BREAKING NEWS

‘Koha nuk pret’, Jozefina Topalli prezanton “Lëvizjen për Ndryshim”: Ka vetëm dy mundësi në jetë!

‘Koha nuk pret’, Jozefina Topalli prezanton “Lëvizjen
x

Sport

Klop: Kur të largohem nga Liverpuli nuk do të zgjedh ekip tjetër, preferoj të pushoj

Klop: Kur të largohem nga Liverpuli nuk do të zgjedh ekip tjetër,

Një nga trajnerët më të mirë të dekadës së fundit është padyshim Jurgen Klop. Pasi shkëlqeu me Dortmundin, duke rivalizuar me sukses ndaj Bajernit të Mynihut dhe duke bërë spektakël me verdhezinjtë në Champi9ons dhe Bundesligën gjermane, para pesë vjetësh ai nënshkroi kontratë me Liverpulin, duke vënë në jetë një projekt të madh që e finalizoi me sukses dy vitet e fundit, vjet duke fituar UEFA Champions League dhe këtë edicion duke fituar titullin kampion të Anglisë. Klop shihet si një trajner revolucionar, me skemat e tij taktike unike të mbrojtjes e kundërsulmit, gërshetuar me elementë të futbollit total e tepër pak “tiki-taka” që kishte shpikur Guardiola. Jurgen Klop i ka premtuar Liverpulit se nuk do ta marrë drejtimin e asnjë klubi në botë menjëherë pasi të largohet nga “Anfield”. Trajneri gjerman Jurgen Klop ka thënë se do ta marrë një vit pushim kur t’i vijë fundi kohës së tij në Liverpul. Klop, i cili u emërua trajner i të kuqve më 2015, kishte deklaruar në të kaluarën se më 2022 do ta merrte një pushim nga futbolli, por në dhjetor të vitit të kaluar ai u pajtua ta zgjatë kontratën me Liverpulin deri më 2024. 53-vjeçari është i gatshëm të qëndrojë në Liverpul edhe pasi t’i mbarojë kontrata por këmbëngul se, pavarësisht se çfarë ndodh, ai nuk do të ngutet për ta pranuar menjëherë një punë tjetër kur të largohet nga Mersejside. “I kam edhe katër vjet në kontratë dhe katër vjet duken si të përjetshme në futboll. Shumë gjëra mund të ndodhin gjatë kësaj kohe. Nëse nuk e ripërtërij kontratën pas katër vjetëve, do të shkoj në pushim”, tha Klop. “Kur të largohem nga Liverpuli, nuk do ta pranojë asnjë punë të nesërmen. Këtë e them me siguri. Do ta marr një vit pushim pasi të largohem nga Liverpuli”, shtoi ai. Ndërkohë, Liverpuli, edhe pse është një skuadër e kompletuar, me lojtarë shumë cilësorë dhe pretendente për titullin në Angli, ka nisur të bëjë projektet e veta në merkato, ku trajneri Jurgen Klop i ka hedhur sytë në Gjer,mani, tek disa lojtarë të Bajernit të Mynihut. Sikurse shkruajnë mediat sportive angleze, Liverpul nuk heq dorë nga Thiago Alkantara, i cili vazhdon të jetë dëshira kryesore e trajnerit Jurgen Klop. Edhe pse lojtari ka shprehur dëshirën për të qëndruar te bavarezët gjasat që ai të largohet në këtë merkato janë të mëdha. Mesfushorit spanjoll i përfundon kontrata me kampionët e Evropës në fund të sezonit të ardhshëm dhe gjermanët do detyrohen ta shesin nëse nuk vjen rinovimi, pasi nuk mund ta humbasin 29-vjeçarin me parametra zero. Liverpul dhe Mançester Junajtid janë në garë për Thiagon, me kampionët e Anglisë në “pole”. Mediat spanjolle raportojnë se lojtari do të kalojë në “Anfield” ditët e fundit të merkatos. Jurgen Klop e do në skuadër dhe Liverpul po përgatit ofertën finale për klubin bavarez, ofertë që mund të variojë nga 40 deri në 50 milionë euro. Mbetet të shihet vendimi përfundimtar që do të marrë lojtari, por shanset janë të mëdha që Alkantara të përfundojë pikërisht në “Anfield”, nën urdhrat e trajnerit Jurgen Klop.