BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

Përfundon numërimi i votave, kush janë 6 gratë e zgjedhura anëtare të Kryesisë së PD-së

Përfundon numërimi i votave, kush janë 6 gratë e zgjedhura
x
BREAKING NEWS

Përfundon numërimi i votave për anëtarët e Kryesisë së PD-së, cili është kandidati më i votuar (Emri)

Përfundon numërimi i votave për anëtarët e
x
BREAKING NEWS

Tragjedia në Fushë Arrëz/ Zbardhen detaje të reja, si humbën jetën nëna me dy vajzat

Tragjedia në Fushë Arrëz/ Zbardhen detaje të reja, si
x
BREAKING NEWS

Ngjarja e rëndë/ Bien në kontakt me energjinë elektrike, vdes nëna me dy vajzat (Emrat)

Ngjarja e rëndë/ Bien në kontakt me energjinë elektrike,
x
BREAKING NEWS

Tragjedi në Fushë Arrëz/ Bie në kontakt me energjinë elektrike, vdes nëna me dy vajzat

Tragjedi në Fushë Arrëz/ Bie në kontakt me energjinë
x
BREAKING NEWS

Ndarja nga jeta e ish-Presidentit Nishani, Ambasada amerikane shpreh ngushëllimet: Kontributi i tij për PD, zhvillimin e Shqipërisë dhe marrëdhëniet SHBA-Shqipëri do të mbahen mend

Ndarja nga jeta e ish-Presidentit Nishani, Ambasada amerikane shpreh
x
BREAKING NEWS

Publikohen pamjet/ U bllokua për 12 orë në humnerë, ja momenti kur KFOR-i dhe ekipi RENEA-s shpëtojnë oficerin (Video)

Publikohen pamjet/ U bllokua për 12 orë në humnerë, ja
x

Sport

Klubi Partizani, histori suksesi si investim privat, ping-pongu i dikastereve mban peng ndërtimin e dy fushave

Klubi Partizani, histori suksesi si investim privat, ping-pongu i dikastereve

Kompleksi i ri i Partizanit është padyshim një histori suksesi. Por për të ardhur deri këtu u desh shumë mund e djersë, shumë para të investuara dhe shumë vullnet. Natyrisht, meritat i ka presidenti i skuadrës, Gazment Demi, që brenda pak vitesh i jep Partizanit një fole të re, një kompleks tërësisht privat, i pari në Shqipëri i këtij lloji. I ndodhur në një ambient të shkëlqyer në lindje të Tiranës, larg zhurmës e larg smokut, pranë Dajtit hijerëndë, në territorin e një ish-reparti ushtarak, kompleksi i ri i Partizanit mund të quhet një mrekulli e infrastrukturës sportive në kryeqytet dhe praktikisht nga 1 maji i këtij viti edhe funksional. Natyrisht ka ende punë për t’u bërë që të jetë i gjithi funksional, por këto janë vogëlsira me atë çfarë është bërë. Ka marrë formë tashmë krejtësisht hoteli dhe mbeten vetëm disa punë të brendshme të karakterit “shtrim pllakash” etj. Është ndërtuar stadiumi me 4 mijë vende dhe madje është vënë në funksion edhe fusha e futbollit, në të cilën stërviten nga ekipi i parë e deri tek ekipet e moshave. Që të jetë krejtësisht funksional impiantit duhet t’i vihen stolat, të realizohet ndriçimi dhe disa parametra që kanë të bëjnë me sistemin e vëzhgimit (kamerat etj). Për momentin është në funksion vetëm një fushë nga 3 të tilla që ka në projekt kompleksi. Shkaku që nuk janë gati fushat e tjera lidhet me burokracitë e dikastereve tona.

Dy kapanone të braktisura dhe jashtë funksionit bëhen pengesë për kompleksin

Dy ndërtesa, objekte të vjetra të ish-repartit ushtarak, kapanone, krejtësisht jashtë funksionit, janë ende në këmbë dhe nuk mund të prishen pa një vendim të lëshuar nga ministria e linjës. Pra duhet edhe për këtë një vullnet institucional, një letër me firmë e me vulë, që t’i kthejë Partizanit lirshmërinë e kompletimit të kompleksit të tij sportiv, pra t’i jepet e drejta të ketë hapësirën e dëshiruar sipas projektit e lejeve përkatëse që të ndërtojë fushat e futbollit. Këto fusha do të jenë për klubin e të klubit, por në thelb ato duhen për rininë, e cila do të stërvitet, do të lidhet me sportin dhe do të qëndrojë larg veseve të kohës. Pikërisht këtë duket se nuk kanë kuptuar institucionet, si Ministria e Mbrojtjes apo të tjera, që po bëhen pengesë për përmbushjen në kohë të punimeve për kompletimin e kompleksit sportiv të klubit Partizani. Interesimit të gazetës “SOT” për ngërçin e krijuar në përmbylljen e punimeve, zyrtarë të klubit iu përgjigjën se janë pikërisht dy godinat që bëhen pengesë për ndërtimin e fushave. Siç dallohet dhe nga fotot, godinat në fjalë janë në gjendje të mjeruar, të pabanueshme, jo funksionale dhe pa asnjë rëndësi. 30 e kusur vite më parë ato kanë qenë kapanone ushtarësh, por sot jo vetëm ushtarë që nuk ka, por as reparti nuk është më, kështu që ministria në fjalë, me burokracitë e saj, bëhet pa dashje një pengesë për kompletimin e kompleksit sportiv të Partizanit, leja e të cilit për këtë projekt ka kaluar në të gjitha zyrat e institucioneve sikurse e parashikon ligji.

