Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Fillon procesi gjyqësor ndaj Izet Haxhisë, nisin telashet për Sali Berishën, Prokuroria kërkon thirrjen e dëshmitarëve përfshirë ish-kryeministrin, Ylli Rakipin...

Fillon procesi gjyqësor ndaj Izet Haxhisë, nisin telashet për
x

Sport

“Këta njerëz ma shqyejnë zemrën”, shpërthen keq presidenti i Brescia: A jeni në terezi, nuk më plas për futboll!

“Këta njerëz ma shqyejnë zemrën”, shpërthen

Massimo Cellino, presidenti i Brescia as që i intereson më kampionati. Klubi që ai financon është i fundit dhe haptazi e thotë që e meritojnë. Ai ka një mesazh për të gjithë homologët e tij: mos mendoni për futbollin tani. Ky sezon ka marrë fund dhe Cellino nuk i kursen as “thumbat” për ndonjë klub.

“Kupa, kampionati. Lotito e do, le ta marrë. Ai është i bindur se ka një ekip të papërballueshëm, por le të lëmë atë ide. Unë marr çdo ditë lajme nga Brescia, janë të gjithë të çmendur, edhe pse qyteti po përballet me një tragjedi me një dinjitet shumë të sikletshëm. Këta njerëz ma shqyejnë zemrën.

Ka prindër, të afërm, miq, të njohur që vdesin çdo ditë dhe vuajnë jashtëzakonisht shumë, por në heshtje. Nëse do të kishte ndodhur diku tjetër, revolucioni do kishte shpërthyer. Njerëzit kanë vetëm një dëshirë, të rikthehen në punë, të rikthehen të jetojnë përsëri. Dhe  doni të flisni për kampionatin, titullin? Nuk më plas fare”, shprehet mes të tjerash Cellino, në intervistën e dhënë për Corriere dello Sport.

Më tej ai shton: “Kam frikë të dal nga shtëpia, po përjetoj një depresion. Nuk duhet të mendoni se kur të rifillojmë, por nëse mbijetojmë. Dhe nëse flasim për futbollin, gjithçka duhet spostuar për sezonin tjetër. Realizëm, zotërinj. Kjo është një sëmundje. Pastaj, e lexuat deklaratën nga tifozët e Lombardia? Jeta e para, jeta, dreqi e marrtë! Ka ultras që marrin oksigjen në spitale, të tjerë që vajtojnë të afërmit e tjerë.

Nuk mund të luhet këtë vit, mendoni për një vit tjetër. Sezoni ka mbaruar, nëse dikush dëshiron këtë titull të mallkuar, ta marrë. Është mbyllur, ka mbaruar. Dhe nuk flas kështu sepse Brescia është e fundit. Jemi aty sepse e meritojmë. Unë së pari e meritoj. Unë mendoj për ata që po humbasin punët dhe për ata që po vdesin.

Futbolli është një biznes që punëson shumë njerëz, por është në gjendje ta kalojë këtë krizë. Një e treta e kampionatit ka mbetur dhe zgjidhet lehtë: digjet një e treta e pagave të lojtarëve, një e treta e të drejtës televizive dhe një e treta e taksave. Është mënyra më e lehtë për të rregulluar gjërat”.