Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kohë rinovimesh në pankina, Starova mbetet në krye të Laçit, Shkëmbi në “timonin” e Teutës

Postuar: 23/07/2019 - 07:22

Partizani është ende në garë në kompeticionet e UEFA-s, pasi formula e garës në Champions lejon që edhe pas eliminimit në fazën kualifikuese mund të kalosh në Europa League ku të jepet një mundësi. Dhe kjo mundësi Partizanit i erdhi pas eliminimit në Champions nga Karabagu. Tani do të përballet me Sherif Tiraspolin në turin e dytë eliminator të UEFA Europa League. Kurse tri skuadrat e tjera shqiptare, Kukësi, Laçi dhe Teuta, u eliminuan që në raundin e parë kualifikues. Ndërsa problemet financiare me klubet e tjera në Superiore vijojnë, të paktën dy klube ia dolën që të ruajnë staturën e tyre të një grupi të konsoliduar, por edhe një stafi të stabilizuar, e në këtë radhë janë vetëm dy skuadra, Teuta dhe Laçi, të cilat pranuan të vijojnë edhe në sezonin e ri me teknikët e mëparshëm. Në Durrës Bledi Shkëmbi do të vijojë të jetë trajner i Teutës, kurse në Kurbin, Sulejman Starova ka marrë “ok”-ejin që të qëndrojë në krye të Laçit edhe më tej. Në fakt, Laçi arriti të bënte një paraqitje mjaft të mirë në Ligën e Europës, duke barazuar 1-1 në ndeshjen e parë ndaj Hapoel Ber Shevës dhe më pas, duke u mundur 1-0 në Izrael nga e njëjta skuadër. Ajo që ishte pozitive në këto dy takime, ishte niveli i lojës së Laçit, duke u paraqitur si i barabartë ndaj një ekipi që vlen rreth 60 milionë euro. Natyrisht, meritë për ndeshjet e mira ka edhe trajneri Sulejman Starova, i cili duket se po e kthen në Laçin në skuadrën e viteve të fundit që pëson pak, por rrezikon shumë edhe kundërshtarin. Kjo ka bërë që drejtuesit t’i japin besim trajnerit Starova dhe referuar portalit “VipSport.al”, “Bobi” do të jetë trajner i kurbinasve edhe për sezonin e ardhshëm. Natyrisht, e ardhmja e tij do të varet edhe nga ndeshjet e kampionatit megjithatë, me rëndësi për të është fakti se klubi do t’i besojë edhe pas eliminimit nga Europa dhe si gjithmonë në vitet e fundit, objektiv do të ketë, kualifikimin për në Kupat e Europës. Pra një situatë pozitive për kurbinasit dhe durrsakët, të cilët kanë premisa ta ruajnë grupin, ta përforcojnë atë dhe të jenë në lartësinë e kërkuar si pretendentë për trofe dhe pjesëmarrës në kompetici9onet6 europiane edhe në sezonin tjetër.

Shtohen pretendimet në Europë

Prezantimi i Laçit në Europa League në duelin e dyfishtë me Hapoel Beer Sheva la një shije të mirë jo vetëm te drejtuesit e klubit, por edhe te të gjithë ata që ndoqën sfidat e bardhezinjve. Kurbinasit treguan kompaktësi në lojë dhe ndoshta me më shumë fat mund të shkaktonin surprizën e madhe. Të eliminuar nga një gol i vetëm, Laçi ka fituar besim në këtë prag sezoni, aq sa, pa frikë, edicionin e ri e nis me pretendime të mëdha. Sigurisht që titulli është diçka e madhe për bardhezinjtë, teksa edhe sezonin e kaluar provuan ta përmendin fjalën titull, duke rrëshqitur më pas në klasifikim. Megjithatë, duke parë situatën në të cilën gjenden klubet e tjera të Superiores, por mbi të gjitha me besimin e fituar te forcat e veta, formacioni i drejtuar nga Sulejman Starova zbret sezonin e ri si një skuadër për t’u mundur. Solid në mbrojtje dhe vrasës në sulm, edhe pse në repartin e avancuar drejtuesit e klubit nuk po gjejnë ende njeriun e duhur, çka i mungon skuadrës që nga largimi i Rexhinaldos. Përveç moshës së re dhe cilësisë që disponon kjo skuadër, ka avantazhin se mund të paraqitet në fushë si një kameleon, e aftë të ndryshojë në varësi të situatës dhe kundërshtarit që ka përballë. Me tre apo katër në mbrojtje, nuk është aspak problem, pasi këta djem kanë dëshirën e madhe për të sakrifikuar dhe treguar në fushën e lojës që mbi çdo gjë vlen skuadra. Laçi i sezonit të ri do të jetë ndryshe, pasi nuk lakmohet vetëm pjesëmarrja në Ligën e Europës, por edhe një nga dy trofetë e rëndësishëm, që janë kampionati dhe kupa.

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 08/12/2019 - 08:06

“Djajtë e kuq” fituan 2-1 përballë skuadrës së Pep Guardiolës, duke fituar kështu derbin e qytetit me “Sitiziens”, një fitore morali për Solskjaer

Postuar: 08/12/2019 - 08:03

Superiorja u rikthye dje në fushë, madje me rezultate surprizë dhe që u pasua me një ngjeshje ako

Postuar: 08/12/2019 - 08:00

Atletika po kalon orë të vështira, pasi në kryeqytet nuk kemi ende një pistë me tartan dhe të sta

Postuar: 07/12/2019 - 23:36

Lazio ka arritur të mposhtë me përmbysje skuadrën e Juventusit.

Postuar: 07/12/2019 - 17:13

Totenhemi është duke luajtur ndaj Bërnleit në shtëpi e vlefshme për xhiron e 16-të në Premier Lig

Postuar: 07/12/2019 - 07:22

Trajneri i Juventusit Mauricio Sarri, në një dalje për mediat ditën e djeshme tha për gazetarët s

Postuar: 07/12/2019 - 07:20

Partizani do të luajë këtë javë në Ballsh, përballë Bylisit, duke pasur objektiv trepikëshin që d