Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Klarens Sejdorf turpërohet në Senegal, i vënë nofkën “Dështaku”

Postuar: 17/07/2019 - 07:21

Dy vite më parë, kur Xhani de Biazi dha dorëheqjen nga drejtimi i përfaqësueses së Shqipërisë, kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka pati në tavolinën e tij shumë emra si kandidatura potenciale dhe me një pjesë të mirë prej këtyre emrave të spikatur të futbollit u arrit të kontaktohej. Ishin emra si Inzagi, Donadoni, Panuçi etj, por në fund ai vendosi në favor të Panuçit, për shkak të lidhjeve të tij me teknikun e njohur Fabio Kapelo dhe seriozitetit që paraqiste kandidatura e Panuçit si mbrojtës legjendar i Milanit dhe shumë skuadrave të njohura në Itali dhe Europë. Por Panuçi dështoi. Një nga emrat që u lakua atëherë ishte dhe Klarens Sejdorf, i cili kishte një eksperiencë të shkurtër si trajner i Milanit. Një emër i madh i futbollit, por që duket se Duka ka bërë mirë që nuk e ka zgjedhur, pasi Sejdorf po dështon në të gjitha skuadrat që ka marrë përsipër t’i drejtojë. Së fundmi dështoi edhe në krye të një skuadre kombëtare, atë të Senegalit në Afrikë. Mësohet nga mediat italiane se Klarenc Sejdorf është shkarkuar si trajner i Kamerunit pas dështimit në Kupën e Kombeve të Afrikës. “Luanët e Pamposhtur” u eliminuan që fazën e 1/8-ave nga Nigeria. Ministri i Sportit i Kamerunit, Narcise Mouelle Kombi, deklaroi në televizionin shtetëror “CRTV” se Sejdorf nuk do të vazhdojë si trajner dhe se shkarkimi i tij do të ketë efekt të menjëhershëm, sepse “ai nuk është i aftë për këtë punë”. Në pengesën e parë serioze, Kameruni u eliminua me rezultatin 3-2 nga fqinjët nigerianë, pas një loje spektakolare, por me shumë defekte në mbrojtje. Emërimi i Sejdorf në krye të Kamerunit, me ndihmës holandezin tjetër, Patrik Klajvert, u konsiderua një surprizë. Ai zëvendësoi trajnerin belg, Hugo Bros, i cili e udhëhoqi Kamerun drejt lavdisë në Kupën e Kombeve të Afrikës në vitin 2017. Bros u largua pas zhgënjimit të skuadrës së tij në Kupën e Konfederatave po atë vit. Klarence Sejdorf, një ish-mesfushor i jashtëzakonshëm, por zhgënjen totalisht në karrierën e tij si trajner, të cilën e nisi me Milanin në vitin 2014, për të vijuar në periudha të shkurtra me Shenzhen në Kinë, Deportivo la Korunja në Spanjë e së fundmi në krye të Kamerunit. Kujtojmë edhe një herë që 43-vjeçari holandez me origjinë nga Surinami, ka qenë pranë marrëveshjes me presidentin e FSHF-së, Armand Duka, por kreu  qeverisë së futbollit shqiptar vendosi t’ia besonte drejtimin e kuqezinjve Panuçit, që gjithashtu rezultoi dështim. Sejdorf mund të kthehet në Itali, për të drejtuar ndonjë skuadër të ligës së dytë (Serie B), por pas këtij dështimi shanset që ai të marrë komandën e ndonjë skuadre cilësore e të njohur janë të pakta. Sidoqoftë, statuja që ka pasur si futbollist, një prej emrave më të spikatur të futbollit në 20 vjetët e fundit, i japin avantazhe të dukshme “Dështakut” Sejdorf.

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/10/2019 - 22:45

 France Football e plotësoi misionin e saj për ditën e sotme! Lista e shukurtuar e 30 emrave që do të luftojnë për Topin e Artë u publikua.

Postuar: 21/10/2019 - 15:21

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin ka konfirmuar vizitën e tij zyrtare në Tiranë për ndeshje

Postuar: 21/10/2019 - 13:11

Christiano Rolaldo është akuzuar pak kohë më parë nga një ish-modele për përdhunim.

Postuar: 20/10/2019 - 23:13

Elseid Hysaj insiston të largohet nga Napoli.

Postuar: 20/10/2019 - 07:54

Serie A luajti dje tri ndeshjet e para të javës së 8-të të saj, ku padyshim spikati fitorja e Nap

Postuar: 20/10/2019 - 07:53

Kategoria Superiore luajti dje ndeshjet e javës së 8-të të saj, ku padyshim kryedueli ishte ai i

Postuar: 20/10/2019 - 07:50

Shqipëria ka ende dy ndeshje për të luajtur në grupin H eliminator për Euro-2020, por nuk ka asnj