BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Klasikja shqiptare do të luhet të shtunën, prova e trajnerit Dede nis nga Shkodra

Klasikja shqiptare do të luhet të shtunën, prova e trajnerit Dede

Kategoria Superiore do të rikthehet në fundjavë me ndeshjet e xhiros së tretë të saj, ku padyshim bie në sy Klasikja e futbollit shqiptar, Vllaznia-Tirana, takim që do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” të qytetit të Shkodrës. Do të jetë një nga duelet pikante të sezonit, pasi dihet rivaliteti midis dy skuadrave më të vjetra të kampionatit. Në Shkodër dëshirojnë të ruajnë ritmin e dy javëve të para në garë, ku Vllaznia është skuadra e vetme që ka marrë fitore të plota dhe mban kryesimin me 6 pikë, kurse Tirana, pas fitores me Kukësin në javën e parë, humbi duelin me Teutën në javën e dytë dhe për shkak të humbjes, por edhe eliminimit në Kupë përballë Korabit, shkarkoi trajnerin Emanuel Egbo, duke emëruar në krye të skuadrës teknikun Nevil Dede. E ndërsa kroati Bërdariç në krye të Vllaznisë synon fitoren e tretë, duket se për Tiranën kjo do të jetë një ndeshje shumë domethënëse. Kampionët në fuqi dëshirojnë të ruajnë staturën e tyre nga sezoni i kaluar dhe kanë nevojë për kalimin e situatës së vështirë. Por fusha në Shkodër nuk do të jetë e lehtë për ta. Për më tepër përballë një Vllaznie që këtë sezon e ka nisur me “marsh të pestë”.

Klasikja, prova e parë për trajnerin Dede

Java e 3 e Kategorisë Superiore do të luhet e gjitha në një ditë. Kështu, të shtunën e datës 21 nëntor, të gjitha skuadrat zbresin në fushë, ndërsa rezervohen disa sfida të spikatura. Sigurisht, vëmendja më e madhe shkon në Shkodër, atje ku luhet klasikja e Shqipërisë mes Vllaznisë dhe Tiranës. Kuqeblutë vijnë në një formë shumë të mirë duke fituar dy ndeshjet e para të kampionatit, ndërsa kanë shkëlqyer edhe në kupë. Ndërkohë, situata në kampin bardheblu është krejtësisht e ndryshme duke qenë se kryeqyetasit vijnë me një trajner të ri pas shkarkimit të Emanuel Egbo pas dështimit të skuadrës për t’u kualifikuar në Kupë, si dhe humbjes në kampionat me Teutën. Nevil Dede do të ketë mundësinë të zhvillojë të parën në stolin e Tiranës dhe kurioziteti mbetet i madh në mënyrën si do të paraqitet skuadra. Ndërkaq, një tjetër sfidë me shumë rivalitet është ajo mes Teutës dhe Kukësit. Durrsakët që pas dy ndeshjeve kanë grumbulluar katër pikë, janë një nga skuadrat favorite për triumfin final, ndërkohë që verilindorët po ashtu shihen si një nga ekipet që do të luftojë për titull edhe pse sezonin e kanë nisur shumë keq me dy humbje. Në këtë ndeshje pritet kthesa për të mos rënduar edhe më shumë pozitat e ekipit, apo edhe trajnerit Gega. Ndërkohë, Partizani pret në Elbasan, Laçin. Të kuqtë e Ilir Dajës pas humbjes në javën e parë me Kastriotin, fituan me Kukësin, ndërsa kurbinasit e kanë nisur me “frena dore” duke marrë dy barazime në dy ndeshjet e para. Ndërkaq, po të shtunën luhet edhe Bylis-Skënderbeu, e Kastrioti-Apolonia.

Luhatjet e skuadrave favorite

Me përjashtim të Teutës, e cila duket se ka qëndrueshmëri në lojën e saj, por edhe në rezultate, ekipet e tjera të mëdha që pretendojnë titullin po kalojnë një fazë ridimensionimi. Tirana kampione në fuqi ka pasur probleme si në lojë dhe në rezultat, e po ashtu Kukësi, që llogaritet si pretendent për titull por që ka probleme serioze. Verilindorët kanë humbur dy ndeshjet e javëve të para, duke vënë në pikëpyetje aftësinë e tyre për të fituar titullin këtë sezon. natyrisht, Kukësi e ka cilësinë e grupit, pavarësisht ndryshimeve që ka bërë në merkaton e verës. Trajneri Gega erdhi me entuziazëm në krye të grupit, por deri tani Kukësi ka zhgënjyer. Ka zhgënjyer edhe Partizani, megjithëse ishte e pritshme të mos ishte në kapacitetin e tij, pasi të kuqtë nuk u lejuan të bëjnë merkato si pasojë e ndëshkimit nga UEFA. Gjithsesi, skuadra e trajnerit Ilir Daja ka marrë një fitore e ka tri pikë, duke bërë një hap përpara. Skuadra tjetër pretendente për trofe është Laçi, me një grup të konsoliduar, por ka zhgënjyer me dy barazime në dy takimet e para. Pra, të gjithë pretendentët për titullin kanë shfaqur probleme në startin e kampionatit, kështu që pritet me interesa java e tretë.