BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Klubet sportive drejt privatizimit, MASR kërkon shndërrimin e tyre në shoqëri aksionare brenda 12 muajsh

Klubet sportive drejt privatizimit, MASR kërkon shndërrimin e tyre

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka hartuar një projektligj për privatizimin e klubeve sportive të cilin ia ka përcjellë Kuvendit të Shqipërisë për miratim. Ky projektligj përcakton procedurën e shndërrimit të klubeve shtetërore që janë në varësi të ministrive, ose të autoriteteve vendore, në shoqëri aksionare. Madje ligji parashikon që ky transformim të bëhet brenda 12 muajve të ardhshëm, ku mbahet parasysh kriteri themelor që terreneve sportive dhe klubeve nuk do t’u ndryshojë destinacioni i tyre për të paktën 99 vjetët e ardhshëm. Në këtë mënyrë, hapet rruga për privatizimin e klubeve konform ligjit dhe “shpëtimin” e sportit nga ngërçi e tranzicioni i deritanishëm. “Të gjithë klubet sportive në pronësi të organeve të qeverisjes qendrore dhe njësive të vetëqeverisjes vendore, të cilët nuk janë të organizuar ende në formën e një shoqërie aksionare (sh.a.), brenda 12 (dymbëdhjetë) muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji duhet të shndërrohen në shoqëri aksionare (sh.a.) në përputhje me ligjin nr. 7926/1995 “Për transformimin e ndërmarrjeve shtetërore në shoqëri tregtare”, të ndryshuar”, shkruhet në projektligj. Më pas përcaktohet institucioni që do ta mundësojnë një transformim të tillë, si për organet e qeverisjes qendrore, ashtu dhe ato të qeverisjes lokale. “Organi shtetëror që ka në përgjegjësi administrimi ose në pronësi klubin sportiv dhe/ose që ka në pronësi pronat, asetet, titujt, markat tregtare dhe emrin e mirë të klubit sportiv, vendos si kontribut në natyrë në kapitalin themeltar të shoqërisë aksionare që do të krijohet, të gjithë pronat dhe asetet e klubit sportiv. Vlera e këtyre pasurive do të llogaritet në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi dhe vendimi merret nga ministria përgjegjëse për ekonominë, ose organi që ushtron të drejtat e pronarit në klubin sportiv në njësitë e vetëqeverisjes vendore”, citohet më tej në projektligjin për privatizimin e klubeve sportive. Një tjetër pikë e rëndësishme e ligjit ka të bëjë me kalimin e aksioneve nga shteti te shoqëritë aksionare. Dhe këtë e sqaron ligji në pikën 4 të nenit 2 të tij.

Forma dhe formula e privatizimit

Duke iu referuar projektligjit të hartuar nga MASR, konstatohet se pjesa dërrmuese në përqindje e aksioneve të kapitalit do t’u ofrohet subjekteve të interesuara që kanë garanci financiare. Kalimi do të bëhet nëpërmjet shitjes me procedurë konkurruese. “Nga 51 për qind deri në 100 për qind të aksioneve të kapitalit u ofrohen subjekteve të interesuar, të cilët mund të jenë shoqëri apo bashkim shoqërish, që zotërojnë garanci të nevojshme financiare. Sasia e aksioneve që privatizohet përcaktohet me vendim të organit shtetëror që ka në pronësi klubin sportiv apo të njësisë së vetëqeverisjes vendore që ka në pronësi klubin sportiv. Subjekti që ka financuar ndër vite klubin sportiv dhe rezulton fitues në procedurën e privatizimit, përfiton zbritje nga çmimi final i privatizimit në masën e financimeve që nuk u janë njohur si shpenzime të zbritshme për efekt të tatimeve të paguara, sipas kritereve me vendim të Këshillit të Ministrave”, shkruhet në nenin 3 të ligjit. Ndërkohë, neni 4 është dhe ai më i rëndësishmi, pasi në ligj parashikohet qartë se klubeve nuk u ndryshon destinacioni, pra kushdo qoftë blerësi nuk e ndryshon dot destinacionin sportiv të klubit. “Destinacioni i objekteve sportive, në kuptim të ligjit nr. 79/2017, datë 27.04.2017 “Për sportin”, të cilat janë në pronësi të klubeve sportive, nuk mund të ndryshohet pavarësisht privatizimit, për të paktën 99 vjet. Kontrata për shitjen e aksioneve duhet të përmbajë: a) detyrimin që subjekti i interesuar të mos ndryshojë destinacionin e objekteve sportive; b) detyrimin e palëve për të regjistruar në regjistrat e zyrës vendore të pasurive të paluajtshme këtë kufizim të së drejtës së pronësisë; c) parashikimin së në rast tjetërsimi të objektit sportiv, pronari i ri mbart të njëjtin kufizim të së drejtës së pronësisë. Në rastin kur subjekti i interesuar do të shembë dhe do të rindërtojë nga fillimi një objekt sportiv në pronësi të klubit sportiv të privatizuar, sërish nuk ndryshon destinacioni i objektit. Destinacioni i objekteve sportive të cilat janë në pronësi të klubeve sportive, nuk mund të ndryshohet as në rast falimenti”, shkruhet në projektligjin për privatizimin e klubeve sportive.

Adriatik BALLA