
SPAK rrëzon Fatmir Mediun, bie kërkesa për 90 dëshmitarët e mbrojtjes, GJKKO thërret Shkëlzen Berishën dhe 71 dëshmitarë të akuzës për aferën e “Gërdecit”

Hyn në skenë njeriu i amerikanëve që do fundosë Shkëlzen Berishën, ja çfarë pritet të thotë dëshmitari “kyç” i tragjedisë së Gërdecit

SPAK nuk i ndahet Saimir Tahirit, ish-ministrit i merret nën hetim pasuria pas sinjaleve të shërbimeve të huaja

Dosjet e SPAK për përgjimet në “EncroChat” dhe “Sky” me kriminelët, Balla paralajmëron "tërmet" në Policinë e Shtetit

Shkalafitet çeta anti-amerikane Berisha-Bardhi, bie numri i pjesëmarrjes të deputetëve, nis dezertimi nga aksioni politik i ish-sekretarit të Përgjithshëm të PD

Edi Rama merr udhëzime nga Vuçiç për situatën në veri të Kosovës, ja dokumenti që zbërthen prapaskenat e bujshme

OLAF do të vijojë hetimet për fondet nga IPARD II; Nuk programohen disbursime nga programi deri në 2025

Tradhtari Edi Rama përballë heroit Albin Kurti si Esat Pashë Toptani përballë Ismail Qemalit

Klop kandidaturë për të marrë Gjermaninë, Liverpul i gjen pasuesin

Shkruar nga SOT.COM.AL 13 Shtator 2023

Liverpuli ka nisur të dyshojë se trajneri Jurgen Klop është në bisedime me federatën gjermane për të zëvendësuar Hansi Flik të shkarkuar pak ditë më parë. në fakt, gjermanët duan fort që trajneri i përfaqësueses së tyre të jetë një gjerman ndaj kanë lakuar emrin e Klopit. Ndërkohë, mediet britanike raportojnë se trajneri që duket se ka profilin ideal për të marrë drejtimin e “The Reds” është kreu i stolit të Bajer Leverkusen, Ksabi Alonso. Trajneri spanjoll ka përfshirë një opsion në kontratën e tij me klubin e Bundesligës, i cili i lejon atij të ndërpresë marrëveshjen në çdo moment në rast të një telefonate nga “Anfield”. Me kontratë me Liverpul që zgjat deri në vitin 2026, Klop mbetet zgjedhja e parë e drejtuesve gjermanë, por për momentin rikthimi i tij në Gjermani duket shumë i pamundur, jo vetëm për arsye rreptësisht ekonomike. Vetë trajneri gjerman nuk duket i gatshëm të pranojë drejtimin e kombëtares së tij, duke u larguar nga Liverpul gjatë sezonit aktual, skuadër të cilën e drejton që nga viti 2015 dhe me të cilin sapo është kthyer nga një sezon i pasuksesshëm, që e la jashtë zonës së Champions League. Ndërkohë, drejtori sportiv i kombëtares gjermane, Rudi Fëler, theksoi se zgjedhja e trajnerit të ri do të vijë brenda tri javësh. “Tekniku vendës do të ishte i përkryer, marrë në konsideratë që do të luajmë Europianin përballë publikut tonë. Detyra kryesore jona është gjetja e trajnerit sa më shpejt. E shumta në harkun e tri javëve do të jetë e përfunduar si çështje. Ndryshimi i frymës mbetet jetik, sigurisht që kemi diskutuar disa emra”, theksoi Fëler. Më tej ai analizoi largimin e Fikut, ku tha se i kishte dhënë shumë mbështetje por rezultatet e fundit e bënin të domosdoshme ndryshimin në pankinën e Gjermanisë. “Të gjithë e dimë se detyra ime kryesore sapo mora postin e drejtorit sportiv përkon me mbështetjen e Flikut dhe kështu bëra, madje deri në orët e fundit para shkarkimit. Dështimi në Kupën e Botës mendoja se do të na shërbente si mësim i mirë në vazhdimësi, por rezultatet sërish munguan. Dukej sikur asgjë nuk funksiononte. Gjithsesi, respekti për Hansin nuk mbetet pas. Ai është një ‘top’ trajner tashmë, i uroj suksese në detyrat e tjera profesionale”, nënvizoi më tej Fëler. Madje, ish-sulmuesi i Gjermanisë 30 e kusur vite më parë, fitues i Botërorit Italia 1990, foli për ekipin më të mirë në Europë. “Francezët janë kombëtarja më e mirë në Europë për momentin, nuk kam asnjë diskutim. Shpejtësia e anësorëve në ekipin e Deshampit është e pabesueshme, pra do të jenë rrezik konstant”, përfundoi Fëler.
Më të lexuarat


Rikthimi i madh/ Broja gati për Kombëtaren, ja kur vjen në Shqipëri

Futbolli rikthehet në “shtëpi”, ja ku do të organizohet Euro 2028

Befasuese, Inter Miami pranon se Mesi do ta mbyllë karrierën tek Barcelona

Laçi turpëron Tiranën në kryeqytet, fitorja e kurbinasve vjen nga ish-i bardheblu Josa

Agron Haxhihyseni: Me peshëngritjen s’merrem më kurrë, në Shqipëri federata e shtangës nuk ka integritet

Inter-Benfika/ Ndizet sfida, regjistrohen 2 raste të arta shënimi në pak minuta

Frikë nga tërmeti në Napoli para duelit me Realin, ekspertët kontrollojnë stadiumin

Ibrahimovic feston sot ditëlindjen, ja dhurata me shumën marramendëse që i bëri vetes

Rikthehet Maratona e Tiranës

U zgjodh zv. president i UEFA, flet për herë të parë Armand Duka
