Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kjelini “thumbon” Konten: Le të shkojë tek Interi, nuk do të fitojë asgjë

Postuar: 25/05/2019 - 07:26

Juventusi dhe Interi kanë një rivalitet jo të zakonshëm në kampionatin italian, një rivalitet që i kapërcen kufijtë sportivë të Italisë. Janë prej klubeve gjigande të Europës dhe një trashëgimi të vyer në futboll. Dominimi i Juventusit në dekadën e fundit ka qenë mbresëlënës, me 8 tituj kampionë radhazi, duke shkruar një histori suksesi. Tani që sezoni është mbyllur dhe klubet po bëjnë llogaritë e tyre, duket se Interi është fare pranë zyrtarizimit të liderit të pankinës së tij. Bëhet fjalë për teknikun italian me përvojë Antonio Konte, ish-trajner kampion i Juventusit për disa vite. “Zonja” nuk e kthen më, kështu që Konte ka zgjedhur rivalin e saj, Interin. Por lojtarët bardhezi kanë ironizuar në maksimum një lëvizje të tillë. Kështu, kur mbetet për tu luajtur vetëm java e fundit e Serie A, Xhorxhio Kjelini si kapiten i Juventusit ka vendosur të bëjë bilancin e sezonit, duke prekur një sërë temash të rëndësishme sikundër është edhe ajo e teknikut të ri që do të ulet në stolin e klubit torinez, të ardhmen tij por edhe të Antonio Kontes. “Fillimisht dua të them se largimi i Alegrit erdhi në momentin e duhur, bëri një arritje të jashtëzakonshme ndoshta të papërsëritshme prandaj nuk do të çuditesha sikur pas disa vitesh ta shihja sërish në stolin e Juves. Por referuar të ardhmes mendoj, madje jam i bindur se kjo skuadër e madhe do të mirëpresë një trajner po të tillë, një trajner me shumë peshë. Një emër që i shkon për shtat këtij Juventusi fitues që do të vijojë serinë e triumfeve edhe në të ardhmen. Por nëse më pyesni se çfarë mendoj mbi alternativën Konte tek Inter, nuk do të ishte e lehtë ta shihja në stolin e zikaltërve. E kuptoj që bëhet fjalë për profesionistë por nëse shkon tek Interi edhe pse raporti im me të është i shkëlqyer do të uroja që të mos fitonte asgjë tek zikaltrit”, theksoi Kjelini. Mbrojtësi i “Zonjës së Vjetër” flet edhe për kapitullin Kristiano Ronaldo, për të cilin thur elozhe duke e etiketuar një entitet me fuqi të mbinatyrshme sikundër dhe për të ardhmen e tij. “Është një prej gurëvë themelorë të kësaj organike jo vetëm në fushën e blertë dhe ne dhomat e zhveshjes por edhe jashtë saj. Ronaldo është një profesionist dhe njeri i jashtëzakonshëm. Ndërkohë që për të ardhmen time do të thoja se tani në moshën 35-vjeçare mund të luaja edhe për një maksimumi dy vjet e më pas do të jetë koha për lamtumirën”, përfundoi Kjelini. E ndërsa ka replika me Konten për zgjedhjen e bërë, në kampion juventin po ndodh një largim i rëndësishëm. Borusia e Dortmundit ka shprehur interesim për sulmuesin Mario Mandzukiç. Lajmi është bërë i ditur të premten nga revista gjermane “Bild”. Mësohet se te Dortmundi e shohin Mandzukiçin si përforcim të duhur për repartin e sulmit në edicionin e ri. Për kartonin e tij, Dortmundi është i gatshëm t'i paguajë Juventusit dëmshpërblim prej 20 milionë eurosh. Sulmuesi 33-vjeçar, ka kontratë me Juventusin deri në verën e vitit 2021. Ai këtë edicion ka shënuar dhjetë gola dhe ka asistuar shtatë herë në 33 ndeshje në të gjitha garat. Mandzukiç është pjesë e Juventusit prej vitit 2015, kurse më herët ka luajtur për Atletiko Madrid, Bajernin, Volfsburgun dhe Dinamo e Zagrebit./Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/08/2019 - 17:03

Zyrtare klubi i Bayern Munich arrin marrëveshjen me Barcelonën për sulmuesin brazilian Philippe Coutinho.

Postuar: 17/08/2019 - 07:31

Trajneri i Realit të Madridit, Zinedin Zidane, ka bërë një hap prapa dhe i “lutet” su

Postuar: 17/08/2019 - 07:28

Merkato e verës po shkon drejt fundit dhe klubet e Superiores po nxitojnë të përmbushin objektiva

Postuar: 17/08/2019 - 07:26

Në sezonin e ri vetëm tri skuadra do të luftojnë për titullin.

Postuar: 16/08/2019 - 18:52

Eden Hazard nuk do të udhëtojë me Realin për transfertën me Celta Vigon në javën e parë të La Lig

Postuar: 16/08/2019 - 07:30

Mesi apo Ronaldo do ta fitojë “Topin e Artë”?