Klubi Partizani, histori suksesi si investim privat, ping-pongu i dikastereve

Një orë me skuadrën dhe fusha që largon stresin e pagesave të pakuptimta

E mërkurë, 4 maj 2022. Ishte ora 11:00 e paradites, kur ekipi i Partizanit mbërriti për stërvitje në kompleksin e ri. Trajneri Dritan Mehmeti dhe lojtarët u vunë menjëherë në punë. Vrapime të lehta, kryesisht ushtrime fizike pas një dite të ngjeshur e me tension në Kukës, ku Partizani mundi të martën në “Kukës Arena” skuadrën verilindore me shifrat 2-1, duke i marrë përfundimisht vendin e tretë në renditje, një pozicion që Partizanit i del për detyrë ta ruajë deri në fund, në mënyrë që të sigurojë pjesëmarrjen në Conference League. Atmosfera në ekip është entuziaste dhe morali i djemve shumë i lartë. Stërvitja në kompleksin e ri shkon sipas parashikimeve dhe klubi ndihet mirë, pasi Partizani nuk duhet më të stresohet për udhëtime nga një vend në një tjetër, që të gjejë ambient stërvitor. Nuk do të paguajë ekstra dhe nuk do të sorollatet. Ai ka tani shtëpinë e tij, pra ka fushën e tij stërvitore e pak më vonë në këtë fushë do të presë ndeshjet e veta zyrtare.

Klubi Partizani, histori suksesi si investim privat, ping-pongu i dikastereve

Stadiumi drejt fundit, duhen vendosur vetëm stolat

Një nga ndërtesat më interesante dhe më të mëdhatë e kompleksit është padyshim stadiumi. Impianti është projektuar me 4 mijë vende dhe do të jetë funksional që nga sezoni i ri. Pritet të vijnë stolat nga FSHF dhe të instalohen, ndërkohë që pjesa tjetër e punimeve thuajse ka mbaruar. Dhomat e zhveshjes janë gati e të kompletuara. Janë bërë në to të gjitha punimet hidraulike dhe elektrike të nevojshme. Drenazhimi i fushës është bërë me kohë, madje fusha është certifikuar për të pritur edhe ndeshje të moshave deri në U-21. Më tej fusha dhe stadiumi përkatës do të presin edhe ndeshjet e Superligës dhe besohet se Partizani do ta përmbushë me sukses çdo standard të impiantit për të pritur ndeshje ndërkombëtare, të paktën ato parakualifikuese. Fusha është me bar artificial, kështu që ajo u jep mundësinë ekipeve sipas një kalendari të përcaktuar të stërviten gjatë gjithë ditës.

Ndihmesa e FSHF-së vjen si bazë materiale

Federata Shqiptare e Futbollit ka dhënë një ndihmë të sajën për kompleksin e ri të Partizanit. Ashtu sikurse është bërë e ditur tashmë edhe në media, FSHF ka sjellë portat, stolat dhe do të bëjë edhe ndriçimin e fushës. Edhe tapeti i fushës është ndihmë e FSHF-së. Ndoshta nuk duket ndonjë investim shumë i madh nga federata, por gjesti vlen më shumë kështu që bashkëpunimi mund të rritet në vazhdim sipas nevojave që mund të lindin.

Klubi Partizani, histori suksesi si investim privat, ping-pongu i dikastereve

Hoteli është ndërtuar, por bëhet gati në shtator

Në kuadër të kompleksit të ri është menduar në detaje për çdo gjë i duhet Partizanit. Skuadra e parë dhe ekipet e moshave do të akomodohen brenda kompleksit. Për këtë qëllim është ngritur hoteli, i cili mendohet të bëhet gati plotësisht në shtator, pra në prag të sezonit të ri. Nga ai moment skuadra jo vetëm do të stërvitet, por edhe do të pushojë e rehatohet në shtëpinë e saj. Brenda hotelit është planifikuar një sallë force, e cila do të kompletohet në javët në vazhdim. Ajo do t’u shërbejë lojtarëve të të gjitha moshave. Hoteli në vetvete do të ketë 43 dhoma, mjaftueshëm për personelin sportiv të Partizanit. Ambiente të tjera shtesë dhe bazë materiale në shërbim të ekipit do të instalohen aty hap pas hapi.