BREAKING NEWS

Shqipëria nuk gjen qetësi / Plas arma në Elbasan, ekzekutohet një person në makinë

Shqipëria nuk gjen qetësi / Plas arma në Elbasan, ekzekutohet
x

Sport

Klop i sinqertë: Me këtë paraqitje Liverpuli s’e meriton të kapë zonën Champions në Premier League

Klop i sinqertë: Me këtë paraqitje Liverpuli s’e meriton

Trajneri gjerman i “Reds”-ave pranon se skuadra e tij rrezikon objektivat sezonalë dhe mund të mbetet jashtë Champions League edicionin tjetër

Premier League angleze luajti dje ndeshjet e radhës, që korrespondojnë me xhiron e 33-të të saj, ndërkohë që Mançester Siti është dukshëm në epërsi dhe pothuajse e ka garantuar titullin në kampionatin anglez, pasi, kur mbeten dhe 5 xhiro deri në fund, ka një epërsi prej 10 pikësh nga vendi i dytë që mbahet prej Mançester Junajtid. Ky i fundit barazoi dje me Lids Junajtid, duke e humbur shansin të afrohet më tej me kreun, kështu që praktikisht Siti po shkon drejt titullit kampion i pashqetësuar. Beteja në kampionatin anglez në këtë periudhë bëhet për zonën top-4, pozicione që sigurojnë pjesëmarrjen në Champions League. Për momentin këto pozicione i mbajtën dy Mançesterët, Leicesteri dhe Çelsi, por diferenca midis vendit të katërt që mbahet nga Çelsi me 58 pikë dhe vendit të tetë që mbahet nga Evertoni me 52 pikë është vetëm 6 pikë, kështu që gara është e hapur. Por surpriza e vërtetë e këtij edicioni duket të jetë Liverpuli, në sensin negativ, pasi skuadra e “Reds”-ave anglezë nuk është fare në top-4, por ndodhet në vend të 6-të me 54 pikë, duke rrezikuar kështu jo vetëm të mos përfshihet në zonën Champions, por mund të mbetet edhe jashtë Europa League. Këtë situatë aspak normale duket se e ka komentuar me ankth edhe vetë trajneri Jurgen Klop, i cili është treguar mjaft kritik ndaj grupit të lojtarëve të tij. kështu, vetëm 5 ditë pasi u ndal në barazim 1-1 në transfertën ndal Lids Junajtid, me një gol të pësuar në minutën e 87-të, Liverpul ngeci sërish, këtë herë në shtëpi ndaj Njukasëll, ku një gol i Uillock në minutën e 5-të shtesë u hoqi dy pikë nga duart. Trajneri i “The Reds”, Jurgen Klop nuk e fshehu zhgënjimin e tij për këtë rezultat dhe pranoi se skuadra e tij nuk bëri mjaftueshëm për të mposhtur kundërshtarin, duke u relaksuar pa u mbyllur ende ndeshja. “E nisëm shumë mirë ndeshjen dhe shënuam një gol të bukur, por më pas e ulëm ritmin dhe e mbajtëm gjallë kundërshtarin deri në fund. Ata shënuan një herë me Uilson, por u anulua për prekje me dorë dhe ne as këtë dhuratë nuk e shfrytëzuam dot. Duhej të kishim mbajtur topin dhe të kishim bërë kundërshtarin të vrapojë, por ulëm ritmin dhe në fund morëm vetëm një pikë, që ngjan si humbje”, u shpreh Klop. Me dy barazime radhazi, Liverpul ka komplikuar totalisht objektivin e mbetur në kampionat, që është renditja në katërshen e parë, për të siguruar një biletë për zonën Champions sezonin e ardhshëm. “Nëse vijojmë të luajmë kështu, atëherë jam i bindur që nuk e meritojmë të garojmë në Champions sezonin tjetër. Sigurisht që gjithçka është e komplikuar, por objektivat arrihen në fushë dhe ne po tregojmë se nuk jemi aq të fortë sa duhet për t’u pozicionuar në zonën Champions”, tha trajneri gjerman. Deri në fund mbeten dhe 5 xhiro, kështu që Liverpuli ka në dispozicion edhe 15 pikë, por varet sa do të jetë i aftë t’i fitojë të gjitha ato q1ë të mundësojë përfshirjen në top-4 të kampionatit anglez.