BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

Përfundon numërimi i votave, kush janë 6 gratë e zgjedhura anëtare të Kryesisë së PD-së

Përfundon numërimi i votave, kush janë 6 gratë e zgjedhura
x
BREAKING NEWS

Përfundon numërimi i votave për anëtarët e Kryesisë së PD-së, cili është kandidati më i votuar (Emri)

Përfundon numërimi i votave për anëtarët e
x
BREAKING NEWS

Tragjedia në Fushë Arrëz/ Zbardhen detaje të reja, si humbën jetën nëna me dy vajzat

Tragjedia në Fushë Arrëz/ Zbardhen detaje të reja, si
x
BREAKING NEWS

Ngjarja e rëndë/ Bien në kontakt me energjinë elektrike, vdes nëna me dy vajzat (Emrat)

Ngjarja e rëndë/ Bien në kontakt me energjinë elektrike,
x
BREAKING NEWS

Tragjedi në Fushë Arrëz/ Bie në kontakt me energjinë elektrike, vdes nëna me dy vajzat

Tragjedi në Fushë Arrëz/ Bie në kontakt me energjinë
x
BREAKING NEWS

Ndarja nga jeta e ish-Presidentit Nishani, Ambasada amerikane shpreh ngushëllimet: Kontributi i tij për PD, zhvillimin e Shqipërisë dhe marrëdhëniet SHBA-Shqipëri do të mbahen mend

Ndarja nga jeta e ish-Presidentit Nishani, Ambasada amerikane shpreh
x
BREAKING NEWS

Publikohen pamjet/ U bllokua për 12 orë në humnerë, ja momenti kur KFOR-i dhe ekipi RENEA-s shpëtojnë oficerin (Video)

Publikohen pamjet/ U bllokua për 12 orë në humnerë, ja
x

Sport

Klop ironizon Konten: Totenhemi ekip i shkëlqyer, por unë nuk i mësoj lojtarët e mi të luajnë në atë mënyrë

Klop ironizon Konten: Totenhemi ekip i shkëlqyer, por unë nuk i

Premier League angleze po dhuron spektakël të pazakontë në xhirot e fundit të saj, për shkak të rivalitetit të madh midis Mançester Sitit të vendit të parë dhe Liverpulit të vendit të dytë. Në fakt kjo javë rezultoi pothuajse përcaktuese, pasi Liverpuli u ndal nga Totenhemi dhe Siti fitoi dje me Njukasëllin, duke bërë që diferenca të shkojë në tri pikë. E megjithatë, gara është e hapur. Ndërkohë, Trajneri Jurgen Klop, pas barazimit të skuadrës së tij nuk i kurseu shigjetat dhe ironitë ndaj rivalit të Totenhemit, Antonio Konte, duke thënë se futbolli i tij ta shpifte. Në fakt, Totenhem dhe Antonio Konte e frenuan Liverpulin në një barazim 1-1 në “Anfield”. Skuadra e Jurgen Klop humbi dy pikë të rëndësishme për objektivin titull, por trajneri ndihet krenar për paraqitjen e djemve të tij. “Jam i kënaqur me lojën e ekipit, ndihem krenar për mentalitetin dhe kurajon e djemve të mi ndaj një kundërshtari tepër të mirë dhe në formë. Mëkat për golin që pësuam, por duhet të ruanim qetësinë dhe të shtonim presionin ndaj kundërshtarit. E bëmë, dhe ia dolëm të barazojmë. Padyshim që nuk ishte rezultati që donim, por performanca ishte ajo që doja, kështu që nga ky këndvështrim është gjithçka në rregull”, deklaroi gjermani, i cili u ndal edhe te homologu italian. “Është tepër e vështirë të luash kundër një kundërshtari me lojtarë të klasit botëror dhe një trajner të klasit botëror. Totenhem është një ekip i madh, por ata menduan vetëm të mbroheshin. Stili i futbollit të Kontes nuk më pëlqen, por ky është vetëm mendimi im personal. Totenhem është një ekip i shkëlqyer, por duhet të jenë më shumë aktivë në fushë. Ata mbajtën topin nga 30-36% kundër një ekip si Liverpuli. Unë nuk do të zgjidhja kurrë të luaja në këtë mënyrë, nuk do dija as t’ua mësoja lojtarëve të mi një futboll të tillë”, deklaroi Klop. Ndërkohë, Klop është i preokupuar që lojtarët kryesorë të skuadrës të rinovojnë kontratat e tyre me klubin. Liverpuli është duke planifikuar që t’i ofrojë kontratë të re Zhoe Gomezit. Anglezi nuk po ka hapësira të mëdha në formacionin e Jurgen Klopit, por klubi besohet se nuk e dëshiron largimin e tij. Sipas “LiverpoolEcho”, Klop dëshiron që të mbajë Gomezin në skuadër, teksa Liverpuli po përgatit një kontratë të re për të. Kontrata aktuale e 24-vjeçarit me “Të Kuqtë” skadon më 30 qershor 2024. Fulham dhe Totenhem Hotspur raportohet se janë klubet e interesuara për shërbimet e ish-mbrojtësit të Çarltonit.