BREAKING NEWS

Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin Patric HO që i hapi ekspozitë dhe pazaret Duçka-McGonigal me biznesmenin e goditur nga SHBA

Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin
x
BREAKING NEWS

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për tradhtinë ndaj Kosovës dhe lojërat me serbët, lëvizja kundër Albin Kurtit e dyshimtë, kërkojnë mbështetje për kryeministrin kosovar

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për
x
BREAKING NEWS

Ja prapaskenat që po luan Edi Rama me qarqet serbe për të futur KFOR në Veri të Kosovës dhe për të nxjerrë jashtë loje shtetin kosovar, skenar për ndërrimin e territoreve

Ja prapaskenat që po luan Edi Rama me qarqet serbe për të futur
x
BREAKING NEWS

Një dëshmitar i ri mund të zbarkojë në SPAK për të fundosur Shkëlzenin, ja informacionet “përvëluese”  që ka për djalin e Berishës që e implikojnë në aferën e “Gërdecit”, nga takimi në zyrë me një mafioz, tek gabimi i madh që i kushtoi jetën Kosta Treb...

Një dëshmitar i ri mund të zbarkojë në SPAK për
x
BREAKING NEWS

“Bomba” e Spartak Brahos: SPAK do fundosë një tjetër ministër, ja pse Sali Berisha sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe kush është politikani që pritet të zëvendësojë Edi Ramën në krye të PS

“Bomba” e Spartak Brahos: SPAK do fundosë një tjetër
x
BREAKING NEWS

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që
x
BREAKING NEWS

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më
x
BREAKING NEWS

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King
x

Sport

Kolela jep dorëheqjen dhe largohet nga Partizani, klubi në kërkim të teknikut të ri

Kolela jep dorëheqjen dhe largohet nga Partizani, klubi në kërkim

Partizani mbylli bashkëpunimin dje me trajnerin italian Xhiovani Kolela, për t’i hapur rrugë afrimit të ri në pankinë, një trajneri që pritet të marrë timonin e skuadrës në Champions League. Nuk ishte një lëvizje e papritur, pasi largimi i Kolelës ishte përfolur që më parë, por mënyra e largimit, “me dorëheqje”, nënkupton se diçka nuk shkon me stafin italian. Në fakt, nga mesazhi i Partizanit si njoftim i klubit bëhet fjalë për një ndarje me mirëkuptim, por mundet që palët të mos kenë rënë dakord paraprakisht për vijimin e termave të kontratës. Mbetet të shihet kush do të emërohet trajner i ri.

Dorëheqja e Kolelës dhe reagimi i Partizanit

Xhiovani Kolela nuk është më trajneri i Partizanit. Italiani mori drejtimin e “Demave” gjatë gushtit të verës së kaluar dhe udhëhoqi skuadrën drejt fitimit të titullit kampion. I 17-ti në historinë e klubit kryeqytetas. Por, 56-vjeçari ka dhënë dorëheqjen dhe drejtuesit e Partizanit kanë nisur nga puna për të gjetur zëvendësuesin e tij. 42 ndeshje regjistroi Kolela si trajneri i Partizanit. “Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin Xhiovani Kolela, i cili sot i ka prezantuar dorëheqjen e parevokueshme presidentit Demi. Trajneri largohet nga Partizani pas një viti të suksesshëm ku arriti së bashku me skuadrën objektivin madhor, titullin kampion. Falënderojmë për kontributin “mister” Kolelën, që largohet nga Shqipëria si trajneri kampion, dhe i bëjmë me dije se dera e Partizanit do mbetet e hapur për bashkëpunime të tjera në të ardhmen. GRAZIE MISTER Ti mbetesh njëri prej nesh… P.M.T.P“, lexohet në komunikatën zyrtare të kampionëve të Shqipërisë.

Pas ndryshimit të trajnerit, Vllaznia gjen edhe pasuesin e Latifit

Nuk ëhstë vetëm partizani që ka bërë ndryshime në staf menjëherë pas përfudimit të sezonit. Vllaznia, Bylisi, Kastrioti, Laçi, Teuta e ndonjë tjetër menjëherë kanë ndryshuar stafet. Klubi i Vllaznisë ka nisur menjëherë punën për ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri. Duke parashikuar largime të rëndësishme thuajse në çdo repart, drejtuesit kuqeblu po kërkojnë të përforcohen me emra cilësorë. Dhe një prej tyre është 25-vjeçari Darko Dodev. Sulmuesi i krahut nga Maqedonia e Veriut mësohet se ka gjetur akordin me klubin kuqeblu dhe pritet të zyrtarizohet shumë shpejt. Dodev ka qenë pjesë e Bregalnicës së Shtipit në tri sezonet e fundit në elitën e futbollit maqedonas, teksa ka dhuruar paraqitje shumë të mira me fanellën e këtij ekipi. Me përfundimin e kontratës, sulmuesi ishte i lirë të zgjidhte një klub tjetër dhe sipas mediave në shtetin fqinj, ka qenë në bisedime edhe me Shkëndijën e Tetovës dhe Shkupin. Te Vllaznia ai pritet të luajë nga minuta e parë në pozicionin e Liridon Latifit, i cili do të largohet, pasi nuk ka arritur marrëveshje me klubin për rinovim. Dodev pritet të mbërrijë në Shkodër në orët e ardhshme, për të firmosur dhe prezantuar zyrtarisht nga klubi. Ky është afrimi i dytë i Vllaznisë, pasi më parë ka arritur marrëveshjen edhe me Ildi Grudën, i cili vjen pas katër sezoneve me fanellën e Teutës. Ndërkohë, drejtuesit po punojnë për të forcuar edhe repartin e mbrojtjes, atje ku së fundmi ka dalë në skenë edhe emri i mbrojtësit serb, Millosh Stojanoviç, i cili ka qenë pjesë e Kastriotit në sezonin e fundit.