BREAKING NEWS

Tubimi i 2 Marsit/ Spartak Ngjela paralajmëron Ilir Metën, zbulon kush do ta dënojë rëndë presidnetin

Tubimi i 2 Marsit/ Spartak Ngjela paralajmëron Ilir Metën, zbulon kush
x

Sport

Klop: Liverpuli nuk ka siguruar asgjë deri tani, por 6 humbje radhazi s’mund të ndodhin

Klop: Liverpuli nuk ka siguruar asgjë deri tani, por 6 humbje radhazi

Liverpuli siguroi fitoren e 22-të sezonale, nga 23 takime të zhvilluara gjithsej në Premier League, duke ruajtur distancën prej 16 pikësh me Mançester Sitin e vendin të dytë, pa harruar faktin që ka një ndeshje më shumë për të zhvilluar. “The Reds” mund të humbin 6 ndeshje deri në fund e sërish do të shpalleshin kampionë të Anglisë, por trajneri Jurgen Klop ka një përgjigje të fortë për të gjithë ata që mendojnë se gjithçka është mbyllur. “Më vjen për të vjellë kur dëgjoj se ne mund të humbim 6 ndeshje. Titulli fitohet atëherë kur gara mbyllet, jo më parë”, theksoi ai. Në stadiumin “Molineux” Xhordan Henderson i dha epërsinë Liverpulit para se Raul Jimenez të barazonte pas pushimit. E ndërsa Uolves po bënte presion për ta fituar takimin, Roberto Firmino realizoi golin që u dha tri pikët e radhës “The Reds”. “Ne nuk ishim të përsosur, por reaguam në mënyrë të përsosur. Djemtë dinë të luftojnë në situata të vështira, kjo është ajo që ne bëmë përsëri”, nënvizoi Klop. Pas ndeshjes, Virgjil van Dijk shtoi se gjithashtu se Liverpulit iu desh të luftonte shumë për të marrë tri pikë të shkëlqyera. Festa e Liverpulit u prish disi nga dëmtimi i Sadio Manesë në pjesën e parë. Klop shpjegoi se sulmuesi “ndjeu një shtrëngim” dhe se “do të duhet të presim derisa ta dimë masën e problemit”.

Guardiola: Liverpuli mund ta shkruajë historinë

Trajneri rival i Klopit, Pep Guardiola i Mançester Sitit, e pranon se ai mund t’i humbë të gjitha rekordet që ka thyer dhe emrin që ka shkruar në librat e historisë së Premier League, për shkak të formës së jashtëzakonshme të Liverpulit. Rekordi më i madh ndonjëherë është ai i sezoni 2017/18, kur Mançester Siti e fitoi titullin me 100 pikë, arritje historike – dhe që brenda dy viteve mund të thyhet sërish pasi Liverpuli veçse ka grumbulluar 67 pikë, derisa kanë mbetur edhe 15 xhiro në Premierligë, 45 pikë në lojë. Rekordi tjetër që Liverpuli e synon, është ai i Arsenalit në sezonin 2003/04, që kishte përfunduar edicionin pa humbje, kur kanë kaluar 23 xhiro këtë sezon – Liverpuli ende s’di për humbje. Ekipi i Klop synon titullin pas 30 viteve dhe është rrugës për ta arritur atë tashme me shumë rekorde mbi supe, pasi ka shkuar 23 ndeshje pa humbje, 22 fitore dhe një barazim, diçka që se kishin arritur askush pas 23 ndeshjeve të para në Angli. Dhe po, Pep Guardiola i Mançester Siti, beson dhe mendon se ky Liverpul, mund ta rishkruajë historinë. “Po, mund të ndodhë, rekordet janë për t’u thyer. Ne e thyem atë rekord (arritjen e 100 pikëve), dikush thoshte se s’mund t’ia dalim dhe herët apo vonë do të thyet sërish. Historia flet qartë për këtë. Nuk është e lehtë ta mposhtësh Liverpulin, ata kanë gjetur një mënyrë për t’i fituar ndeshjet”, tha Guardiola, kur u pyet nëse Liverpuli do të bëjë më mirë se Siti i tij dhe do të kalojë 100 pikë sezonin 2019/20./Adriatik BALLA