
“Kukësi si Londra e vogël”/ Media britanike japin alarmin: Cilat janë 9 bandat që po trafikojnë shqiptarët, reklamojnë shërbimet e tyre edhe në TikTok

E rëndë në Tiranë, gjendet i pajetë një 35-vjeçar, dyshimet e para

EMRI/ Ndoqi klientin me thikë në rrugë pasi u ankua për faturën, identifikohet pronari i restorantit, policia e shpall në kërkim

Shpallja non-grata e gazetares ruse, reagon Grenell dhe paralajmëron Sveçlën: Precedent i tmerrshëm, zyrtarë të Kosovës mund ta pësojnë në të ardhmen

Procesi i Zajednicës në Kosovë/ “Turp historik dhe krim tradhtie kombëtare, antishqiptarizmi i bashkuar me korrupsionin e lartë shtetëror në Tiranë”, Spartak Ngjela bën paralajmërimin e fortë: Prisni dhe shikoni...

Iku i nxehti afrikan?! Shi, rrufe dhe ulje temperaturash! Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

“1 javë pasi i thashë Metës këtë, mua Berisha më arrestoi”, Idajet Beqiri nxjerr prapaskenat dhe ngre dyshimet e forta

Klubet që luajnë në garat e UEFA-s kanë më shumë afrime se largime, duke dëshmuar ambicie

Shkruar nga Adriatik BALLA 27 Qershor 2022

Klubet e Superiores vijojnë lëvizjet, Vllaznia më aktivja e qershorit
Kategoria Superiore po mendon për sezonin e ri dhe klubet i kanë nisur lëvizjet tashmë. Disa skuadra kanë bërë afrime cilësore dhe duan që këtë periudhë ta mbyllin sa më parë me blerje cilësore, por ka dhe ekipe që nuk e kanë gjetur veten dhe kanë plot mangësi në treg, duke mos gjetur elementët e përshtatshëm. Kuptohet, prurjet më cilësore i bëjnë klubet që kanë gjendjen financiare më të mirë dhe këtu diferencën e bëjnë ata klube që luajnë në Europë në sezonin e ri. Pra, Tirana, Partizani, Vllaznia dhe Laçi bëjnë goditje të studiuara, pra cilësore, me shpresën se do të lënë gjurmë në fazën kualifikuese të kompeticioneve të UEFA-s. Duhet thënë se “Abissnet Superiore” uli siparin me Tiranën kampione dhe Vllazninë fituese të Kupës së Shqipërisë, teksa tashëm skuadrat kanë padyshim vëmendjen te merkatoja dhe 4 prej tyre edhe në eliminatoret e Kupave të Europës. Më poshtë jepen disa lëvizje që ka bërë Vllaznia e Shkodrës, një klub që do të luajë direkt në turin e dytë të Conference League, si fituese e Kupës së Shqipërisë. Natyrisht që Vllaznia ka edhe largime, por emrat që klubi ka prezantuar gjatë ditëve të fundit janë cilësorë dhe mund ta bëjnë diferencën, prandaj Vllaznia ka pritshmëri të larta.
Juriç firmos për Vllazninë
Fundjavën që lamë pas klubi i Vllaznisë bëri një tjetër goditje në treg, duke afruar një lojtar kroat, një prurje që mund të ndikojë pozitivisht për ambiciet e skuadrës në Conference League. Kështu, Vllaznia ka prezantuar marrëveshjen me Marko Juriç, lojtarin kroat që vjen nga radhët e skuadrës boshnjake së Shiroki Brijeg ndërsa ka firmosur një kontratë njëvjeçare me të drejtë rinovimi edhe për një tjetër vit. 27-vjeçari do të vendoset menjëherë në dispozicion të trajnerit Mirel Josa ndërsa është një alternativë e vyer për ndeshjet e Conference League me shkodranët që shorti i vendosi përballë ekipit rumun të Universitatea Kraiova. Vlen të theksohet se palët e njohin njëra tjetrën pasi Juriç ka qenë në fushë teksa Vllaznia dhe Shiroki janë përballur në edicionin e kaluar të Conference League ku fitimtarë dolën kuqeblutë. Kështu, pasi humbën shërbimet e Mevlan Adilit, shkodranët kanë konfirmuar kështu zëvendësuesin e tij ndërsa në këtë repart është afruar edhe Dajan Shehi.
Raporti mes largimeve dhe afrimeve
Duke bërë një bilanc të afrimeve dhe largimeve nga kampi shkodran konstatohet se largimet si numër janë më shumë, por referuar cilësisë së emrave afrimet janë shumë më cilësore, janë goditje që me sa duket trajneri Mirel Josa ka kohë që i ka pikasur dhe klubi po u jep mundësinë lojtarëve dhe stafit. Nga largimet spikasin emrat e Ardit Krymit dhe Viktor Da Silvës si më të rëndësishmit, por të larguar konsiderohen edhe Dianje, Xhurxheviç, Mustedanagiç, Fangaj dhe mbrojtësi Mevlan Adili. Të afruar deri tani llogariten Loris Boshnjaku (mesfushor), Dajan Shehi (mbrojtës), Kaina Nunez (sulmues), Rejan Alivoda (mesfushor), Kristijan Vulaj (mesfushor) si dhe Marko Juriç (mbrojtës).
Më të lexuarat


Thirrjet me emrin e Vladimir Putin, UEFA merr masa drastike ndaj Fenerbahçes

Formacionet zyrtare Everton-Chelsea, Broja e nis nga pankina

Akuzohet për trafik droge e pastrim parash, përfundon në pranga ish-futbollisti i njohur (EMRI)

Levandovski prezantohet dhe sfidon rivalin Benzema: Barcelona e mund Realin e Madridit

Ilir Daja i vendosur ta çojë Ballkanin në fazën e grupeve të Conference League

Dyshohet se u përfshi në trukim ndeshjesh, Granit Xhaka nën hetim nga krimi anglez

Mblidhet Komiteti i FSHF-së, shtesë investimesh për stadiumet e Partizanit dhe të Kukësit

Armando Broja takim kokë më kokë me trajnerin Tuhel, rriten shanset e qëndrimit tek Çelsi

Katër vende të Amerikës së Jugut kandidate për të pritur Botërorin e vitit 2030

Elozhe për Asllanin nga “ish”-i i Sampdorias, Roma kërkon 20 mln euro për Kumbullën
