BREAKING NEWS

Breshëri të shtënash ndaj efektivëve të FNSH dhe ‘Shqiponjave’, dy të plagosur dërgohen në spital, kush është autori me kallashnikovë që nuk ndalon duke qëlluar!

Breshëri të shtënash ndaj efektivëve të FNSH dhe
x

Sport

Kilian Mbape ka kërkuar largimin, PSG humbet nëse nuk e shet brenda këtij sezoni

Kilian Mbape ka kërkuar largimin, PSG humbet nëse nuk e shet brenda

Një nga futbollistët e rinj më të mirë në botë është padyshim Kilian Mbape, kampion me Paris San Zhermenin, finalist i UEFA Champions League dhe kampion në fuqi i botës që nga Rusi-2018. Mbape po kalon momente magjike në fushat e blerta dhe është pjekur mjaft si lojtar, aq sa të bëjë hapin e madh në karrierë, drejt një klubi që i siguron trofe të mëdhenj dhe madhështi në reklama e përfitime personale. Dhe duket se ky lloj klubi i ëndrrave të tij gjendet në Spanjë, ku rivaliteti midis Realit të Madridit dhe Barcelonës mund t’i japë shtysë të zgjedhë një prej tyre. E kërkojnë në Itali, Angli dhe Gjermani sigurisht, pa harruar opsionin e qëndrimit tek Paris San Zhermen, por padyshim që “Los Blancos” janë klubi që e joshin më shumë atë. Janë vetë mediat sportive europiane që i japin jehonë këtij informacioni. “Lajm sensacional nga Franca! Kilian Mbape kërkon largimin nga PSG. “Ylli” francez synon t’i japë fund marrëdhënies së tij me klubin parizien, arsye kjo që shpjegon refuzimin e tij për të diskutuar rinovimin e kontratës, që i skadon në fund te sezonit 2021-2022”, shkruajnë mediumet sportive. Sipas “Times”, Kilian Mbape ua ka bërë të qartë drejtuesve të klubit që dëshirojnë të largohet verën e ardhshme, kështu që, për të mos e humbur me parametër zero, duhet të dëgjojnë ofertat dhe të pranojnë më të mirën për të. Në të kundërt, do ta humbin në verë të vitit 2022 pa përfituar qoftë një qindarkë. Të gjithë e dinë që Mbape është dëshira e madhe e Real Madridit dhe se marrëdhënia e dashurisë midis sulmuesit dhe klubit madrilen është publike, megjithatë priten sulme nga klube të tjera të mëdha, veçanërisht nga ato të Mançesterit, pa harruar Barcelonën, që do të kërkojë një trashëgimtar ideal për Lionel Mesin, që verën e ardhshme nuk do të mund ta pengojë kush për t’u larguar nga “blaugranat”. Mbape, i cili mungoi në sfidën e parë të kampionatit, pasi rezultoi pozitiv me Koronavirus, nuk ishte grumbulluar as për takimin e së dielës mes PSG dhe O. Marsejë. Ndërkohë, duhet thënë se klubi parisien ka pasur probleme me lojtarët, sepse nuk kanë pasur mjaftueshëm fazë përgatitore dhe këtë e pranuan edhe futbollistët si Verrati e ndonjë tjetër, që e quajtën zbritjen në fushë krejt të papërshtatshme si pasojë e dëmtimeve të shumta që ka ekipi. Sidoqoftë, gara ka vijuar dhe Franca po lë pas dy javë nga kampionati. PSG nuk ka problem vetëm Mbapenë, pasi ka plot lojtarë të tjerë që janë lëkundur, sikurse është dhe Nejmari, që opsionin e rikthimit në Barcelonë e sheh ende si të realizueshëm. Një pikëpyetje tjetër mbetet Mauro Ikardi, i cili kërkon një shans më shumë dhe mund ta marrë këtë shans sepse Edinson Kavani s’është më pjesë e ekipit. Në këto rrethana, një largim i Mbapesë në fund të sezonit, mund t’u japë shans të tjerëve, por në të njëjtën kohë mund të fusë në lojë Barcelonën për ta pasur si zëvendësim për Leo Mesin që do të ikë nga “Kamp Nou”.