
Çështja “Gërdeci”, avokati Beqiri zbërthen lëvizjet e Shkëlzen Berishës: Ja zyrat ku hyri për të...

“Rama s’del në publik prej 4 ditësh”/ Gazetari ngre dyshime të forta: Ishte i ftuar edhe në një eveniment sportiv, por...

“Do bëj revolucion…”/ Avokati zbulon shifrën marramendëse: Ja sa miliona euro duhet të kthejë familja Berisha

“Jo vetëm Rama”/ Gazetari plas deklaratën e bujshme: McGonigal ka takuar edhe politikanë të tjerë, mes tyre edhe...

Luftë në kufi më Shqipërinë? Ish-kryeministri bullgar bën paralajmërimin e fortë dhe zbardh planin e presidentit rus: Putin po përgatit një konflikt të frikshëm në...

"Është një kërcënim global"/ Ngrihet alarmi: Një ngjarje katastrofike do të godasë botën në 2 vjet
“Ka surpriza”/ Gazetari plas deklaratën ‘bombë’: Rama nuk pritet më zyrtarisht në Shtëpinë e Bardhë

U prangosën për trafik droge mes Shqipërisë dhe Italisë, GJKKO konfirmon masat e sigurisë për 15 të arrestuarit. Zbardhet vendimi

Klasikja e futbollit shqiptar vishet bardheblu, Superkupa është e Tiranës

Shkruar nga Adriatik BALLA 8 Dhjetor 2022

Në kohën kur Botërori i Katarit ka një moment pushimi, si pasojë e mbylljes së raundit të 1/8 të finales, në Tiranë, pikërisht në stadiumin “Air Albania”, u luajt mbrëmë një nga duelet zyrtare më të rëndësishme të sezonit, finalja e Superkupës së Shqipërisë midis Tiranës dhe Vllaznisë, e cila përfundoi me fitoren e bardhebluve që e nisin kështu mbarë këtë edicion, pikërisht me një trofe. Klasikja e futbollit shqiptar vishet kështu bardheblu, por loja në tërësi ishte e barabartë dhe me pretendime nga të dyja skuadrat. Duhet thënë se fitimi i trofeut më shumë se vlera monetare dhe imazhin e klubeve, ka rëndësi për moralin e skuadrës fituese që tani ka një shans më shumë për të fituar të tre trofetë e sezonit.
Ndeshja
Bardheblutë mposhtin 3-2 me përmbysje Vllazninë në stadiumin “Air Albania”, duke siguruar trofeun e 12-të të Superkupës. Një fitore e madhe e të besuarve të trajnerit Orges Shehi, që reaguan si kampionë në dy momente të vështira. Edhe pse u ndëshkuan që në minutën e 7-të nga Esat Mala, kryeqytetasit arritën të shënonin dy gola, duke përmbysur rezultatin. Fantastik, i jashtëzakonshëm. Një perlë e vërtetë ajo që bëri Patrick në minutën e 39-të, me një gjysmëroveshatë që e kanë zili edhe emrat e mëdhenj të futbollit. Një gol me vlerë të jashtëzakonshme, që jo vetëm barazoi rezultatin, po u dha zemër dhe moral bardhebluve për pjesën e mbetur të ndeshjes. Golin e dytë, atë avantazhit të përkohshëm 2-1, e shënoi Florent Hasani në minutën e 53-të, duke e kaluar presionin në anën e kuqebluve, që pas shumë përpjekjesh ia dolën të barazonin në minutën e 86-të me një 11-metërsh të shënuar nga Latifi. Gjithsesi, në kohën shtesë, atëherë kur nuk kishte më kohë për të reaguar, Redon Xhixha ndëshkoi ekipin shkodran me golin e rezultatit përfundimtar 3-2, me Kupën që u ngrit nga bardheblutë.
Tirana, dominuese në librin e Superkupës
Superkupa e Shqipërisë si tekndeshje finale për trofe u krijua në vitin 1989-të, teksa përballeshin në një finale skuadra që fitonte titullin kampion dhe ajo që merrte trofeun e Kupës. Këtë edicion, si kurrë më parë në historinë e Superkupës, finalja nuk u zhvillua në gusht ose shtator, siç dhe është bërë rregullisht, por në dhjetor. Kjo është një e veçantë e aktivitetit për këtë sezon. Ndërkohë, mësohet se Federata Shqiptare e Futbollit nuk ka dhënë për fituesin këtë herë asnjë lek. Kjo tregon se veprimtarisë i ka rënë tërësisht vlera dhe në kushtet kur një ndeshje luhet sa për imazh dhe për detyrim, asaj i bie vlera vetvetiu, pasi skuadrat që shkojnë për të ndarë trofeun nuk kanë moralin e duhur për të luajtur në maksimumin e tyre. Keqardhje kur mendon se FSHF ka në objektivin e saj pikërisht motivimin e klubeve që arrijnë në këto nivele, si mundësi që të shpërblehen jo vetëm klubet si institucion, por edhe lojtarët që marrin pjesë. Ndërkohë, në fund ia vlen të theksohet se Tirana është klubi me më shumë trofe superkupash, plot 12 të tillë. Klubi bardheblu e ka fituar më shumë se kushdo tjetër, ndërsa është dhe rekordmene sa i takon kampionateve të fituara, plot 26 të tillë
Më të lexuarat


Redon Xhixha fiton “Topin e Artë” për vitin 2022, tek femrat e merr Megi Doçi

Rënia e nivelit të Superiores, Kosova 10 vende para Shqipërisë

Broja ndër 18 lojtarët më të shpejtë në botë, por këtë vit nuk i shërben Silvinjos

Portieri/ Diant Ramaj, shqiptari që doli zbulim i Eintraht Fraknkfurtit

Merkato/ Bersant Celina firmos për Stoke Sitin

Rrahmani: Napoli im super, tani i motivuar për të fituar titullin

Befasia/ Kampionati brazilian, numri një në ligat botërore

Merkato/ Valencia synon titullarin e Juventusit, Ruganin

Kejlor Navas nuk pranon stolin, do të largohet nga Paris San Zhermen

Messi shpallet lojtari më i mirë i vitit 2022, ja cilët janë futbollistët që vinë pas tij
