BREAKING NEWS

Shqipëria nuk gjen qetësi / Plas arma në Elbasan, ekzekutohet një person në makinë

Shqipëria nuk gjen qetësi / Plas arma në Elbasan, ekzekutohet
x

Sport

Klasikja e Shqipërisë, Bërdariç i Vllaznisë beson se presioni është tek Tirana

Klasikja e Shqipërisë, Bërdariç i Vllaznisë beson se

Java e 30-të e Kategorisë Superiore do të luhet ditën e sotme. Është një xhiro me peshë të rëndësishme në fatet e sezonit, pasi luhen disa ndeshje direkte, sikurse është ajo mes Partizanit he Laçit, Teutës dhe Kukësit, por kryesorja është padyshim klasikja shqiptare, ajo mes Tiranës dhe Vllaznisë, duel që mund të jetë përcaktues për fatet e sezonit sidomos për Tiranën, e cila është 7 pikë larg kreut. Një fitore do ta fusë në valle, por një humbje nga ana tjetër e nxjerr jashtë Europës.

Bërdariç beson tek trepikëshi

Trajneri Thomas Brdariç, në konferencën për shtyp në prag të derbit të Shqipërisë ndaj Tiranës, theksoi rëndësinë që ka kjo ndeshje për të qenë në garë për objektivin madhor. “Kemi ardhur në një fazë finale të këtij kampionati dhe çdo ndeshje ka rëndësinë e vet. Nesër luajmë ndaj një ekipi që do të na mposhtë, i ka cilësitë dhe ne duhet të jemi gati dhe të përballojmë çdo situatë të krijuar”, nënvizoi ai. Së pari ai foli për rivalitetin në kampionat. “Nuk është një kampionat i çuditshëm, por është i fortë dhe me garë. Janë shumë ekipe që mund të mundin çdo skuadër. Duhet të jemi të përgatitur. E dimë si duhet të luajmë kundër Tiranës. Do të shkojmë të marrim 100% të mundësive që do të na paraqiten”, theksoi ai. Më pas Bërdariç tha se Vllaznia nuk e pranon humbjen në këtë ndeshje, prandaj do të luftojë për fitoren. “Ne mendojmë pozitivisht. Mendoj se jemi në pozicion të mirë, por kemi ende shumë për të bërë. Nesër është një ndeshje e rëndësishme, mes dy skuadrave që do të luajnë fort. Luajmë jashtë dhe presioni është te kundërshtari. Nesër të gjithë presin spektakël. Të dyja skuadrat kanë cilësi dhe do të kërkojnë t’i shfaqin dhe të luajnë futboll. Synimi është të shënojmë, por duhet edhe të mos pësojmë. Duhet të vazhdojmë me punën e mirë dhe nëse e bëjmë do të ruajmë pozitat tona. Kjo ndeshje kërkon përqendrim maksimal. Në fund do të shohim se çfarë do të na japë ndeshja. Tirana ka me shume presion se ne ngaqë luan në fushën e saj, megjithatë ne do të bëjmë punën tonë”, nënvizoi më tejk tekniku i Vllaznisë. Në fund ai foli për ndryshimin e stadiumit nga ana e rivales, Tiranës. “Duhet ta pranojmë vendimin e Tiranës. Nuk ka rëndësi ku luajmë, ekipi im është përgatitur për këtë ndeshje dhe jemi gati. Do të shkojmë në këtë ndeshje me të gjithë lojtarët, me shumë energji. Duhet të vendos se kush do të luajnë, janë të shumtë ata që duan të aktivohen”, përfundoi trajneri i Vllaznisë së Shkodrës, Thomas Bërdariç.

Martini motivon Teutën: Ndaj Kukësit s’do të jetë e lehtë

Ndërkohë që vëmendjen e javës së 30-të e ka marrë klasikja midis Tiranës dhe Vllaznisë, edhe Teuta e Durrësit do të ketë një përballje të vështirë këtë mesjavë përballë Kukësit. Tekniku Edi Martini, trajneri i Teutës, u shpreh i bindur në suksesin ndaj Kukësit, pavarësisht se “Djemtë e Detit” vijnë pas humbjes së papritur me Tirana. “Kam besim para ndeshjes me Kukësin, që është shumë e rëndësishme për pikët. Rivali është ekip i mirë, ka lojtarë cilësorë dhe do të jetë një ndeshje e vështirë. Gjithsesi ne jemi të përgatitur, kemi punuar edhe psikologjikisht. Dy ditë kohë kishim, nuk mund të bësh gjëra të mëdha. Ne do bëjmë punën tonë, çdo gjë varet nga këmbët tona. E kam thënë edhe më parë që nuk na interesojnë rezultatet e rivalëve, janë shumë ndeshje në lojë. Duhet të shohim hapat tona”, theksoi Martini. Rotacioni: “Kur ke ndeshje të ngjeshura duhet të bësh rotacion, pasi ndihet lodhja. Të dy lojtarët, Gruda e Krasniqi, janë të rëndësishëm për ne. Kukësi, pa objektiva: “Nuk e bën më të lehtë. Ata kanë treguar që janë ekip i mirë, pavarësisht humbjes së fundit 4-0 me Partizanin. Nuk kanë stres dhe presion, ndaj nuk e shoh favor këtë gjë. Diferencën besoj se do e bëjë ana psikologjike.