BREAKING NEWS

Mbaheshin prej kohësh nën kontroll, Policia i kap mat dy të rinjtë në Tiranë: U zbulua ‘Smart-i’ me kokainë!

Mbaheshin prej kohësh nën kontroll, Policia i kap mat dy të
x

Sport

Kjo nuk pritej! Jurgen Klopp “trondit” botën e futbollit

Kjo nuk pritej! Jurgen Klopp “trondit” botën e futbollit

Jurgen Klopp është një ndër trajnerët më të suksesshëm të Liverpoolit duke fituar mjaft që në momentin që u ul në atë pankinë.

Skuadra e tij e mbylli sezonin e vjetshëm me një rekord prej 97 pikësh duke e humbur në fund titullin kampion kundrejt Manchester City-t.

Së fundmi Liverpool fitoi Super Kupën e Europës, një përballje mes fitueses së Champions League dhe Europa League, por fill pas këtij triumfi Klopp ka bërë një deklaratë që ka tronditur jo pak ata që e duan futbollin e bukur.

Duke folur për Gianluca Di Marzio-n, e Sky Italia, Klopp është shprehur se nuk është çudi që ta lerë futbollin për një periudhë 2-3 vjeçare.

Kjo deklaratë ka ardhur papritur për të gjithë, në një kohë që ai është trajneri më i mirë për momentin.