
A do bashkëpunosh me Sali Berishën? Ilir Meta thyen heshtjen dhe tregon çfarë pritet

Gazetari i njohur kontaktohet LIVE në emision nga Florenc Çapja, ja çfarë i thotë për Nuredin Dumanin

“Ata që s’janë kapur janë emrat më sinjikativët”, Artan Hoxha zbulon detaje nga operacioni i SPAK: Bosët e krimit me buxhet të madh, kanë informator brenda sistemit në polici dhe...

E kanë vrarë?! Artan Hoxha plas “BOMBËN”: Nuk besoj se do kemi më mundësi të shikojmë Talo Çelën

Artan Hoxha tregon emrin e personit që do të ekzekutohej nga Nuredin Dumani ditën që u plagos: Nuk kemi pse ta mbajmë më të fshehtë

“Në dhomë ndodhej gruaja dhe dy fëmijë të vegjël”, Dumani rrëfen grabitjen e dështuar në shtëpinë e Talo Çelës: Shkuam për 500 mijë euro por morëm vetëm...

Klodiana Lala zbulon se çfarë përfiton Nuredin Dumani pas dëshmive që tronditën botën e krimit: Kjo është vetëm një pikënisje

SPAK zbulon krahun e djathtë të Nuredin Dumanit, kryenin krime bashkë (Emri)

Klubet me fanellat më të shitura, prin Bajerni i Mynihut, ndjekin Reali dhe Liverpuli

Shkruar nga Adriatik BALLA 29 Janar 2022

Imazhi i klubeve shet shumë dhe këtë e kanë kuptuar të gjithë, prandaj klubet më të mëdha europiane nuk stepen dhe nuk kursehen për të bërë shpenzime të mëdha për të afruar lojtarë me emër dhe për të rritur kuotat e tyre në treg dhe në rivalitetin për trofetë madhorë, pasi ky lloj investimi jep fryte më pas në një dimension ekonomik që lidhet me reklamimin. Natyrisht, në reklamim një lloj peshe të rëndësishme kanë emrat e lojtarëve, prandaj kur janë në treg Lionel Mesi e Kristiano Ronaldo qarkullon para e madhe dhe klubet nuk kursehen për të paguar për ta. Ronaldo këtë sezon u bë pjesë e Mançester Junajtid, kurse Lionel Mesi firmosi një kontratë dyvjeçare me të drejtë rinovimi dhe për një vit me Paris San Zhermen, por këto dy klube, ironikisht nuk shesin më shumë fanella në treg. Natyrisht që shesin shumë dhe u është rritur interesi e janë rritur shitjet, por jo deri në atë pikë sa të bëhen klubet me më shumë fanella të shitura. Përkundrazi, Bajerni i Mynihut, që nuk i ka pasur këta dy lojtarë në mesin e tij, është sot për sot klubi që shet më shumë fanella, plot 3.25 milionë fanella, duke zënë vendin e parë. natyrisht, gjermanët kanë një kontigjent të mirë, por këtu ka luajtur rol fakti se klubi i ka fansat besnikë pavarësisht emrave dhe lojtarët që ka në gjirin e vet i qëndrojnë besnikë klubit pra kanë jetëgjatësi me këtë fanellë dhe kështu ritet lidhja e fansave me skuadrën. Në vendin e dytë qëndron reali i Madridit. Dihet ë klubi mbretëror spanjoll ka një popullaritet të madh për shkak të investimeve të tij, por edhe sukseseve të shumta në UEFA Champions League, ku “Los Blancos” kanë fituar plot 13 trofe të tillë, si askush tjetër. Duhet thënë se Reali shet diçka më shumë se 3 milionë fanella. Ndërkohë, në vend të tretë renditet Liverpuli, me 1.5 milionë fanella të shitura, shumë e madhe kjo për klubet angleze ku ka një rivalitet të shprehur. Duhet thënë se përveç Bajernit, në top-10 ekipet me fanellat më të shitura nga gjermanet është dhe Borusia e Dortmundit, që shet 1.22 milionë fanella. Në top-10 është dhe Paris San Zhermen, e cila ka Mesin, Nejmarin dhe Mbapenë, pothuajse tre lojtarët më të mirë në botë, por nuk është në nivelin e skuadrave të tjera kryesore që i kanë të garantuara shitjen e fanellave për shkak të numrit të madh të mbështetësve në mbarë botën. Duhet thënë së fundmi se të gjitha statistikat mbi shitjet e fanellave të klubeve janë dhënë nga “FIFA Euromerica Sport Marketing”.
Më të lexuarat


Humbje e madhe! U aksidentua me motor, ndahet nga jeta ish-kampioni i botës (EMRI+FOTO)

Me kë e ka? "Më kanë fshehur jetën sepse...", Fjolla Morina shpërthen e revoltuar: Duhet të kisha 4 duar t'i kapja me...

Strakosha në “radarët” e Fulhamit, Broja do të kthehet tek Çelsi

Rama për “Tuttosport”: Kemi një nga stadiumet më të bukur në Europë, mund të presim edhe Champions

Mourinho habit me deklaratën: Finalja e Tiranës, më e rëndësishmja e karrierës sime

Broja i thotë lamtumirë Sauthemptonit, trajneri gjerman vendos për të ardhmen e sulmuesit shqiptar

Tragjedi në fushën e blertë, ndërron jetë futbollisti i njohur

Çfarë ndodhi? Olti Curri nxjerr blof Olsa Muhametin, i publikon pamjet: Në një ekran kombëtar

Mesi në Inter Majemi nga viti 2023, do blejë 35% të aksioneve të klubit

Teuta u beson “ekuacioneve” për pjesëmarrje në Europë, Tirana frikë nga largimet
