BREAKING NEWS

SKANDALI në Qatar/ FIFA nis hetimet ndaj kombëtares serbe, vjen reagimi i ministrit të Jashtëm: Hipokrizi, Kosova pjesë e Serbisë!

SKANDALI në Qatar/ FIFA nis hetimet ndaj kombëtares serbe, vjen
x
BREAKING NEWS

Mbledhja e dy parlamenteve/ Vasili shpjegon pse braktisi seancën e përbashkët: Vëllezërit nga Kosova kanë paguar oligarkët për të ardhur në tokën amë! Ballkani Hapur tradhtia më e madhe

Mbledhja e dy parlamenteve/ Vasili shpjegon pse braktisi seancën e
x
BREAKING NEWS

“Protesta do mbahet para Kryeministrisë”, Berisha i bën thirrjen e fortë Bashkisë dhe e paralajmëron

“Protesta do mbahet para Kryeministrisë”, Berisha i bën
x
BREAKING NEWS

Presidenti Begaj merr vendimin, i jep nënshtetësinë shqiptare këngëtares Dua Lipa

Presidenti Begaj merr vendimin, i jep nënshtetësinë shqiptare
x
BREAKING NEWS

“Bojkotoi” seancën e përbashkët plenare, Berisha zbulon arsyen pse u largua nga parlamenti

“Bojkotoi” seancën e përbashkët plenare, Berisha
x
BREAKING NEWS

Rama merr fjalën në Kuvendin historik Shqipëri-Kosovë, deputetët e PD-së marrin vendimin e papritur! Çfarë ndodhi?

Rama merr fjalën në Kuvendin historik Shqipëri-Kosovë,
x
BREAKING NEWS

“Duhet të jemi më shpesh bashkë!”, mesazhi Albin Kurti ‘thumbon’ Ramën në 110-vjetorin e pavarësisë: Të përfshihemi në çështjet e njëri-tjetrit, por jo për të penguar

“Duhet të jemi më shpesh bashkë!”, mesazhi Albin
x
BREAKING NEWS

Mbledhja e përbashkët të dy kuvendeve, Mediu ngre alarmin dhe bën thirrjen e fortë: Serbia po blen armatime, të ndalojmë menjëherë influencën ruse dhe kineze

Mbledhja e përbashkët të dy kuvendeve, Mediu ngre alarmin dhe
x

Sport

KOKSH kërcënon Tiranën dhe Teutën, apel të kthehen në Ligën Unike

KOKSH kërcënon Tiranën dhe Teutën, apel të kthehen

Liga Unike në basketboll është aktiviteti përbashkues i sportit midis Shqipërisë dhe Kosovës, ku formati i garës ka parashikuar pjesëmarrjen e 8 skuadrave, katër nga Shqipëria e katër nga Kosova që rivalizojnë me sistem vajtje-ardhje në një kampionat sezonal. Në fillim pati shumë bujë për këtë dhe kosovarët e vlerësuan shumë, edhe tanët në Tiranë, pasi ky aktivitet bëhet me reklamimin dhe sportin direkt të kryeministrit Edi Rama, i cili e ka promovuar më së një herë. Por në prag të sezonit të ri shfaqen probleme, ku disa klube të Superligës tonë tërhiqen. Duket se arsyet janë financiare, por dje për klubet që kanë refuzuar të luajnë ka ardhur kërcënimi nga KOKSH-i, i cii u kujton që financohen nga paratë e shtetit. Tërheqja e klubeve të Teutës dhe Tiranës nga Liga Unike në basketboll për meshkuj, ka sjellë edhe pezullimin e përkohshëm të aktivitetit të këtij edicioni. Kampionati i ideuar si bashkëpunim mes Kosovës dhe Shqipërisë, ka vazhduar për femra por jo për meshkuj. Për këtë ngjarje sot ka reaguar edhe KOKSH, nëpërmjet një deklarate të presidentit Fidel Ylli i cili ka dënuar vendimin në fjalë të dy klubeve, duke u kujtuar se kjo Ligë Unike ishte krijuar me insistimin e fortë të të dy shteteve, teksa ato financoheshin pikërisht nga buxheti i shtetit shqiptar. “Në një kohë kur qeveria Rama po mbështet fuqishëm zhvillimin e sportit të volejbollit dhe basketbollit, dy klube që financohen tërësisht nga buxheti i shtetit, vendosin të largohen në mënyrë të njëanshme nga veprimtari zyrtare ndërkombëtare”, shkruhej ndër të tjera në komunikatën e Fidel Yllit si paralajmërim për Teutën dhe Tiranën. “Si president i KOKSH, i bëj apel të dy klubeve dhe bashkive përkatëse të rishikojnë me qetësi vendimet e tyre dhe problemet e brendshme t’i zgjidhin në mënyrë institucionale dhe jo me pasoja për të tjerët”, shkruhet në këtë komunikatë.