zëdhënësit dhe drejtorit sportiv, tani klubeve u kërkohet të kenë edhe dy punonjës shtesë, njëri oficer që mbikëqyr dhe koordinon veprimet praktike në terren të klubit, si dhe një menaxher që mundëson kontaktin e klubit me strukturat e UEFA-s në ndeshjet ndërkombëtare.

Takimi

Departamenti Ligjor dhe i Licencimit të klubeve në FSHF organizoi dje një mbledhje me klubet e kampionatit, lidhur me kriteret e licencimit për edicionin 2022-2023. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin përfaqësuesit e klubeve, të cilët u njohën me të gjitha ndryshimet që ka pësuar rregullorja e re e licencimit për këtë sezon. Mbledhja u drejtua nga menaxheri i këtij Departamenti në FSHF, Eduard Gjini, i cili në një prononcim për fshf.org dha detaje nga takimi i sotëm si dhe tregoi të gjitha ndryshimet në rregulloren e re të licencimit, duke nisur nga kriteri sportiv, te kriteri i infrastrukturës, kriteri i administratës dhe personelit, kriteri ligjor e ai financiar, që është edhe më i rëndësishmi në raport me kriteret e tjera.

Qëndrimi i Gjinit

“Sot zhvilluam një takim me të gjitha klubet e “Abissnet Superiore” për të treguar funksionimin e rregullores së re të licencimit. 5 kriteret, në kriterin sportiv, në kriterin e infrastrukturës, në kriterin e administratës dhe personelit, në kriterin ligjor dhe kriterin financiar, rregullorja e re e vitit 2022 ka pësuar ndryshime. Janë shtuar disa kërkesa të tjera në rangun e klubeve që do të kenë më shumë se sa 4 skuadra në sistemin zinxhir të ekipeve të të rinjve. Në sezonin që vjen, klubet do të kenë 5 skuadra. Në kriterin e administratës dhe personelit janë shtuar dy kërkesa. Çdo klub duhet të ketë një “Match Manager” që do të drejtojë ndeshjen si dhe një oficer për grupet vulnerabël”, tha Gjini.

Kushti/ Ekip femrash nëse dëshiron Europën

Në kriterin sportiv janë shtuar kërkesat që çdo skuadër që në sezonin që vjen do të licencohet për të marrë pjesë në Kupat e Europës duhet të ketë patjetër një skuadër femrash të atashuar në klubin përkatës. Këto ekipe duhet të krijojnë një skuadër të re, që do të marrë pjesë në kampionat. Do ta krijojnë rishtazi apo do të atashojnë një klub të femrave që merr pjesë në kampionatin e femrave, kjo varet nga dëshira e drejtuesve të klubeve.