BREAKING NEWS

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ ‘Venecia’ publikon opinionin paraprak, mesazh të fortë palëve politike: Ishin jashtëzakonisht të nxituara, duhet të...

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ ‘Venecia’ publikon opinionin
x

Sport

Khabib mes lotësh tërhiqet nga MMA pas një paraqitje të jashtëzakonshme, ruan titullin e peshave të lehta: Këtë fitore ia dedikoj babait

Khabib mes lotësh tërhiqet nga MMA pas një paraqitje të

Khabib Nurmagomedov shënon fitoren e tij të 29-të. Yllii UFC, Nurmagomedov, ka arritur të regjistrojë një tjetër fitore në rekordin e tij në UFC.

Në duelin me Justin Gaethje, Khabib përfundoi gjithçka në vetëm dy raunde. Ishte një kapje me këmbë që i dha fund këtij dueli, duke e lënë pa ndjenja Gaethje.

Kështu, Khabib ka ruajtur titullin e tij të kampionit, duke shënuar rekord 29-0.

Khabib "shpërtheu" në lot pasi fitoi duelin, pasi ky duel ishte i pari që Khabib e bënte pa babain e tij, i cili ka ndërruar jetë nga koronavirusi pak kohë më parë.

Pas ndeshjes, Khabib Nurmagomedov njoftoi tërheqjen nga MMA. Te?rhiqem nga MMA. Këtë fitore ia dedikoj babait. Kjo ishte ëndrra e tij. Zoti është i madh, i detyrohem gjithçka", tha ai.