BREAKING NEWS

Mjekësia shqiptare në zi! Ndërron jetë në moshë të re doktoresha e njohur (Emri)

Mjekësia shqiptare në zi! Ndërron jetë në moshë
x

Sport

Klop: Një ditë mund të drejtoj Gjermaninë, por në këtë moment mendoj vetëm për Liverpulin

Klop: Një ditë mund të drejtoj Gjermaninë, por në

Tekniku i njohur gjerman nuk e përjashton mundësinë që të marrë “Manshaft”-in më vonë, por aktualisht është i fokusuar vetëm tek “Reds”-at anglezë

Ai është padyshim një prej trajnerëve më të mirë të futbollit në Europë, dëshmuar me skemat e shkëlqyera taktike që aplikon dhe njëherësh motivimin e pazakontë të skuadrave që drejton. Gjermani Jurgen Klop po korr suksese të mëdha edhe në Angli, me Liverpulin, por duket se një karrierë akoma më e madhe e pret në vijim. Kështu, referuar medieve gjermane dhe angleze, Jurgen Klop shikohet nga tifozët gjermanë si pasuesi ideal i Joakim Lëvit në stolin e Gjermanisë, madje fansat kërkojnë shkarkimin e menjëhershëm të teknikut aktual dhe emërimin në stol të trajnerit të Liverpul. Por për momentin një lëvizje e tillë duket e pamundur dhe diçka të tillë e ka konfirmuar edhe njëherë tjetër Jurgen Klop, i cili në një intervistë ka nënvizuar se është shumë i lumtur te Liverpuli dhe dëshiron të vazhdojë punën me “The Reds”. “Mendoj se kjo është një nga pyetjet që i jam përgjigjur më shpesh në jetën time. Në të ardhmen mbase, por jo tani. Nuk kam kohë, pasi e kam një punë, e cila është mjaft intensive. Nuk jam i sigurt nëse dikush më ka kërkuar, por nëse ata nuk e dinë unë jam trajneri i Liverpul. Edhe pse nuk po kalojmë një moment të mirë sërish më pëlqen që jam këtu. Nuk po kërkoj për një sfidë të re, pasi kam mjaft këtu”, u shpreh tekniku gjerman. Klop shkëputi një mendim edhe për rinovimin e Pep Guardiolës me Mançester Sitit, rinovim që ka lidhje me qëndrimin e gjatë të gjermanit te Liverpul. “Guardiola? Ju mendoni se ai nënshkroi një kontratë të re për shkakun tim? Më pëlqen! Jam i lumtur që Pep rinovoi, por kam frikë se nuk do të jetë një përballje mes nesh dhe për shumë kohë. Ndërkohë Lampard dhe Çelsi po formojnë një ekip të bukur si dhe Junajtid nuk do të qëndrojnë për shumë kohë aty ku janë. Edhe Arsenal po bën të njëjtën gjë, por këtë vit është Totenhem shumë i rrezikshëm. Leicester është gjithmonë aty si dhe Uolves po tregojnë karakter. Shikoj shumë rivalitet dhe të gjithë janë një kërcënim për ne”, nënvizoi më tej Klop. Ndërkohë, ai ka komentuar edhe një çështje tjetër që është e mprehtë në futbollin europian pas rënies së pandemisë së koronavirusit, atë të 5 zëvendësimeve. Sipas “Reuters”, Klop ka bërë thirrje për t’u aplikuar rregulli i pesë zëvendësimeve në vend të tri, pasi orari i ngarkuar ka çuar te lodhja dhe lëndimet e lojtarëve. Ndërsa top-ligat nëpër Evropë kanë shfrytëzuar opsionin e mundësia për të lejuar pesë zëvendësime për skuadër në ndeshje, mundësi e ofruar shkaku i ndikimit të pandemisë, Premier League ka vendosur të qëndrojë me opsionin e tri zëvendësimeve. Liverpuli ka pasur shumë probleme me lëndime dhe orari i Premier League zakonisht është shumë i ngarkuar, veçanërisht gjatë fundvitit. Klop u ka bërë thirrje krerëve të Premier League që të bëjnë ndryshimin dhe të mendojnë për mirëqenien e lojtarëve. “Fal Zotit kemi pasur një takim të trajnerëve dhe po të mund të votonim atë ditë, atëherë do të ishte 15:5 në favor të pesë zëvendësimeve. Por nuk mundëm të votonim, pasi trajnerët nuk janë të lejuar të bëjnë këtë, por është kthyer nga 11:9 në favor të tri zëvendësimeve në 15:5 në favor të pesë zëvendësimeve. Tash, shpresoj, që ata që marrin vendimet të bëjnë hapin e radhës”, tha në fund Klop.