BREAKING NEWS

Lajm fantastik nga spitalet COVID: Sot më shumë të shëruar se të prekur me koronavirus, ja 3 qytetet me numrin më të madh të infektimeve

Lajm fantastik nga spitalet COVID: Sot më shumë të shëruar
x

Sport

Kinezët nxjerrin në shitje Interin, klubin zikaltër pritet ta blejë princi i Arabisë Saudite

Kinezët nxjerrin në shitje Interin, klubin zikaltër pritet ta

“Suning” do të nxjerrë në shitje shumicën e aksioneve, një pjesë po i lakmon t’i marrë princi i kurorës saudite, Mohamad bin Salman, i cili ka shprehur interes

Kinezët po tentojnë të shesin Interin, por në një formë të çuditshme me bazë aksionesh. Një kompani amerikane duket e interesuar dhe ka hyrë në bisedime, por së fundmi, një nga njerëzit më të fuqishëm të Arabisë Saudite është në lojë për të qenë pjesëtar në aksionet e klubit. Kështu, Fondi Publik për Investime i Arabisë Saudite ka shfaqur interesim për të blerë aksione në Inter nga pronari kinez “Suning”. Grupi kinez është duke kërkuar të gjejë partnerë të përshtatshëm për Interin dhe sipas mediave italiane, familja Zhang është e gatshme t’i shesë shumicën e aksioneve në klubin italian. Fondi britanik BC Partners është i pari që ka shfaqur interesim për t’i blerë shumicën e aksioneve në Inter, por palët ende nuk kanë arritur marrëveshje rreth vlerës së tyre, me të parin që i ka ofruar 700 milionë euro. “Suning” dëshiron 1 miliard euro për t’i shitur shumicën e aksioneve. Sipas “Il Sole 24 orë”, tani janë futur edhe disa fonde të reja në garë për ta blerë klubin. Fondi Amerikan i Investimeve, Fortres, e ka bërë një ofertë fillestare tashmë për t’i blerë shumicën e aksioneve në klub. E sipas “La Gazzetta dello Sport”, Princi i Arabisë Saudite Mohamad bin Salman është i interesuar për të investuar në Inter dhe do të ishte i gatshëm t’i blinte një pakicë aksionesh përmes Fondit Publik për Investime të Arabisë Saudite. Problemi i borxheve të Interit dhe situata e paqartë shprehet dhe në raportet që ka klubi me klubet e tjera rreth marrëveshjeve të transferimit të lojtarëve. Mançester Junajtid ka kërkuar që Interi t’ia japë Lautaro Martinezin apo Milan Skriniarin si kompensim gjoja për një bonus që zikaltrit nuk ia kanë paguar në marrëveshjen për Romelu Lukakun, sipas mediave italiane. Lukaku iu bashkua Interit për 74 milionë euro nga Mançester Junajtid në verën e vitit 2019. Sipas gazetës italiane “Il Corriere dello Sport”, Interi nuk ia pagoi një bonus prej 5 milionë eurove Junajtid në marrëveshjen për transferimin e sulmuesit belg në Xhuzepe Meaca. E përditshmja italiane raporton se ujdia mes dy palëve kishte një klauzolë të caktuar që theksonte se Interi do të ishte borxhli i një shume të madhe parash, nëse dështon të paguajë një bonus. Për këtë arsye, Mançester Junajtid i ka kërkuar Interit t’ia japë Martinezin apo Skriniarin si kompensim për shumën e papaguar. Interi kishte telashe edhe ta paguante Real Madridin për blerjen e Akraf Hakimit, por palët ranë dakord që ta shtyjnë për 30 mars pjesën e parë të pagesës prej 10 milionë euro. Ndërkohë, zhvillime në klub ka plot. Kështu, Nikolo Barella duket se ka bindur drejtuesit e klubit të Interit me paraqitjet e tij. Futbollisti, i cili u transferua te zikaltrit në vitin 2019 nga Kaliari, do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës së drejtuar nga Konte për një kohë të gjatë. Krerët e Interit nuk dëshirojnë të ballafaqohen me surpriza të pakëndshme dhe për këtë kanë nisur menjëherë bisedimet për rinovimin e kontratës me 24-vjeçarin. Ish-mesfushori i Kaliarit me rinovimin e kontratës së re do të përfitojë një rritje të pagës nga 2.5 milionë që merr aktualisht në 4.5 milionë euro në sezon.