BREAKING NEWS

Llallën e pret burgu, Spartak Ngjela: Mendonte se do fitonte luftën me Amerikën, ishte aq mendjelehtë. Shpëton vetëm nëse ikën në...

Llallën e pret burgu, Spartak Ngjela: Mendonte se do fitonte luftën me
x
BREAKING NEWS

SPAK lëshon urdhër arrestin për Adriatik Llallën, Policia bën lëvizjen e menjëhershme

SPAK lëshon urdhër arrestin për Adriatik Llallën, Policia
x
BREAKING NEWS

Fundoset Adriatik Llalla, REAGON për herë të parë ambasadorja Yuri Kim, paralajmëron aksion kundër zyrtarëve të korruptuar: Askush nuk është mbi ligjin!

Fundoset Adriatik Llalla, REAGON për herë të parë
x
BREAKING NEWS

Adriatik Llalla dënohet me burg, Frrok Çupi bën deklaratën e fortë dhe paralajmëron zhvillime: Drejtësia e re po vepron! E gjithë armata e punonjësve të drejtësisë ishte e lidhur me...

Adriatik Llalla dënohet me burg, Frrok Çupi bën
x
BREAKING NEWS

“Me kë do të fillojë SPAK-u?”/ Spartak Ngjela tregon kush e ka radhën pas Sali Berishës dhe paralajmëron ‘TËRMET’ në skenën politike shqiptare: Ky politikan është një model skizofrenik. Rama mund të detyrohet të...

“Me kë do të fillojë SPAK-u?”/ Spartak Ngjela tregon
x
BREAKING NEWS

Përfundon mbledhja e Këshillit të Ministrave, Ahmetaj zbulon vendimet marra

Përfundon mbledhja e Këshillit të Ministrave, Ahmetaj zbulon
x
BREAKING NEWS

“Adriatik Llalla, kurbani i parë i reformës në drejtësi”, Klodiana Lala zbulon informacione për vendndodhjen e ish-kryeprokurorit: Më kanë ardhur foto! Avokati paraqiti akt ekspertimin, vuan nga një sëmundje e…

“Adriatik Llalla, kurbani i parë i reformës në
x
BREAKING NEWS

Jepet vendimi përfundimtar, GJKKO dënon me burg Adriatik Llallën, ja çfarë ndodh nëse nuk paraqitet ish kryeprokurori pasi ka një javë që është larguar jashtë vendit

Jepet vendimi përfundimtar, GJKKO dënon me burg Adriatik Llallën,
x

Sport

Kieza është i pashitshëm, Juventusi refuzon ofertën 100 milionë euroshe të Liverpulit

Kieza është i pashitshëm, Juventusi refuzon ofertën 100

Federiko Kieza është i paprekshëm. Juventusi nuk do të lejojë që t’i heqin nga duart xhevahirin e ri të Italisë, simbol të ciklit të ri që dëshiron të ndërtojë. Pas sezonit të shkuar ku demonstroi rritje nën urdhrat e Andrea Pirlos dhe Europianit të madh nën drejtimin e Mançinit, numri 22 i bardhezinjve ka përfunduar në radarët e klubeve të mëdha Europiane. Liverpul, siç raportojnë mediat italiane, bëri një tentativë duke ofruar plot 100 milionë euro për Kiezën, por oferta u kthye pas menjëherë nga Juventusi. Për klubin bardhezi Federiko Kieza është i pashitshëm, pasi rreth tij dhe disa të rinjve të tjerë kanë si synim të ndërtojnë projektin e ri teknik, me një vazhdimësi shumë vjeçare që do t’i lejojë Juves të maksimalizojë rendimentin e skuadrës duke përmbajtur kostot. “Ish”-i i Fiorentinës u mor në ditën e fundit të merkatos verore të një viti më parë, pasi Juve e kishte ndjekur prej më shumë se një viti. Falë huazimit dy-vjeçar dhe një sërë klauzolash që janë përmbushur, Juventus këtë vit do të realizojë blerjen përfundimtare të kartonit për të mbajtur lojtarin. Në tredhëmbëshin e sulmit që ka ndërmend Alegri, Kieza mund të kthehet në të djathtë, krahun e tij të preferuar për të vazhduar të shkëlqejë si sulmues anësor, siç bëri me fanellën e kaltër të Italisë përgjatë kësaj vere. Lojtari është i preferuari i Kristiano Ronaldos, ka pëlqimin e ambientit, ndërsa te Juventusi synojnë ta shndërrojnë në një flamur të klubit, si Pavel Nedved, për rolin, por edhe për grintën që demonstron. Zëvendëspresidenti i Juventusit, Pavel Nedved, hedh poshtë çdo mundësi të largimit të Kristiano Ronaldos nga bardhezinjtë. “Ronaldo? Po, do të kthehet. Është lajmëruar për të hënën, do të qëndrojë me ne.” Një përgjigje e shkurtër dhe e prerë, që le pak vend për dyshime. Nga CR7 te Paulo Dibala, që ende nuk ka rinovuar kontratën. “Marrëdhëniet nuk ishin të ftohta, ne jemi në kohën”, tha Nedved pas miqësores së fituar 3-1 kundër Çezenës. “Çerubini është në kontakt me agjentin e tij, ai do të mbërrijë në ditët e ardhshme, do të ketë një takim, gjithçka po shkon siç duhet”. Për Kjelinin, kontrata e të cilit skadoi më 30 qershor, Nedved u shpreh: “Ai është me pushime, kemi folur me të. Le t’i japim kohë të rimëkëmbet dhe pastaj do të flasim për të ardhmen me qetësi. Bashkëjetesa midis Ronaldos dhe Dibalës? Është kënaqësi të kesh dy lojtarë të këtij niveli, Maks ka shumë përvojë. Tani ai nuk i ka në dispozicion dhe po përmirëson lojtarët e rinj”.