BREAKING NEWS

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me
x
BREAKING NEWS

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën,
x
BREAKING NEWS

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për
x
BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x

Sport

Koliçi i pamëshirshëm për Tiranën, paralajmëron fitoren e Flamurtarit në kryeqytet

Koliçi i pamëshirshëm për Tiranën, paralajmëron

Kategoria Superiore ka hyrë në një fazë interesante të saj, ku ekipet po përpiqen të bëjnë maksimumin e tyre dhe të sigurojnë sa më shumë pikë që i mban në objektivat e tyre sezonale. Natyrisht, në këtë valle pretendentësh është dhe Flamurtari i Vlorës, megjithëse kuqezinjtë ndodhen në vendin e gjashtë me 28 pikë. Vlonjatët janë 8 pikë prapa në renditje krahasuar me Partizanin kryesues, por në një kampionat si yni, me katër faza dhe shumë duele direkte, gjithçka është e mundur dhe kjo diferencë nuk është asgjë për ekipet që kanë synim titullin kampion.

Sigurisht, Flamurtari do të tentojë të fitojë me patjetër ndeshjen e tij, duke shpresuar që rivalët që janë para në tabelë të ndalen dhe në këtë mënyrë të ngushtojnë dhe më tej diferencën me të kuqtë kryeqytetas që janë të vetëm në krye me 36 pikë. Ndeshja e radhës për Flamurtarin do të jetë ajo ndaj Tiranës, një takim që luhet në kryeqytet dhe ku vlonjatët do ta kenë të vështirë të arrijnë maksimumin përballë një skuadre që vjen pas një dështimi të rëndë përballë Laçit dhe do të shpërthejë për të vendosur në vend dinjitetin e nëpërkëmbur. Por është fakt që Tirana është në krizë dhe vlonjatët e kanë kuptuar këtë, prandaj edhe duan të shfrytëzojnë situatën në favor të tyre. Në prag të këtij takimi ka folur portieri Enea Koliçi, i cili beson se Flamurtari do të mbyllë në mënyrën e duhur vitin, duke marrë fitoren e radhës me Tiranën në transfertë. Portieri kuqezi u referohet dy fitoreve të fundit, për të treguar se është fituar besimi për të ruajtur vazhdimësinë e rezultateve.

“Këto dy fitore kanë qenë shumë të rëndësishme, kemi edhe një takim me Tiranën dhe shpresojmë ta mbyllim me fitore këtë vit. Kur ekipi fiton krijohet besimi dhe çdo gjë shkon mirë, shpresojnë të ruajmë këtë ecuri”, u shpreh Koliçi, i bindur se skuadra vlonjate e ka forcën e duhur për të marrë më të mirën e saj. Ish-portieri i Kukësit nuk shqetësohet nga fakti që ekipi shënon pak, për aq kohë sa nuk pëson gol. Prandaj ai beson se skuadra është në rregull sa kohë e fiton ndeshjen, qoftë dhe me një gol diferencë. Prandaj Koliçi beson se edhe ndaj Tiranës duhet të ruhet ky ritëm i fitoreve të fundit, në mënyrë që kuqezinjtë të rikthehen si pretendentë në Superiore.

“Kur ekipi nuk pëson dhe fiton gjithçka është në rregull, pak rëndësi ka rezultati. Përballë është Tirana dhe një trajner që e njeh në detaje organikën e Flamurtarit. Mema ka qenë pjesë e Flamurtarit dhe pak a shumë e di sesi funksionon klubi ynë. Ashtu sikurse në ndeshjen e parë besoj se do të dalim me kokën lart. Nuk na intereson situata që kalon kundërshtari, për ne kanë rëndësi pikët”, shtoi Koliçi. Nën drejtimin e trajnerit Ilir Daja Flamurtari po përpiqet të shfaqet si skuadër nga më cilësoret, por është fakt që në Vlroë gjërat nuk kanë shkuar mirë sa duhet dhe ekipi nuk ka marrë maksimumin e vet në ndeshjet e zhvilluara deri më tani. Kështu, Flamurtari është skuadra e dytë pas Partizanit që ka siguruar më shumë pikë në shtëpi, plot 20 pikë nga 22 që ka fituar Partizani, por bilanci i skuadrës vlonjate në ndeshjet jashtë fushe është mjaft i dobët, vetëm nëntë pikë, gjë që tregon se Flamurtari i fiton me lehtësi duelet brenda në fushën e tij, por nuk arrin të fitojë në transferta dhe kjo sjell pështjellim, një disbalancë që ka efekte negative dhe mbi të gjitha kjo tregon mungesë qëndrueshmërie dhe mungesë ekuilibrash për skuadrën e trajnerit Ilir Daja. Sidoqoftë, dy fitoret e fundit e kanë afruar ndjeshëm Flamurtarin me kryesuesit dhe një duel direkt si Tirana mund t’i japë një shans të pretendojë më shumë. Nëse kalon me sukses Tiranën, atëherë Flamurtari mund të shfaqet në këtë fund viti në top-4, diçka që mund ta afronte me objektivat madhorë. Në Vlorë besojnë se fitorja me bardheblutë në kryeqytet është e mundshme.

Adriatik BALLA